Intinerari Arbëresh Palermo- Contessa Entellina – Kundisa

E mërkurë, 24 Prill, 2024

E bukur është Sicilia, por e mbrekullueshme ngelet Contessa Entelina – Kundisa arbëreshe, ku ngrihet perpendikolare, zhytur në ngyrën e artë dhe esmeraldë, edhe pse me dritëhijet e saja ngelet fisnike.

Prej dekadash jam një kërkuese shkencore për qendrën etnografike, gjuhësore dhe kulturore “Gjergj Kastrioti Skenderbe”, si edhe bashkëpunuese për pasurimin e Bibliotekës Internacionale A. Bellusci, themeluar nga Arbëreshi Antonio Bellusci. Qëllimi i vizitave është të mbledhim sa më tepër informacione, dhe të kodifikojmë kulturën arbëreshe të arbëreshëve dje dhe të sotme.

Po pse ka rëndësi të vizitohen dhe të kodifikohet mbi historinë e këtyre fshatrave arbëresh?

Mendoj se deri në fillim të shekullit XIX, historianët shkruan libra, vëllime mbi vëllime, duke përshkruar ngjarjet e dinastive të mëdha: Burbonët, Svevët, etj. Përmes personazheve të mëdhenj ata besonin se rrëfenin (indirekt) ngjarjet e popullatave individuale, kontekstet dhe fatet e rajoneve dhe të tëra mbretërive. Deri atëherë asnjë historian nuk i është përkushtuar përshkrimit të fatit, vuajtjeve, zakoneve të njerëzve, të marra me një lupë të zmadhuar. Fati i arbëreshëve në shekujt e kaluar nuk ishin me interes për ndonjë historian. Për kulturën e shekullit të pesëmbëdhjetë, kur arbëreshët mbërritën në Sicili, Kalabri ose pjesën tjetër të Italisë Jugore, nuk i shkonte ndërmend ndonjë letrari apo historiani të përshkruante kush ishin ata refugjatë. Nuk dihej as se vinin nga qytetet apo nga fshati. Nuk dinim se sa prej tyre mbrritën nga territoret e Greqisë shqipfolëse apo nga ato shqiptare. Kështu shkon dhe vjen historia, nuk kodifikon, kur nuk shkruan për të tashmen, për të gjetur të shkuarën. Na është mohuar e shkuara dhe rrezikojmë të na mohohet e tashmja!

Lista, e fshatrave arbëreshe në Sicili

Lista, është origjina e kulturës. Është pjesë e historisë së artit dhe të letërsisë”, shkruan Umbreto Eco.

Në vijim një listë e qytezave që themeluan emigrantët shqiptare që erdhen në Siçili:
Në Palermo; Contessa Entilina, Mezzojuzo, Palazzo Adriano, Piana degli Albanesi, Santa Cristina Gela.
Në Agrigento; Sant’Angelo Muxaro(Shënt’Ëngjëlli)
Në Catania; Biancavilla (Callìcari), Bronte, San Michele di Ganzaria, San Mikeli i Bagarisë por që tani kanë humbur etninë.
Në Messina; Lipari

Udhëtimet në qytezat arbëreshe janë të bukura, por jo të thjeshta për ti vizituar.

Udhëtimet në tokën arbërore janë sa të bukura, sepse të mbushin shpirtin me emozione, por nuk janë kaq të thjeshta për ti vizituar, shkak, i komunikacionit dhe i distancave midis tyre. Në vijim do të ndalem vetëm në mbresat, historikun e ngulimit arbëreshe së Contessa Entellina\ Kundisa

Nga aeroporti, Falcone Borsellino nisem në drejtimin për në qytetin e Palermos.
Mes viteve 1386-1429 një dyzinë familjesh kryesisht nga Durrësi apo nga zonat përreth, ishin vendosur në periferinë e Palermos, ku do të vendosen më vonë fshatrat arbëreshe edhe ku vepronte noteri i quajtur Antonio Bruno, që regjistroi shumë akte notarile. Të gjithë këta ishin katolikë të deklaruar. Në fakt frekuentonin kishën e Shën Nikollës. Bëhej fjalë për bërthama të vogla familjare, që kishin lënë atdheun për arsye ekonomike, por kishte edhe skllevër edhe ushtarë, që kishin mbijetuar nga betejat e përgjakshme me pushtimin osman të Durrësit edhe të Shkodrës në vitin 1300-1306 dhe kishin ardhur në këto territore.

