Në ambientet e COD në Kryeministri u çel sot ekspozita “Rrugëtimi i Abetares”.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se “në këtë 7 mars me ekspozitën “Rrugëtimi i Abetares” zgjodhëm të shprehim mirënjohjen për mësuesit tanë”.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u ndal tek angazhimi për të përgatitur Abetaren e përbashkët unike, që do të jetë gati në shtator për të gjithë vogëlushët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e kudo tjetër.
“Bashkë me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, ne po punojmë shumë intensivisht jo thjesht për të përgatitur një abetare të re, por për të përgatitur një abetare cilësore, që reflekton të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur, zhvillime arsimore, kulturore, shoqërore, teknologjike e digjitale”, tha Kushi.
Duke u ndalur te ekspozita e çelur sot, Kushi theksoi se “këtu ekspozohen të gjitha abetaret ndër vite”.
“E kuptuam gjatë punës se nuk është fjala thjesht për t’i njohur këto abetare, por është një rrugëtim i gjatë, i mbushur plot histori dhe sakrifica të atdhetarëve tanë.
Abetarja e parë e Naum Veqilharxhit ishte ajo që zgjoi vetëdijen kombëtare, që ndezi zjarrin e dëshirës për një Shqipëri të lirë e të pavarur. Më pas është meritë e të gjithë autorëve të tjerë në vite të cilët hartuan dhe botuan Abetare me metodat e tyre të lexim-shkrimit dhe hodhën bazat në mësimin e gjuhës shqipe”, tha ajo. /ATA/
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.