Foto Dite/ Fëmijët shqiptar në Padova festojnë Karnavalet

E hënë, 7 Korrik, 2025

Në Bibliotekën e Albignasegos (Pd), javën e kaluar fëmijët e shkollës  shqipe.”Imparare Albanese a Padova” festuan Karnavalet.
Ata festuan me rrobat e bukura të karnavaleve, ngjyrosën maskerat që mësueset kishin përgatitur për ta, panë në projektor videon e këngës së gjyshes dhe fëmijët e grupit të madh mësuan të lexojnë dhe këndojnë me shumë kënaqësi vargjet e këngës.
“Në fund të festës organizuam një bufe me pije dhe ëmbëlsira të ndryshme që sollën prindërit, kërcyem së bashku disa nga vallet tona të bukura shqiptare, dhe për ta mbyllur këtë atmosferë festive, çdo fëmije i dhuruam dhurata që Z Pirro Qendro kishte sjellë për ta.
Falenderoj mësueset, prindërit dhe fëmijët për pjesëmarrjen e tyre.
Gjithashtu dua të falenderoj Z Pirro Qendro cili është përherë pranë fëmijëve të shkollës tonë me dhurata dhe materiale të ndryshme”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.