Greqi/ Eduart Gjopalaj, artisti shqiptar që i jep jetë drurit

E martë, 23 Prill, 2024

Eduart Gjopalaj, artist i drurit nga Diaspora rrëfen historinë e tij mbresëlënëse, një emigrant i larguar në moshën 14 vjeçare që nuk hoqi dorë nga pasioni i tij për artin dhe sot drejton me sukses tre njësi shitje të punimeve artistike në Greqi. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Gjopalaj tregon eskperiencën e tij disa vjeçare në Diasporë.

Keni emigruar në Greqi në moshën 14 vjeçare, por edhe pse një moshë shumë e re, nuk hoqët dorë nga pasioni juaj për artin. Çfarë ju frymëzonte që ju shtyu të mos fokusoheshit vetëm tek puna dhe të ardhurat që ajo ju sillte, por ndërkohë të merreni edhe me gdhendje?

Shumë saktë, unë u largova nga Shqipëria në moshën 14-vjçare dhe më saktë ishte viti ‘93 dhe natyrisht si të gjithë bashkatdhetarët u duhej të bënin çdo lloj pune që nevojitet për të mbijetuar, dhe pa eksagjerim në ato vite ishte luftë për mbijetesë! Unë që fëmijë kisha prirje me art, domethënë vizatoja, gdhendja me brisk copa druri dhe gjëra të tilla! Gjithashtu kisha ëndërr të studioja artet e mira, diçka që nuk e realizua se emigrova i vogël dhe kushtet këtej nuk u përshtatën për të studiuar art. Atëherë pasi provova shumë lloje punësh përfundova në një “Marangozi” duke punuar si marangoz. Aty u specializova në mobilje. Kontakti i përditshëm me drurin dhe duke e përpunuar me mobilje më solli më pranë ëndrrës sime, kështu që krejt rastësisht në një servis makinash ku dërgoja makinën për servis pashë një kuti të braktisur plot me pluhur me dalta të vjetra për gdhendje në dru (këtu duhet të shpjegoi se daltat dhe veglat e dorës që përdornim në marangozi janë ndryshe dhe nuk bëjnë për skulpturë). E pyes mekanikun se pse ishin ato vegla aty?! Dhe më thotë se as ai nuk di se çfarë janë as se kush i ka lënë aty! Kanë vite aty dhe po të duash mund t’i marrësh, më tha. I thashë do t’i marr, por merr këta, por do t’i paguaj. I mora i pastrova, i mpreha dhe ata ishin thesar për mua. Aty rifilloi angazhimi im në skulpturë në dru! Kur bëra të parën nuk u besoja syve se nuk mendoja se mund të realizoj një gdhendje me dru, e dija se mund të vizatoj, por jo të kompletoj një skulpurë, është tjetër gdhendja e shkopinjve me brisk dhe tjetër një skulpturë e përmbledhur! Skulptura e parë ishte Obelisku që është me qendër të Lezhës! Është ai muri antik aty me përkrenaren e Skënderbeut dhe shpatat e Besëlidhjes se Lezhës

Aty pastaj filloji gjithçka, aty  kuptova destinacionin tim që s’ishte gjë tjetër vetëm dedikimi në skulpturë!

Pasioni për gdhendjen e drurit kishte nisur në Shqipëri, apo kur nisët punë si marangoz në Greqi?

Pasioni për skulpturën dhe në përgjithësi për artin ishte që në fëmijëri, por siç thashë dhe më sipër nuk u realizua ashtu siç duhej apo siç e kisha ëndërruar dhe erdhi të realizohet këtu në Greqi në kushte dhe jo të përshtatshme, por gjithësesi u realizua!

E mbani mend veprën e parë që keni shitur dhe cila ka qenë vlera?

Veprën e parë që kam shitur sigurisht e mbaj mend dhe po ta kisha tani nuk do e jepja, sikurse kam arritur të ruaj një të përngjashme me atë dhe e kam këtu në galeri dhe nuk shitet për asnjë kosto. Kostoja e asaj ishte 500 euro. Ishte Shën Ndou me Jezusin e vogël në krah.

Tashmë kanë kaluar shumë vite dhe galeria juaj vizitohet nga shumë turistë të huaj në Greqi. Sa i realizuar ndiheni?

Mbas shumë vitesh tani unë ndihem se ja dola, se fillimi ishte shumë i vështirë, kur hapa galerinë në fillim në vitin 2005 nuk fitoja pothuajse asgjë dhe punoja ditën si marangoz që të paguaja qiratë dhe shpenzimet se skulpturat nuk shiteshin në atë kohë! Mu deshën gati 5 vjet që të fillonin fitimet! Tani shyqyr zotit gjërat kanë ndryshuar unë kam 3 galeri dhe punishten këtu në ishull në pika qendrore, dhe shkojme shumë mirë! Dërgoj me postë çdo javë skulptura në çdo cep të botës, dhe pa eksagjerim nuk mund të gjej ndonjë shtet që nuk kemi derguar

Një eksperiencë e veçantë që kujtoni në rrugëtimin tuaj artistik?

Eksperienca më e veçantë në rrugëtimin tim artistik ka qenë pjesëmarrja ime në një event në Los Angeles në Amerikë ku u ftova duke përfaqësuar Shqipërinë atje! ishte një event që bëhet në ditën ndërkombëtare të drurit dhe ishin përfaqësuses nga 90 vende të botës dhe duhej të gdhendnim aty diçka nga vendi i çdonjërit nga tradita apo historia! Unë zgjodha të gdhend Nënë Terezën atje dhe duke u ndjerë dhe shumë krenar.

Keni menduar një ekspozitë në Shqipëri?

Një ekpozitë në Shqipëri?! Është një ëndërr, dhe shpresoj ta realizoj në të ardhmen.

Periudha e pandemisë e vështirësoi punën tuaj, apo ju ndihmoi të krijoni më shumë?

Periudha e pandemisë në aspektin ekonomik sigurisht na dëmtoi, por nga ana tjetër mu dha kohë të krijoj se nuk është e lehtë të krijosh dhe të menaxhosh 3 galeri i vetëm. Se kur bëhet fjalë për skulpturat duhet të kalojnë të gjitha nga duart e mia.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 