Një turmë qytetarësh të indinjuar, kryesisht vendas, u mblodhën jashtë prokurorisë në pritje të vrasësit 60 vjeçar grek të familjes shqiptare. Të dielën rreth orës 15:00 i shoqëruar nga forca të shumta policore Dh.V. ka arritur për të dëshmuar në prokurori. Me vështirësi është mbajtur larg turma e indinjuar e qytetarëve që thërrisnin “vrasës”, “monstër” ndërsa dëgjohej vazhdimisht pyetja “përse fëmijët?” “si munde të vrasësh fëmijët”? Sipas policisë greke, 60 vjeçari pohoi vrasjen me armë të çiftit Kloçi po nuk mbante mend çfarë ndodhi më pas dhe si veproi me dy fëmijët e mitur. Në fund të dëshmisë për krimin pranoi se “Nuk ka falje për këtë që bëra”. Procedura vijon të martën, 8 mars, kur do të paraqitet sërish në prokurori.
60 vjeçari grek vrau familjen shqiptare në Andravida për rreth 1000 euro borxh nga qiraja e shtëpisë, madje në të kaluarën u kishte bllokuar dhe ujin për t’u ushtruar presion. Bëhet fjalë për një person tepër të rrezikshëm, me precedencë penale, që në të kaluarën ka qëlluar me armë fqinjët grekë sepse… e bezdiste zëri i tyre, vriste kafshë me silenciatorë ndërsa pikëpyetje ngre dhe pasuria e madhe e pajustifikueshme nga të ardhurat, që ka bërë. Krimi makabër ka shokuar mbarë opinionin publik grek që po reagon tepër i indinjuar, ndërsa bashkëfshatarët shprehen të trishtuar për mungesën e reagimit në kohë, çfarë do parandalonte humbjen e familjes së re.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.