Zvicër/ Reis Luzhnica, për herë të dytë pjesë e Parlamentit të Zyrihut

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me 4 209 vota të fituara, i treti për nga numri i votave në listën e Partisë Socialdemokrate në Qarkun 3 të Cyrihut, Reis Luzhnica bëhet për herë të dytë radhazi asamblist në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut.

Reis Luzhnica, krahas politikës ka një biznes të vogël: ai drejton një punëtori shtypi në Altstetten. Përveç aktivitetit të tij në SP ai njihet edhe për angazhimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, në Zvicër.

Në mandatin e kaluar ai ishte bërë pjesë e parlamentit në verën e vitit 2021, pasi kishte qenë i pari në listën e pritjes të zgjedhjeve të vitit 2018 dhe një asamblist kishte marrë detyrë të re.

Kësaj radhe ai ka siguruar fitoren bindëse në zgjedhjet që u mbajtën sot.

Sot në Cyrih janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato për qeverinë e qytetit. Në zgjehdjet për parlament kanë marrë pjesë 10 kandidatë me rrënjë shqiptare. Ata kanë përfaqësuar në garë dy parti: SP-në (Partia Socialdemokrate) dhe FDP-në (Partia Liberale). /Bota Sot/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.