Këngëtarja e njohur nga Kosova Leonora Jakupi ka publikuar rreth një orë më parë projektin e saj të dytë në kuadër të festimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me titullin e fushatës sensibilizuese ndaj krimeve të luftës “Liria ka emër” kënga përcjell një mesazh tejet të fortë për realitetin e shtetit më të ri në Europë.
Pak ditë më parë Jakupi publikoi këngën e parë të titulluar “Komandant”, këngë e cila shkaktoi reagime te mediat serbe të cilat në artikujt e tyre e cilësuan si skandal.
Ndërkohë, titulli i një gazete serbe ishte: “Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën Uçk dhe këndon për nder të terroristëve”.
Kjo ka bërë që reagimi i Leonorës të jetë i menjëhershëm në profilin e saj në instagram, meqë rast postoi një instastory dhe disa fjalë.
“Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”, ka shkruar Leonora.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.