Premiera e “Australia shtëpia ime”, publiku shqiptar mbush sallën e kinemasë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Dokumentari “Australia my Home: An Albanian Migration” është shfaqur premierë të mërkurën në mbrëmje për publikun shqiptar në Shepparton Australi. Filmi i  me producent Reg Qemal dhe skenar e regji të regjisorit, skenaristit dhe aktorit shqiptar Dritan Arbana dokumentari rrëfen historitë e shtatë shqiptarëve, të lindur në Australi apo të emigruar rishtazi. Filmi dokumentar është xhiruar në Shqipëri dhe në Australi, duke u rikthyer në vendin e lindjes së personazheve dhe te familjarët e atyre që emigruan më shumë se një shekull më parë, duke treguar bukuritë unikë të dy vendeve por mbi të gjitha duke analizuar temën e kahershme të ndarjes dhe emigracionit.

E pranishme në premierë ishte edhe kryebashkiakja e Shepparton Kim O’Keeffe cila pas premierës u shpreh:  “Ishte vërtet e mrekullueshme të ndiqja natën e Filmit Shqiptar – Australia Shtëpia ime, Një Migrim Shqiptar. Ky dokumentar ka fituar çmime të shumta dhe e kuptoj pse. Historia dhe ndarja e shumë familjeve që emigruan në Australi ishte frymëzuese dhe një kujtesë se sa krenarë jemi që kemi popullsinë më të madhe shqiptare në rajonin e Viktorias, të cilët kanë pasuruar komunitetin tonë dhe e kanë quajtur Greater Shepparton shtëpi. Urime Reg Qemal producentit të filmit. Është vërtet fantastike”.

Ndërsa Shoqata Shqiptare në Sheparton e cila ka publikua edhe fotot nga premiera nëpërmjet një postimi në facebook ka falenderuar të gjithë ata që erdhën ndoqën premierën.

“Ishte shumë mirë të shihje të gjithë komunitetin komunitetin përsëri së bashku dhe mezi presim t’ju shohim të gjithëve në Festivalin Shqiptar të“Harvestit Shepparton më 20 mars në Queens Gardens” shkruhet në faqen e shoqatës.

Lexo edhe:  Australi/ Rikthehet festivali i kulturës shqiptare në Shepparton

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.