Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ka organizuar një takimi virtual përmes platformës online “Zoom”, nën drejtimin e kryetarit të KKAD-së, z. Vaxhid Sejdiu, organizimin e z. Mustafë Krasniqi dhe moderimin e znj. Mira Shehu. Në këtë takim morën pjesë: ministrja e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, znj. Evis Kushi; ministri për Diasporën i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Xhemail Çupi; zëvendësministri i Arsimit të Kosovës, z. Dukagjin Pupovci dhe drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa.
Në fjalën e saj përshëndetëse, znj. Hysa, duke e cilësuar QBD-në si urë komunikimi mes mësuesve dhe institucioneve, dhe duke uruar që kjo derë të mbetet hapur në mënyrë që mësuesit të kenë mundësi të adresojnë problemet e tyre në çdo kohë, theksoi se suksesi i punës së QBD-së ka qenë bashkëpunimi ndërinstitucional me ministritë e arsimit dhe të jashme të të dyja vendeve tona, e mbi të gjitha përkushtimi i vazhdueshëm ndaj mësimdhënies dhe ndaj të gjithë mësuesve në mërgatë.
Gjithashtu, në takim qenë pjesëmarrës e morën fjalën edhe mjaft veprimtarë e mësues të tjerë të gjuhës shqipe e kulturës shqiptare në Diasporë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ka organizuar një takimi virtual përmes platformës online “Zoom”, nën drejtimin e kryetarit të KKAD-së, z. Vaxhid Sejdiu, organizimin e z. Mustafë Krasniqi dhe moderimin e znj. Mira Shehu. Në këtë takim morën pjesë: ministrja e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, znj. Evis Kushi; ministri për Diasporën i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Xhemail Çupi; zëvendësministri i Arsimit të Kosovës, z. Dukagjin Pupovci dhe drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa.
Në fjalën e saj përshëndetëse, znj. Hysa, duke e cilësuar QBD-në si urë komunikimi mes mësuesve dhe institucioneve, dhe duke uruar që kjo derë të mbetet hapur në mënyrë që mësuesit të kenë mundësi të adresojnë problemet e tyre në çdo kohë, theksoi se suksesi i punës së QBD-së ka qenë bashkëpunimi ndërinstitucional me ministritë e arsimit dhe të jashme të të dyja vendeve tona, e mbi të gjitha përkushtimi i vazhdueshëm ndaj mësimdhënies dhe ndaj të gjithë mësuesve në mërgatë.
Gjithashtu, në takim qenë pjesëmarrës e morën fjalën edhe mjaft veprimtarë e mësues të tjerë të gjuhës shqipe e kulturës shqiptare në Diasporë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.