Pasi Rusia sulmoi mëngjesin e sotëm me raketa Ukrainën, ka reaguar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në twitter, ku ka dënuar sulmin.
“Ne bashkohemi me NATO-n dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas.”, shkruan Rama.
Po ashtu edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me sulmet në Ukrainë.
“Olta Xhaçka denojmë fuqishëm sulmin ushtarak të #Rusisë kundër #Ukrainës . Ajo rrezikon miliona njerëz të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel Kartën e #OKB -së.”, shkruan Xhacka në twitter.
Edhe Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas sulmit të nisur nga Rusia mbi Ukrainë, duke apeluar për tërheqje të menjëhershme nga Rusia.
Meta shkruan se Rusia ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.
“Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!” shkruhen në postimin e Presidentit Meta.
I dërguari i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha është shprehur se Shqipëria e mbështet pa asnjë kusht Ukrainën, pas agresionit rus të natës së 24 shkurtit.
“I bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë dhe të reflektojë menjëherë. Misioni i tyre si një vend i madh në botë, është ta ruajnë paqen dhe jo ta prishin atë”.
Me këto fjalë, Hoxha theksoi se është e papranueshme, që Rusia të sulmojë në të tillë mënyrë vendet fqinje dhe të kërkojë pushtimin e tyre.
“Çdo zhvillim i shpalosur në 48 orët e fundit konfirmon, për ne dhe për mbarë botën, se shqetësimet ruse nuk kanë të bëjnë fare me sigurinë e saj; se ankthet e saj nuk janë të lidhura me zgjerimin e NATO-s dhe se kjo çështje nuk është një konfrontim midis Rusisë dhe Perëndimit”, tha ai.
Sipas tij, kjo është një përballje mes Rusisë dhe Ligjit Ndërkombëtar, Kartës së OKB-së, të cilën ajo qëllimisht ka zgjedhur ta shpërfillë; një përballje mes vizionit të tij hegjemonist dhe një rendi botëror të bazuar në rregulla.
Në fjalën e tij, ai theksoi se sot ukrainasit po përballen me një sulm tjetër, vetëm sepse guxojnë të ekzistojnë, sepse kanë zgjedhur të jenë të pavarur, sepse kanë zgjedhur demokracinë.
“Kjo është një orë e errët jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, pasi ne dëshmojmë me drithërimë përparimin e një akti të pastër agresioni të planifikuar me kujdes dhe të ekzekutuar me gjakftohtësi”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


