Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit të UT-së me universitetet gjermane.
Gjatë takimit Hoxha dhe Zingraf theksuan gatishmërinë për të intensifikuar marrëdhëniet aktuale dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me universitete të reja.
UT aktualisht ka aktive disa marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit Erasmus+, me Universitetin e Saarlandit; Universitetin e Ebersëaldes; Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz; Universitetin e Shkencave të Aplikuara Emden Leer, Universitetin e Humboldit në Berlin. Gjithashtu, në kuadër të aplikimeve të projekteve të ndryshme ka patur bashkëpunim me stafin akademik të universiteteve dhe instituteve të ndryshme dhe bashkëpunim në projekte ndërkombëtare me universitetet dhe organizatat gjermane.
Të pranishëm në takim ishin edhe Drejtuesi i Zyrës së Shtypit & Kulturës, Përgjegjës dhe për Arsimin në Ambasadën Gjermane në Shqipëri, Martin Zickendraht, Zv. Rektori për Anën Kërkimore-Shkencore në UT, Prof. Assoc. Dr. Bernard Dosti dhe Dr. Erida Elmazi nga Drejtoria e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në UT.
Të dyja palët shfaqën vullnetin dhe gatishmërinë për të intensifikuar marrëdhëniet dhe pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta në fushën e arsimit./ATA/
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.