Pushtimi i Ukrainës, shqiptarja rrëfen rrugën e arratisjes nga lufta

E hënë, 7 Korrik, 2025

Mëngjesin e sotëm Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës. Kjo situatë ka sjellë largime të mëdha të qytetarëve nga zonat e konfliktit por edhe nga qytetet e mëdha. Komuniteti shqiptar në Ukrainë është një nga me të vjetrit në vend dhe aktualisht ka shumë familje që po zhvendosen drejt zonave më të sigurta. Një prej tyre është edhe familja e Nelli Syupyur.

Ajo nëpërmjet videove në rrjetet sociale po rrëfen largimin nga vendlindja. Pak minuta më parë Syupyur ka publikuar një video teksa pret të kalojë kufirin.

“Kufijtë janë të mbyllur. Më herët mund të merrje para në bankë por tani është e pamundur. Njerëzit presin që të dalin nga kufiri i Ukrainës. Organizatat humanitare kanë bërë një korridor për të kaluar fëmijët dhe pleqtë. Burri im është detyruar të shkojë në ushtri në luftë dhe unë jam vetëm më djalin në kufi” rrëfen ajo duke shpjeguar që nuk mund të tregojë vendodhjen e saktë të saj pasi është një situatë e jashtëzakonëshme lufte.

Syupyur  e cila është dhe një artiste koreografe rrëfen se udhëtimin për tu larguar nga vendi e ka nisur bashkë me djalin e saj të vogël dhe bashkëshorti. Nelli tregoi disa ditë më parë se planifikonte të vinte në muajin Mars në Shqipëri, por situata e luftës i ka prishur planet. Nelli ka bërë apel shqiptarëve që jetojnë në Rumani që ta ftojnë për të ndihmuar në raste nevoje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.