Katedralja Martorana ose ndryshe kisha Santa Maria dell’Ammiraglio

Katedralja Martorana, ose ndryshe kisha Santa Maria dell’Ammiraglio, ndodhet në Palermo dhe është selia e famullisë së San Nicolò dei Greci (Klisha e Shën Kollit, siç e quajnë arbëreshët), e cila qëndron përbri me kishën e San Cataldo, në sheshin “Piazza Bellini”, dhe përballet me kishën e Santa Caterina d’Alessandria. Është shumë lehtë për ta gjetur, jo vetëm për famëm që ka, por eshtë pozicionuar rreth 850 metra nga stacioni hekurudhor i Palermos si edhe pranë rrugës rugës Calderai një nga më karakteristikat e Palermos.

Kisha kryen liturgjinë për Italo-Shqiptare të ritit Bizantin. Konsiderohet si një nga kishat më sygjestive me origjinë Bizantine që ekzistojnë në rajoni i Siçilisë, dhe daton që nga Mesjeta. Kjo kishë, është dëshmia e kulturës orientale fetare dhe që u mbajt edhe nga të mërguarit shqiptarë të cilët u strehuan në Siçili nën presionin e persekutimeve turke në Ballkan. Në do të shohim gjurmë të dukshme në pikturimin e ikonave, në gjuhë, në veshjet tradicionale që janë tipike për kolonitë arbëreshe në provincën e Palermos. Kjo kishë përfaqëson pikën e referimit për më shumë se 15,000 besimtarë shqiptarë të ritit Greko – Bizantin të pranishëm në Itali.

Origjina e Kishës Martorana

E ka marrë emrin nga Admirali i flotës së Roger II të Altavilla, George i Antiokisë. Një oficer sirian i kultit bizantin, në shërbim të mbretit Norman Roger II nga 1108 në 1151, e themeloi në 1143 për të falënderuar Virgjëreshën Maria në mbrojtjen që i kishte dhënë ajo gjatë gjithë viteve të kaluara në det.
E ndërtuar nga artistë orientalë sipas stilit bizantin, ajo ishte vendosur pranë manastirit Benedictine themeluar nga fisnikja Eloisa Martorana në 1194, prandaj u bë e njohur më vonë si “Santa Maria dell ‘Ammiraglio” ose i “Martorana”. Ndërtesa e shenjtë, gjatë shekujve është shkatërruar dhe restauruar disa herë, arrihet nga kulla e kambanës: një ndërtim katror i shekullit të trembëdhjetë, i hapur në pjesën e poshtme nga harqe me kolona qoshe dhe me tre rende dritaresh të mëdha të mullionuara.
– Shtrirja e kishës origjinale ishte në formën e një kryqi të gdhendur, tipik i kishave të vonë bizantine dhe në përputhje me përdorimin e synuar për kultin grek bizantin të dëshiruar nga Gjergji i Antiokisë.

– Muret janë tërësisht të mbuluara me zbukurime mozaiku bizantin me shumë rëndësi, në lidhje me ato që kanë të bëjnë me Dafnin në Atikë. Cikli madhështor i kishave të mozaikëve bizantinë është më i vjetri në Siçili
– Në qendër, katër kolona të forta mermeri të lidhura me harqe të theksuara mbështesin një tambur tetëkëndësh, me harqe të lugëta mbi të cilat vendoset kapaku gjysmësferik i kupolës.

Kisha e Martoranës është një xhevahir i vërtetë magjeps vizitorët e saj. Sapo të hyn, mahnitesh nga bukuria dhe shkëlqimi i mozaikëve të saj të artë. Dysheme polikromi me mozaikë gjenden edhe vepra të artistëve Guglielmo Borremans, Olivio Sozzi dhe Giuseppe Salerno të njohur si “i çalë i Ganci”.

