Greqi/Kërkesa e Komunitetit Shqiptar: Busti i Skënderbeut të vendoset në Athinë

E premte, 26 Prill, 2024

Një erë e re fryn në Komunitetin Shqiptar në Greqi, falë planit drastik për rritjen e nivelit të aktivizimit, në kuadrin e masave të shumta për eliminimin gradual të pasojave të pandemisë Covid-19.

Me unitet të forcuar, përmes lidhjeve esenciale me aktivistë e shoqata të bashkatdhetarëve në gjithë vendin, rikthehet më dinamikë në punën aktive, të përqendruar plotësisht në objektivat dhe vizionin e vetëm të komunitetit më të madh emigrant në Greqi.

E pikërisht në këtë kuadër të martën, në 2 mars, një përfaqësi e Komunitetit zhvilloi një takim me drejtorin e zyrës politike të Kryebashkiakut të Athinës, Epaminondas Musios. Komuniteti u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm, Irfan Abazaj dhe anëtare e Bordit Drejtues, Rovena Xhori, ndërsa e pranishme në takim edhe gazetarja Ira Londo.

Sekretari i Përgjithshëm, Irfan Abazaj bëri një prezantim sinoptik të strukturës dhe aktivitetit të “Komunitetit Shqiptar në Greqi”, me referim special në “Lidhjen e Mësuesve Vullnetarë Shqiptarë në Greqi” dhe domosdoshmërisë për një bashkëpunim konstant me Bashkinë e Athinës, për zgjidhjen e çështjeve problematike në misionin e tyre.

Në vijim, sekretari Irfan Abazaj kërkoi nga z.Musios të informohet kryebashkiaku Kostas Bakojanis në lidhje me një iniciativë tepër të rëndësishme të komunitetit, konkretisht vendosjen e bustit apo shtatores të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, në një ambient imponues të metropolit grek.  Më shumë në lidhje me këtë iniciativë risi dhe mjaft domethënëse është referuar znj. Rovena Xhori, e cila ka analizuar në formë të detajuar simbolikën e këtij akti nderues për Europianin e Madh, Heroin strategjik të luftës kundër Perandorisë Otomane, kundër skllavërisë, errësirës së thellë, Skënderbeun tonë me famë botërore.

Nga ana e tij, z. E. Musios është përgjigjur pozitivisht në të gjitha kërkesat, duke lënë të hapur mundësinë e një diskutimi të afërt, sidomos të iniciativës për vendosjen e bustit të Skënderbeut me vetë kryebashkiakun K. Bakojani, si dhe të startojnë sa më shpejt procedurat e duhura për të konstatuar nëse diçka e tillë është e mundur si dhe të shqyrtohen një sërë detajesh për realizimin e kërkesës të komunitetit.

Takimi u zhvillua në një klimë vërtet të ngrohtë, me vullnetin pozitiv të të dy palëve të shprehej në çdo pikë diskutimi, madje u prekën një sërë çështje të jetesës së përditshme të komunitetit të madh emigrant shqiptar, që jeton prej disa dekadash në Athinë dhe janë pjesë e pandarë e zhvillimeve ekonomike, politike dhe sociale të kryeqytetit.

Drejtori i zyrës politike të kryebashkiakut të Athinës, z. Epaminonda Musios, nuk hezitoi të referohej gjerë e me detaje në planet e Bashkisë për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë dhe kushteve të jetesës, në të gjitha nivelet, lehtësime të shumta për përballimin e problemeve që shkaktoi pandemia e covid-19 si dhe plotësimin e kërkesave shumëvjeçare të gjithë banorëve të përhershëm të Athinës, pavarësisht fesë apo kombësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 