Greci (Katundi), gjeneza e familjes Dioguardi

E premte, 17 Maj, 2024

Është fshat arbëresh i cili gjendet 170 km larg nga qyteti i Bari-t, në drejtimin veri-perëndimor. Fshati në gjuhën italiane njihet me emrin GRECI, kurse në gjuhën arbëreshe njihet me emrin KATUNDI.

 ***

Është fshat shumë i bukur, i cili është i vendosur në një kodrinë të butë nga ku duket një horizont i largët i cili ka edhe fushën përpara.

Sipas vendaseve mendohet se fshati është themeluar 500 apo 600 vjet më parë, gjithashtu tregonin se edhe vetë Skënderbeu ka kaluar një kohë në këtë fshat.

Është interesant për tu theksuar se nga ky fshat e ka prejardhjen politikani dhe senatori amerikano-arbëresh JOSEPH DIOGUARDI (JOZEF DIOGARDI), cili njihet si kontribuues në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Njëkohësisht, është edhe Kryetar i Lobit Amerikano-Shqiptar. Shtëpia e prindërve të tij është mirë e mirëmbajtur, por tani nuk është pronë e tyre. Por që ishte një kënaqësi e veçantë që u fotografuam para shtëpisë Dioguardi.

Fshati sipas statistikës së vitit 2019 numëron 627 banorë, pra edhe nëpër këto fshatra duket se numëri i banorëve bie nga viti në vit. Kënaqësi e veçantë është kur takon edhe ditëve të sotme njerëz që flasin gjuhën arbëreshe. Ishim të mirëpritur edhe në Bashkinë e fshatit, nga ku shkëmbyem përvoja dhe na u shfaq një film prej 15 minutave nga tradita martesore e arbëreshëve vendas.

Në qendër të fshatit është ngritur busti i Heroit të Skënderbeut edhe atë në vitin 2018, ku ka marrë pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë Shkëlqesia e tij ILIR META.

Në kuadër të turneut për studimin e fshatrave arbëreshe të udhëhequr nga gazetari, publicisti, eseisti REXHEP RIFATI, ishim edhe Prof. Hazir Mehmeti, Osman Osmani, Botuesi, Ilir Xheladini si dhe unë Shenasi Aliu.

Është kënaqësi dhe privilegj të udhëtosh në një ekip të tillë, ku nuk mungonte humori dhe kënga. /ProIntegra/

Nga  Shenasi Aliu

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 