Shoqata Assoalbania Piemontes e staffi i Qendrës së Artit e Kulturës Mbarëkombëtare “Margarita Xhepa” në Asti ka njoftuar se së shpejti do të nisë transmetimin një televizionin i ri, i dedikuar plotësisht për komunitetin shqiptar.
Krijimi i “ZEA” (Zëri i Emigrantit në Asti), u vendos në mbledhjen e radhës, të shtunën në datë 5 mars. “Ne shprehim bindjen se ZEA TV do ta thotë bukur e me forcë zërin e emigrantit kudo ai gjendet. Pra konsiderojeni si Televizionin tuaj të dashur bashkëatdhetarë kudo ndodheni!
ZEA TV shpesh do të jetë në lidhje me ju, të dëgjojmë mendimet e njëri tjetrit, ta themi fjalën tonë të bukur shqipe ashtu siç dime ne, ashtu siç na e thotë zemra dhe vetëm ajo, asnjë ngjyrë tjetër. Të shprehim mendimin tonë si do ta donim e si e duam Shqipërinë tonë, pa polemika e retorika të panevojshme.
ZEA TV, lindi si një dëshirë e një komuniteti, për ta thënë fjalën, shprehur dëshirën e talentin e vet edhe pse larg trojeve të atdheut. Teknikët e operatorët e rinj, të dalë nga kursi i videomaking e njohuri të gazetarisë, do të dinë ta “amplifikojnë” dëshirën e dashurinë e madhe për mëmëdheun, këngët, vargjet thurur e kënduar për Të!
Nuk ka e nuk do të ketë forcë tjetër që do të kalojë nëpërmjet kamerave e mikrofonëve tanë, përveç asaj të ATDHEDASHURISË!
Transmetimet do të fillojnë së shpejti, por të jeni të sigurtë, se ku është ZEA TV, aty është zëri juaj, të dashur bashkatdhetarë” thuhet në njoftim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.