Kuriozitet: Murgeshat Martorane dhe ëmbëlsirat

Kisha quhet edhe Martorana për hirë të një murgeshe Eloisa Martorana, themeluese e një manastiri Benediktine që trashëguan kishën në 1453. Pikërisht këtyre murgeshave u detyrohemi shpikjen e frutave martorana, ëmbëlsira tipike që sicilianët përdorin për të konsumuar ditën e të vdekurve. Ideja e një ëmbëlsire shumëngjyrëshe në formën e frutave u erdhi murgeshave në periudhën Norman, pas një vizite nga papa: duke mos qenë në gjendje të shërbenin fruta të freskëta sepse korrja kishte kaluar tashmë, ato, për të bërë një përshtypje të mirë filluan të gatuajnë një brum prej bajamesh ku ngjisnin frutat dhe të jepnin idenë ti vilnin, sikur të ishin të freskëta dhe, ti konsumonin

Më 7 dhjetor 1433, me privilegjin e dhënë nga Alfonso V i Aragonit dhe i konfirmuar nga Papa Eugene IV, kisha e Admiralit u caktua në përdorim të manastirit ngjitur me të. Murgeshat përdorin strukturën e re, më prestigjioze, duke braktisur vendin e adhurimit të manastirit, e duke kaluar në ritin latin.
Midis 1683 dhe 1687, për ta përshtatur atë me nevojat e ritit të ri, absida qendrore u shkatërrua dhe u zëvendësua nga një absidë e re drejtkëndëshe, e projektuar nga Paolo Amato dhe fasada jugore u shemb. Në 1740 Nicolò Palma projektoi një fasadë të re, sipas stilit barok të kohës. Në konsideratë të vlerës së lartë artistike të kishës, restaurimi i saj u krye midis 1870 dhe 1873, nën drejtimin e arkitektit Giuseppe Patricolo.
Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kisha ra në një gjendje neglizhence, pastaj nën administratën civile-komunale, deri në kthimin në adhurimin oriental në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë në emër të komunitetit shqiptar të Siçilisë nën koncesion. të Kryepeshkopatës së Palermos. Kisha mori titullin San Nicolò dei Greci pasi kisha me të njëjtin emër – që i përkiste shqiptarëve në Palermo që – u shkatërrua në Luftën e Dytë Botërore. Kështu ishte që kisha trashëgoi gjithashtu selinë e famullisë shekullore të Bizantit Italo-Shqiptar.

Arkitektura e saj është monumenti më i bukur në botë

Nuk është për t’u habitur, në 1185 udhëtari dhe tregtari Ibn Gubair në tranzit në Palermo shkruajti se “kisha e Admiralit është një nga monumentet më të bukura… Nuk ka fjalë për ta përshkruar atë dhe është e nevojshme të heshtësh, ta shijosh sepse kjo arkitekturë është monumenti më i bukur në botë”.
Sot kisha i përket Eparkisë së Piana degli Albanesi, ndjek ritin dhe traditat e Kishës bizantine Lindore, kult i futur dhe i ruajtur në Siçili nga shqiptarët që u strehuan këtu për t’i shpëtuar përndjekjeve turke.

Festat e ritit greko-bizantin

Festat e veçantë për popullsinë Arbëreshe është Theofania ose Bekimi i Ujërave më 6 Janar (Ujët e pagëzuam); festa më e rëndësishme janë Pashkët, shoqëruar me ritet shumë shpirtërore orientale të Javës së Shenjtë (Java dhe Madhe) dhe këndimi i Christos anesti-Krishti u ngjall (Krishti u ringjall). 6 Dhjetori është festa e San Nicola di Mira (Dita dhe Shën Kollit).

Ikonografia, nga ikonograf arbëresh dhe shqiptare në kishën e Martoranës

Ikona bashkëkohore, janë disa prej të cilave kryer nga ikonografi italo-shqiptar Zef Giuseppe Barone da Piana degli Albanesi (kryqi bizantin i vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, pikturuar në të dy anët) dhe të tjera punime të bëra nga ikonografi dhe mozaikisti shqiptar Josif Droboniku (që përshkruajnë dymbëdhjetë festat despotike dhe kryqëzimi i madh i altarit bizantin), i përkasin trashëgimisë së rëndësishme artistike të famullisë.

