Bujar Qamili nga sot “Nderi i Kombit”

E mërkurë, 2 Korrik, 2025
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Bujar Qamili nga sot “Nderi i Kombit”

Këngëtari i njohur i muzikës popullore qytetare Bujar Qamili është vlerësuar ditën e sotme nga presidenti Ilir Meta me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Dekorata ju dha këngëtarit shkodran me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të vyera, veprimtarisë së shquar dhe nivelit të lartë artistik të arritur gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e artit e të muzikës, kryesisht asaj popullore. Me mirënjohje ndaj interpretimeve të shkëlqyera dhe përhapjes së këngëve popullore shqiptare e në veçanti, atyre shkodrane.”

Në veprimtarinë kushtuar vlerësimit të artistit të shquar, të mbajtur në “Pallatin e Brigadave”, Presidenti Meta u shpreh se, “është kënaqësi shumë e veçantë për mua, të jem sot, së bashkë me ju, për të vlerësuar një artist të madh të Shkodrës dhe mbarë kombit tonë, që ka plot 47 vjet në skenë, një artist që i ka dhënë jo vetëm zërin e tij të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha shpirtin zemrën dhe gjithë jetën e tij muzikës shqiptare, Mjeshtërit të  Madh prej 12 vitesh, Bujar Qamili”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.