Fëmijët e komunitetit shqiptar në Montreal Kanada do të kenë mundësi ti rikthehen sërish mësimit të gjuhës shqipe. Shkolla Shqipe “Nënë Tereza” ka njoftuar se do të rihapet duke filluar nga dita e shtunë 19 Mars, në ambientet e Cégep André-Laurendeau.
Njoftimi i plotë
Përshëndetje të dashur bashkatdhetarë,
Së pari, duam të përfitojmë nga rasti t’ju urojmë Gëzuar ditën e mësuesëve!
Së dyti, sot është dita më e mirë për të dhënë një lajmërim shumë të rëndësishëm të cilin e prisnim me padurim që prej fillimit të pandemisë.
Shkolla Shqipe Nënë Tereza do te rihapet nga dita e shtunë 19 Mars, në ambientet e Cégep André-Laurendeau, deri në fund te muajit prill.
Ku: 1111 Rue Lapierre, LaSalle, QC H8N 2J4
Kur: Çdo të shtunë ora 10:00 deri ne 13:00
Si: Gjysma aktivitet ne klasë, dhe gjysma aktivitet fizik, gjithmonë SHQIP!
Tarifa: 5$/seancë për një fëmijë, e paguar për të gjithë simestrin.
Regjistrimet: 514 663 7527 (vetem SMS) ose [email protected]
*P.S. Prindërit të cilët kishin fëmijët të regjistruar përpara se Shkolla Shqipe të pezullonte aktivitetin do të kontaktohen personalisht për tu pyetur nëse dëshirojnë apo kanë mundësi ti regjistrojnë fëmijët përsëri.*
*P.P.S. Klasat dhe moshat e tyre do te vendosen sipas pjesëmarrjes.*
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.