Në përvjetorit e 14-të të Pavarsisë së Kosovës (Dardanisë), Shkolla Shqipe Scanderbeg në qytetin e Parmës në Itali, organizoi një ceremoni institucionale me Bibliotekën Ndërkombëtare “Ilaria Alpi” të Bashkisë së qytetit.Ky rast shërbeu për dhurimin e disa librave didaktik dhe letrar për fëmijë dhe disa libra për të rritur.
Në respektimin e masave të grumbullimit dhe distancës, morën pjesë një delegacion nga stafi i mësuesve të shkollës, zonjat Elvira Lashi dhe Zamira Shkurti, prind si dhe me praninë e presidentes së Forumit të Gruas Shqiptare në Parma zonjës Marsida Mehdiu.
Pritja u rezervua nga vetë drejtoresha e Biblotekës zonja Fiorenza Bernardi.
Ajo falenderoi të pranishmit për takimin dhe gjestin kaq me vlerë. Ndër të tjera theksoi aktivitetin dhe vitalitetin e shkollës dhe komunitetit shqiptar në Parma, për vazhdimësinë, konstancën si dhe seriozitetin që i kushtojmë këtij proçesi siç është ai i ruajtjes dhe përçimit të gjuhës nënë në brezat e lindur jashtë atdheut.
Zonja Elvira Lashi përcolli falenderimet dhe konsideratat më të larta për Biblotekën dhe të gjithë stafin për mikpritjen dhe bashkëpunimin pa rezerva ndër vite me qytetin nëpërmjet librit dhe takimeve letrare. Gjithashtu u theksua që një pjesë e mirë e materialeve didaktike dhe librave në gjuhën shqipe, i janë dhuruar shkollës nga Qendra e Botimeve për Diasporën si dhe nga autorë të ndryshëm për fëmijë si @Laureta Lilaj, @Anila Alhasa, @Rudina Çupi, @Aurora Çeliku, @ZenepeLuka, @Nusret Pllana, @Robert Shkurti etj.
Të pranishëm ishin edhe dy nga nxënëset e shkollës shqipe Deana Paja dhe Violet Toli.
Më pas nxënëset biseduan këndshëm me drejtoreshën e biblotekës zonjën Bernardi mbi librat që ato kanë lexuar dhe diskutuar në gjuhën shqipe dhe italiane. Ajo mbeti vërtetë e surprizuar për autorët si Lidia Levi e të tjerë të cilët nxënësit tanë njihnin mirë.
Vëmendje e veçantë iu dha prezantimit të librit “Tregime të Moçme Shqiptare” si dhe librave në dy gjuhë.
I gjithë takimi përfundoi në një atmosferë mjaft entuziaste dhe me premtimin e takimit të radhës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.