Dje pasdite në Bazilikën e San Nikollës në Bari u mbajt takimi Mesdhetar i Kufirit të Paqes organizuar nga Kryepeshkopata e Bari Bitontos.
Në takim Giuseppe Dalfino, djali kryebashkiakut të madh Enrico, tani një pjesë e rëndësishme për të gjithë komunitetin në Bari dhe më gjerë, rrëfeu historinë e tij mbi ardhjen e parë të emigrantëve shqiptarë në Bari.
“Takimi i sotëm në bazilikë ishte gjithashtu një moment emocionues i ekumenizmit dhe lutjes së përbashkët, në praninë e Imzot Giuseppe Satriano, peshkopit tonë, dhe Imzot Gjergj Metës, ipeshkvit të Rrëshenit.
Falenderojmë sinqerisht motrën Michela sepse ajo është një dhuratë e vërtetë për të gjithë ne. Faleminderit Don Alfredos i cili me durim dhe dashuri ka mundur të realizojë një ëndërr të vogël për Shqiponjat tona. Falenderojmë partneren tonë Alda Kushi që na mbushi me krenari. Falenderim të veçantë për mësueset e shkollës së gjuhës shqipe në Bari, Albana Hasku, Sofiela Ropi dhe Blerta Bala, të cilat me shumë përkushtim dhe pasion na lejojnë të realizojmë një projekt-angazhim, atë të mësimit të gjuhës amtare për fëmijët tanë” shkruhet në njoftimin e “Shqiponjave të Mëndafshta”, mbështetëse të aktivitetit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.