Odessa, qytet në brigjet e Detit të Zi dhe në jug të Ukrainës, po përgatitet për luftë me rusët.
Banorët kanë dalë vetë dhe po fortifikojnë qytetin, duke mbushur thasë me rërë, në ndihmë të ushtrisë ukrainase. Odessa është qyteti i treti më i madh në Ukrainë dhe një destinacion turistik.
Banorët janë të shqetësuar për një zbarkim të Rusisë nga deti, raporton CNN, kjo edhe për faktin se një anije estoneze u mbyt në portin e qytetit të enjten.
Anija u godit nga artileria ruse, sipas llogarisë zyrtare në Twitter të parlamentit ukrainas.
“Ne do të mbrojmë qytetin dhe vendin tonë, me siguri”, tha një banor i zonës.
Shqiptarët në Odesë janë vendosur në vitin 1795. Batalioni shqiptaro-grek filloi të formohej nga shqiptarët e grekët që ndodheshin atëherë në Odesë. 90 veta i zgjodhën për shërbim luftarak, detar në një divizion të veçantë, pjesa tjetër populloi rrethinat e Odesës, madje deri në Ovidiopol. Grekëve dhe shqiptarëve iu dhanë 75 000 djesjatin tokë. Nga kjo kohë divizioni filloi të shkrihej, sepse shumë kërkonin të largoheshin nga shërbimi ushtarak dhe të shkonin në vendbanime. Vetëm në Odesë me lekët e arkës së shtetit për banesa të përkohshme shqiptarëve iu ndërtuan më shumë se 50 shtëpi dhe baraka të veçanta. Siç dëshmojnë dokumentet, këto shtëpi dhe barake ishin të ndërtuara në rrugët që tani quhen Mallaja dhe Bolshaja Arnautskaya në Odesë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.