8 Marsi i zonjave shqiptare të Selanikut është diplomat dhe i bukur!

E premte, 3 Maj, 2024

Me një feste ndryshe, me një mesazh ndryshe nga të gjitha herët e tjera, në Selanik u organizua një festë me nota BUKURIE Zanash Mali dhe Diplomacie të lartë urash dhe bashkimi. Marina Suljoti, një zonjë shqiptare nga Librazhdi, e njohur për shkëndijat e saj artistike dhe pasionin e saj ,duke i kthyer në profesion të nivelit të lartë, me mbarimin e studimeve në Selanik në fushën e estetikës, vendosi të organizojë një eveniment në kuadër të 8 Marsit ndryshe nga të tjerët. Ky 8 Mars dhe 300 zonjat që morën pjesë në ketë eveniment ,dhanë një mesazh më të fortë se çdo herë tjetër. 8 Marsi i zonjave shqiptare të Selanikut është i BUKUR dhe DIPLOMAT.

Zonjat shqiptare që përkujtuan 8 Marsin e të drejtave dhe barazisë gjinore, një zëri pohuan me prezencën e tyre, që janë akoma këtu, si diplomate pa protokoll, ndërmjet dy shteteve për më shumë se 30 vjet. Arritën të çajnë stereotipin e gruas emigrante dhe të integrohen plotësisht në shoqërinë greke. Fëmijët e tyre, vajzat me bukurinë hyjnore që parakaluan të veshura si nuse qëmoti, janë pjesë e pandarë e shoqërisë greke, por krenare për gjenezën, zakonet dhe traditat shqiptare. E si gërshetohen këto bashkë? Në një parade mijëra ngjyrash, kostumesh kombëtare nga trevat e Shqipërisë dhe Greqisë së Veriut, me protagonist mesazhin më te fuqishëm që është dhënë ndonjëherë në të tilla evenimente: “KULTURA,ZAKONET DHE TRADITAT NA BASHKOJNË”! Vajzat tona dhe fëmijët tanë veshën kostumet shqiptaro -greke, parakaluan përpara spektatorëve shqiptaro-grekë dhe njëkohësisht vulosën vazhdimësinë jo vetëm të traditës, por edhe të integrimit e vazhdimësisë. Çfarë politika e ndan, popujt dhe shumë më shumë gruaja shqiptare, dinë ta bashkojnë. Marina Suljoti, nën siglën e firmës së saj “By MariMari” si Makeup Art dhe ideatore e këtij evenimenti, në bashkëpunim me firmat shqiptare Joni, Klodiana, Afroditi si dhe dy firmat greke “Mimita” e “Isidora”, me mbështetjen e fotografes Elisavet Kosturi, si dhe prezencën e fortë të zonjave shqiptare, një ndër to aktivistja e fuqishme ,zonja Miranda Roci, e cila mundësoi prezencën e vajzave modele-rreze djelli, vetë modelet, fëmijë te brezit te dytë te integruar plotësisht ne shoqërinë greke, bënë të mundur realizimin me sukses të këtij evenimenti me plot mesazhe miqësie e bashkëpunimi. Një ndër veçantitë e këtij evenimenti ishte edhe mbështetja nga shoqata “Komuniteti Shqiptar i Selanikut” dhe nga kryetari i kësaj shoqate, Doktor Luan Zyka, i cili mundësoi dhurimin e një buqete të madhe trëndafilash, për pritjen e 300 zonjave pjesëmarrëse, duke dhënë nga ana e tij mesazhin kuptimplotë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit gjinor ,me respekt ,dashuri dhe mirëkuptim, me simbol dhurimin e një trendafili. Marina, zonjat, vajzat, fëmijët, zotërinjtë, të gjithë bashkë shtruan akoma edhe një ure miqësie gjinore dhe etnike, duke i mëshuar krenarisë kombëtare, si pjesë e pandarë e trashëgimisë kulturore europiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 