Një shekull më parë më 1922 Austria do të njihte Shqipërinë si shtet sovran dhe të pavarur. Jemi vetëm 6 vite pas shpalljes së Pavarësisë dhe në një Europë që sapo ende në rimëkëmbje nga Lufta e parë Botërore.
Zyrtarisht si datë e vendosje së marrëdhënieve dypalëshe konsiderohet data 18 shkurt, kjo sepse më 18 shkurt 1922 Ministria e Jashtme e Austrisë firmos shkresën e përgjigjes së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Fan Noli, me anë të së cilës njofton së Austria e njeh Shqipërinë si shtet sovran dhe të pavarur. Kjo njihet edhe si data zyrtare e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve në kohët Moderne. Natyrisht marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Austrisë shkojnë shumë më thellë në histori.
‘Me rastin e këtij përvjetori Ambasada Shqiptare në Vjenë dëshiron të nderojë kujtimin e gjithë shkencëtareve të albanologjisë, shumica dërrmuese e të cilëve janë austriak, për kontributin e tyre esencial në mëvetësinë e Shqipërisë si dhe figurat më të ndritura të kombit shqiptar jeta dhe veprimtaria e të cilëve është e lidhur ngushtë me Austrinë” shprehet në një video mesazh urimi ambasadori shqiptar në Vjenë, Roland Bimo.
Marrëdhëniet diplomatike me Republikёn e Austrisё janë vendosur nё 18 shkurt 1922 dhe janё rivendosur nё 7 shkurt 1956.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.