Për shkak të kushteve të motit me reshje shiu dhe dëbore, në disa akse dhe segmente rrugore janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, kryesisht në bajpasin e Rrugës së Arbrit dhe në Qafë Murrizë.
Policia e Shtetit, nisur dhe nga fakti që në fundjavë ka lëvizje të shtuara drejt zonave turistike dhe atyre bregdetare, si dhe për shkak të motit të keq në disa zona, ka marrë një sërë masash emergjente, duke rritur prezencën e shërbimeve me uniformë, në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, për shkak të motit të keq.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rrisin kujdesin gjatë kalimit në të gjitha akset rrugore, pasi ka prezencë të ujit dhe të dëborës, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
Në zonat malore drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin gomat dimërore dhe në çdo rast të kenë me vete pajisjet antirrëshqitëse.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.