Foto dite / Miss Arbëresh Francesca Ferrara

E diel, 6 Korrik, 2025

Në këtë edicion të XVI- që u zhvillua në Spexana ( Spezzano Albanese) Miss Arbëreshe, u zgjodh 23 vjecarja Francesca Ferrara.

Në konkurs morën pjesë 18  vajza nga lokalitete të ndryshme të Kalabrisë, Sicilisë dhe provincave tjera në Jug të Italisë, për të demonstruar edhe kësaj radhe bukurinë dhe identitetin e tyre arbëror.

“Miss Arbëreshe” është një konkurs që bashkon Arbëreshët e Italisë dhe promovon dialogun dhe shpërndarjen e identitetit specifik të secilit komunitet Arbëresh, duke rritur larminë e shprehjeve kulturore të pranishme në botën Arbëreshe. Në fakt, secila vajzë u prezantua e veshur me veshjen tipike të komunitetit që përfaqësonte. Fituesja përfaqësonte komunitetin arbëresh të Ncilona dhe veshja e saj ishte e kompletuar me të gjitha aksesorët. Një fitore, ajo e Francescës, e cila i bën nder traditës, meqenëse veshja ishte e qepur tërësisht nga duart e afta dhe të durueshme të rrobaqepësve arbëreshe të Pianës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.