Barilli edhe pas pesë shekujsh ruan vendbanimet arbëreshe

E premte, 29 Mars, 2024

Barilli, së bashku me Zhurën e Mashqitin përbëjnë tre qendrat e themeluara nga refugjatët shqiptarë të arratisur nga Shkodra përballë përparimit osman në shekullin e 15-të. Nga ajo kulturë mbijetojnë etnia, folklori, gjaku dhe, më shumë se çdo gjë tjetër, dhjetëra bodrumet e Scescio -s të gërmuara sikur të ishin një kodër milingonash në anën veriore të njërës prej dy kodrave të Barillit, e që ofrojnë pamje magjepse për çdo vizitor. Bëhet fjalë për shpella të gërmuara, të cilat u përdorën si shtëpi të para nga shqiptarët e sapoardhur e që më pas u përdorën si bodrume.

Po ato podrume edhe sot janë në përdorim, jo për banim por për ruajtjen e prodhimeve të verës që kultivohet nga vreshtat e shumta të hardhive që vendasit i kultivojnë me të madhe. Këto podrume tash krijojnë një mozaik tejet adresantë në shpatinat e këtij katundi tejet atraktiv. Gjatë vizitës, ishim edhe në podrumet moderne ku prodhohet dhe ruhen verat, të ngritur në tunelet me tri shtresa pluhuri vullkanik. Menaxherja e e këtij podrume na gostiti me nga një shishe verë tejet cilësore që prodhohet këtu. Vreshtaria ka bërë që Barilli të quhet edhe “qyteti i verës”, sepse aty prodhohet edhe vera më e famshme në Europë, Aglianico, të cilët patëm rastin ta shijojmë.

Në qendër të Barillit, në Largo Garibaldi, jo larg Piazza del Municipio, qëndron monumenti “Fontana dello Steccato”, i cila është bërë simbol i një qyteti që krenohet me një histori mijëvjeçare,    me origjinë arbëreshe. Aty takuam një grup shumë mikpritës arbëreshësh, të cilët na ftuan për pije në kafenenë e afërme. Kënaqësia ishte se me ta mundëm të komunikojmë shqip, ndërsa që njëri nga ta ishte i martuar me një shqiptare nga Durrësi, ndaj edhe kishte vizituar disa herë Shqipërinë. Përndryshe, etnia arbëreshe e këtij fshati shpërfaqet në forma të ndryshme. Barilli sidomos në pranverë e vjeshtë, kur të piqet rrushi është mëse magjepse dhe ofron peizazhe të mrekullueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 