Loriana Kuka i siguron Kosovës një tjetër medalje

E martë, 16 Prill, 2024

Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka arritur t’i sigurojë Kosovës një medaljet tjetër në sportin e xhudos, ku tani gjendet në finale të European Open të Sarajevës.

Në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë, Kuka raundin e parë të kësaj gare e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti me Wazzari dhe Ippon xhudisten turke Serdem Daharli.

Ndërkaq, në çerekfinale Loriana siguroi fitore me Ippon kundër holandezes Lieke Derks, kurse në gjysmëfinale e mposhti në vazhdime me Wazaari xhudisten nga Kroacia Petrunjela Pavic.

Tani, në finale xhudistja kosovare do të përballet me italianen Linda Politi.

Po ashtu, krahas Kukës sot garuan edhe Shpati Zekaj dhe Arbër Kullashi, për të cilët kanë përfunduar garat.

Në kuadër të kategorisë deri në 81 kilogramë, Arbër Kullashi u ndal në ndeshjen e parë, ku e humbi me Ippon kundër garuesit nga Azerbajxhani, Magerram Imamverdiev.

Në anën tjetër, Shpati Zekaj u rendit i 7-ti, ku në xhiron e parë ishte i lirë, ndërsa në xhiron e dytë e mposhti me 3 dënime për Ippon gjermanin, Daniel Herbst.

Zekaj në çerekfinale humbi me Wazaari dhe Ippon nga italiani, Enrico Bergamelli, kurse pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh ku edhe humbi me Ippon nga britanezi, Rhys Thompson./ATSH/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 