Dita e Gjuhëve Amëtare: Jemi të gjithë shqiptarë sepse flasim të gjithë shqip

E hënë, 7 Korrik, 2025

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve Amëtare, Akademia e Shkencave ka uruar gjithë folësit e shqipes, kësaj “gjuhe perëndie”, siç e quante Naim Frashëri: në Shqipëri, në shtetet e Ballkanit dhe kudo në Diasporë.

Në mënyrë të veçantë ajo shpreh nderimin e saj për folësit e shqipes në arealet e saj gjuhësore në botën arbëreshe dhe në atë arvanite; për arbëneshët e Zarës dhe shqiptarët e Mandricës dhe të Odesës; për shqiptarët e Turqisë dhe për të gjithë ata që fati i ka ndarë fizikisht prej atdheut. Jemi të gjithë shqiptarë sepse flasim të gjithë shqip. I falemi shqipes, kësaj gjuhe që simbolikisht dëshmohet me “Formulën e Pagëzimit”, si bartësja e vlerave të kulturës dhe qytetërimit tonë.

“Pagëzuar me gjuhën shqipe, ne mbijetojmë kaluar mbi vlerat e saj: të njësuar ne shqiptarësi. Këtë vit e nderojmë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve Amtare edhe me një ngjarje tjetër të bukur: 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, kongresit të një shqipje të përbashkët në përdorimin e saj në funksionet zyrtare. Shumë shpejt Akademia e Shkencave do t’u japë gjithë folësve të saj të parin fjalor të madh të saj. Ne urojmë gjithashtu sot edhe të gjithë folësit e gjuhëve të pakicave entike e kulturore që jetojnë në Shqipëri dhe që festojnë bashkë me ne” shkruhet në njoftimin e Akademisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.