Kanada/ Ekspozita “Besa- Kodi i Nderit” urë lidhëse e miqësisë shqiptaro-hebreje

E shtunë, 4 Maj, 2024

Në vigjilie të katërmbëdhjetë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto të Kanadasë së bashku me organizatën hebreje të këtij qyteti “Yad Vashem” organizuan një ngjarje domethënëse për dy komunitetet këtu: shqiptare dhe hebreje. Të dyja bashkorganizuan ekspozitën me fotografi të shqiptarëve të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare që i dolën në ndihmë popullit mik hebre në periudhën më të vështirë për ta, në Luftën e Dytë Botërore. Ekspozita e quajtur “Besa- Kodi i Nderit” u hap në prani të një numri të konsiderueshëm të komunitetit shqiptar dhe hebre në Kanada, si dhe në praninë e korit diplomatik në Toronto. Ngjarjen e përshëndetën me mesazhe dashamirësie edhe kryeministri i Kanadasë  Justin Trudeau dhe presidentja e Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani. Në fjalën e saj presidentja Osmani vuri theksin tek njohja që vitin e kaluar i erdhi Kosovës nga Izraeli, ndërkohë që kryeministri Trudeau vuri theksin tek fjala shqipe “besa”, që do të thotë premtim dhe që u vu në funksion të ndihmës së hebrenjve gjatë okupimit nazist.
Në fjalën e tij konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Toronto Donat Syla ndër të tjera u shpreh: “Tashmë dihet botërisht se shqiptarët ishin ndër kombet e vetme në botë të cilët gjatë periudhës së Holokaustit nuk i dorëzuan hebrenjtë që po persekutoheshin gjithandej në Evropë. Përkundrazi, Shqipëria ishte i vetmi vend evropian që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa para saj. Nëse gjurmojmë më thellë në histori ky nuk është akti i vetëm human që shqiptarët kanë bërë për hebrenjtë në të kaluarën. Autori Noel Malcolm në librin e tij ‘Agents of Empire’ tregon se në shekullin XVI kur hebrenjte po persekutoheshin në Evropën Perëndimore ata po gjenin strehim në trojet shqiptare.  Sipas tij, në vitin 1520 së paku 2700 hebrenjë që kishin ikur nga pjesët e tjera të Evropës ishin vendosur në Vlorë. E Vlora është vendi ku shqiptarët shpallën pavarësinë në vitin 1912 për të jetuar në një shtet të përbashkët, por për shkak të padrejtësive historike një pjesë e konsiderueshme e territorit të banuar me shqiptarë mbeti jashtë territorit të Shqipërisë, siç mbeti edhe Kosova dhe shumë pjesë të tjera në ish- Jugosllavi”.
Ai më tutje theksoi se Kosova është vendi ë parë evropian, i cili pasi mori njohjen nga shteti i Izraelit vullnetshëm hapi ambasadën e saj në Jeruzalem, ndërkohë që organizimi i kësaj ekspozite me heronjtë shqiptarë që shpëtuan hebrenjtë është një dëshmi e mirë që Republika e Kosovës dhe shqiptarët asnjëherë nuk do të harrojnë miqësinë me popullin mik hebre.
Kjo ngjarje mori edhe mesazhe përshëndetëse nga kryeministri i Ontarios Doug Ford dhe kryebashkiaku i Torontos, John Tory. Morën pjesë në ekspozitë dhe iu drejtuan me fjalë përshëndetëse mysafirëve ministri Parm Gill, i cili ka shërbyer për disa vite si ministër për Shtetësi dhe Multikulturë në Qeverinë e Ontarios, dhe konsulli i përgjithshëm i Izraelit në Toronto Idit Shamir, e cila shoqërohej nga zëvendesit e saj  Shani Azulai dhe Jordan Falkenstein. E gjithë ngjarja u shënua me prezencën e përfaqësuesve nga vende të ndryshme nga mbarë bota duke filluar nga konsullja e  ShBA Susan Crystal, Magdalena Pszczolkowska e Polonisë , Thomas Schultze e Gjermanisë, si dhe konsulli i Republikës së Maqedonisë Veriore Ilir Islami nga Maqedonia e Veriut.
Në postimin e tij në Facebook, konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Toronto pas kësaj ngjarjeje shkruan: “Ajo çka e bëri të veçantë këtë event ishte pikëtakimi në Kanada, në një sinagogë hebreje ndërmjet dy popujve të lashtë: shqiptarëve dhe hebrenjëve, të cilët kanë shumë të përbashkëta në rrugëtimin e tyre historik, por edhe në vizionin e tyre për një botë më të mirë në të ardhmen për dy kombet tona”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.