Nxënës, studentë, mësues, prindër dhe anëtarë të shoqatave shqiptare që kontribuojnë në mësimdhënien e gjuhës amëtare kanë zhvilluat një vizitë festime në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Selanik me rastin e festës së mësuesit.
“Atmosferën e bënë edhe më të gëzuar fëmijët, të cilët recituan vargje të rilindasve dhe të poetëve shqiptarë për mësuesit, nënën dhe mëmëdheun. Pjesëmarrësit i përshëndeti Konsulli i Përgjithshëm z. Arqile Sota, duke falenderuar për kontributin dhe përkushtimin në mësimin e gjuhës tonë të bukur shqipe, historisë, kulturës dhe traditave të vendit tonë në brezat e rinj. Të pranishmit u përshëndetën gjithashtu nga mësuesit znj. Kristina Dojçe-Demiri, Eva Paloka, Arjan Cara, Fotini Shehu, Arjan Polisi, Marinela Kozari, Lindita Budini, prindër dhe të pranishëm të tjerë”, thuhet në njoftimin e konsullatës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.