Rikthehet dimri në Shqipëri, në Shishtavec e Valbonë dëbora shkon mbi 30 cm

E martë, 17 Nëntor, 2026

Moti i keq ka mbërthyer Shqipërinë këtë fundjavë. Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C. Kjo ka sjellë një situatë të përkeqësuar në qarkun e Kukësit ku në disa zona dëbora ka shkuar në 30 cm.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 06.03.2022 është si më poshtë; Lartësia borës së  re në Shishtavec 30 cm, në Valbonë 30 cm dhe në Qafë Prushi Has 25 cm. Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:

>Situata e motit është shoqëruar me reshje bore në gjithë territorin e Qarkut Kukës.

>Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës,   kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.

>Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

> Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë Qarkun, përveç Nj.Ad Malzi bashkia Kukës, fshati Geghysen Nj.Ad Fierz e Nj.Ad Margegaj bashkia Tropojë.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.

Edhe Bulqiza po përballet me motin e keq. Reshjet e dëborës në Bulqizë kanë nisur që prej pasdites së djesme dhe kanë vijuar gjatë natës, shoqëruar edhe me erë të fortë.

Si pasojë, shumë fshatra të njësive administrative të Bulqizës kanë mbetur të bllokuara, pasi trashësia e dëborës në njësitë administrative vijon nga 40 cm deri në 80 centimetra.

Në qytet, trashësia e dëborës ka shkuar rreth 30 cm. Ndërkohë, reshjet kanë lënë pa energji elektrike disa prej njësive.

Aktualisht, akset nacionale janë të kalueshme ndërsa në akse rurale po punohet për hapjen e rrugëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.