Forcat ruse kanë nisur të bombardojnë edhe fshatrat ku ka prani të komunitete të hershme shqiptare në Ukrainë.
Ish ministri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka bërë një reagim të ashpër duke thënë se Rusia po përgatitet që të sulmojë edhe qytetin e Odesës, një prej rajoneve ku është vendosur prej shekujsh komuniteti shqiptar.
Sipas asaj që shkruan Majko ky sulm nuk bëhet pa qëllim por për të shkatërruar edhe një pjesë e historisë së shqiptarëve. “Është Ukraina që flet shqip”, thotë Majko referuar qytetit të Odesës.
Ne komunitetin shqiptare ne Ukraine, diten e festes se Shen Gjergjit

Majko ështëi pari zyrtar shqiptar i cili ka vizituar komunitetin shqiptar në Ukrainë gjatë fillimit të mandatit të tij si ministër shteti për Diasporën. Gjatë vizitës së tij të parë në këtë komunitet Majko ndër të tjera është shprehur se “ Me shqiptarët e Ukrainës kemi një afrimitet të veçantë, sepse në rastin e shqiptarëve të Ukrainës ekziston edhe fenomeni i ruajtjes së identitetit pa komunikim me vendlindjen, që për ne është një provë e fortë e ruajtjes së identitetit shqiptar. Por edhe një provë tjetër e respektit të thellë që ne kemi krijuar për Ukrainën, pasi ka qenë kjo shoqëri Ukrainase që ka lejuar që ky identitet të mos asimilohet, por të vazhdojë të ekzistojë. Kjo është arsyeja që në këto vitet e fundit marrëdhëniet midis dy popujve tanë janë forcuar më shumë”.
Gjatë katër viteve si ministër Shteti për Diasporën Majko ka mbështetur vazhdimësinë e ruajtjes së kulturës dhe traditave shqiptare në fshatrat shqiptare ne Ukraninë. Në bashkëpunim me Agjencinë kombëtare të Diasporës, ka dërguar në Ukrainë disa mësues të gjuhës shqipe për të dhënë mësimin e gjuhës amtare në këto komunitete. Gjithashtu në bashkëpunim me Agjencinë dhe Teatrin kombëtar të Operas dhe Baletit një grup valltarësh dhe këngëtarësh profesionist kanë organizuar seminare të mësimit të këngëve dhe valleve tradicionale shqiptare. Gjithashtu Agjencia kombëtare e Diasporës ka dërguar baza materiale ndihmëse për studentët shqiptarë në universitetin Izmail ndërsa Qendra e Botimeve për Diasporën ka mbështetur me tekste të mësimit të gjuhës shqipe dhe materiale të tjera plotësuese.
Me artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, pas koncertit në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa, Ukrainë organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.