8 Marsi plot jetë i Silvanës së “Jetës” në Greqi

E premte, 17 Maj, 2024

Gjithmonë 8 marsi më bën të shkruaj një ese, urim, një artikull, një kritikë. Këtë herë dua të shkruaj për 8 Marsin e Silvanës, koreografes së grupit të organizatës “JETA” në Athinë. Kam shkruajtur edhe herë të tjera për të, por këtë herë dua të shkruaj për forcën e saj.

Forcën e vërtetë të gruas, që nuk i nënshtrohet fatit të vet, atë që i imponoi natyra. Silvana plot jetë e “Jetës”, ka vite që lufton me një sëmundje të natyrës nervore, sëmundje e cila në kushte të caktuara përveç dhimbjeve, jep edhe vështirësinë në lëvizje dhe mpirje deri në paralizë të gjymtyrëve. Silvana, kësaj sëmundjeje i shkel syrin dhe i tund gishtin me kërcënim. Ajo dhe vajzat e grupit të valleve, janë më të forta. Silvana Gjiosasi Shkurti, Zamira Pengu, Marsela Shehaj, Liljana Pengu Gjika, Keni Sopoti, Elsa Legisi, Luljeta Bazeli, Zyrka Shahini, Amantia Rrokaj, Andromaxi Rubie, Irma Sukni dhe Elisabeta Sukini, më kujtojnë gjithmonë atë zinxhirin shumëngjyrësh të ADN-së, ku një gen është ndryshe nga të tjerët. Por qëllon që të jetë edhe më i forti, dhe më i guximshmi përballë të ndryshmes që natyra i fali padrejtësisht. Dhe këtë herë ky zinxhir i “Jetës” plot jetë, vallëzoi gjithë hijeshi e nur, për të dhënë një mesazh të fortë në festën që zonjat e komunitetit shqiptar organizuan në Athinë. Çdo grua është hallkë e zinxhirit natyror të “Jetës”, hallkë kur e butë, e kur e hekurt. Silvana e butë në shpirt, e lehtë në hapat që sëmundja shume herë ia rëndon, është hallka me e fortë e këtij zinxhiri bukurie. Shkruan me hapat e saj kulturën dhe traditën shqiptare, bashkë me zonjat që mësojnë e vallëzojnë pranë saj. Silvana i jep jetë kulturës tonë në një vend të huaj, por që ajo e bëri të vetin. E vendosur të ruaj ADN-në e saj me dashuri dhe dëshirë. Vallet shqiptare kane një emër në Athinë. Dhe 8 Marsi i Silvanës dhe vajzave të saj është i fortë sa duhet të jetë 8 Marsi, i bukur dhe i shëndetshëm sa hapat e Silvanës që nuk do t’i ndalë kurrë një sëmundje nervore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 