Afresku i vitit 1744 nga Olivio Sozzi, ndërsa pikturat e korit të brendshëm (të cilat mund të paraqiten pas grilave të bukura të hekurit të farkëtuar) dhe ato të pjesës fillestare të anijeve, u bënë nga Guglielmo Borremans në 1717.

Pllakë mermer në kujtim të heroit shqiptar Gjergji Kastrioti Skënderbeut

Pllakë mermer në kujtim të heroit shqiptar Gjergji Kastrioti Skënderbeut, të vendosur në kishën arbëreshe e Palermos (Shën Kolli së Arbëreshëvet në Martorana) me urdhër të arbëreshëve besnikë të Sicilisë dhe të klerit të saj bizantine në 1968.

Familja Gjika nga Himara në kishën Martorana

Anton Gjika ishte i biri i kontit Strati-Gjika, Me origjinë nga krahina e Himarës i cili në vitin 1735 me urdhër të mbretit të Napolit organizoi Regjimentin Mbretëror Maqedonas (Reggimento Real Macedone), që përbëhej nga shqiptarë dhe nga grekë që jetonin nën sundimin turk dhe venecian. Antoni, që ishte ndër ithtarët më aktivë të politikës ruse ndaj Shqipërisë dhe Greqisë, prej vitit 1777 deri në vitin 1783 shërbeu pranë legatës së Mbretërisë së Rusisë në Napoli si këshilltar i ambasadorit rus pranë Mbretërisë së dy Sicilive themelimin e Regjimentit Mbretëror Maqedonas (1735)

Jani Gjika

Përmes një pllake përkujtimore që ruhet sot në oborrin e kishës së Martoranës në Palermo, por që deri në luftën e dytë botërore ishte e vendosur në kishën e Shën Kollit të Seminarit arbëresh të Palermos, që u shkatërrua nga bombardimet gjatë luftës, mësojmë se Jani Gjika ishte nga Himara – kishte lindur në Dhërmi më 1743 – dhe se vdiq në Palermo më 1812. Viti i vdekjes së Jani Gjikës (1812) përkon me zgjidhjen – për shkak të ngushticës financiare të oborrit mbretëror – të këtij korpusi ushtark, anëtarët e të cilit u kthyen në Epir vitin e pasëm, por menjëherë mbreti Ferdinandi vendosi ta rikrijonte duke ngarkuar për këtë veprim gjeneralin anglez Richard Church, që kishte vepruar në ishujt e Eptanezit me një ushtri të tillë kundër francezëve. Ky balation ‘maqedonas’ i rindërtuar veproi deri në vitin 1820, kur u mbyll përfundimisht kjo përvojë e ushtarëve kryesisht shqiptarë epirotë në Mbretërinë e Napolit

Jani Gjika që kishte qënë Tenente colonello (nënkolonel) i Regjimentit mbretëror maqedonas, ishte i biri i Dhimitrit, vëllai i kontit Strati Gjika. Pllakën ia kushtoi i nipi, biri i së motrës, Dhimitër Leka (1779-1862), personazh shumë i njohur ndër qarqet intelektuale arbëreshe , edhe ky me origjinë nga Dhërmiu i Himarës, ‘që nënshkruhet Tenente generale (gjeneral leitnant), i cili ka qenë komandanti i fundit i regjimentit.

Udhëtimi drejt Cntessa Entellina\ Kundisa

Contesa Entellina, vendbanimi me vjeter Arbersh në territorin e Italisë
Contessa Entellina\Kundisa, si e quajnë arbëreshët ndodhet ne Sicili, ështe një nga ngulimet më të hershme arbëreshe dhe sot ka një popullsi rreth 1 742 banorë. Kundisa është pjesë e qytetit metropolitane të Palermos. Ndodhet në Luginën e Belice, në shpatet veriore të malit Genuardo dhe shtrihet në shpatin e kodrave”Brinjat” të një lartësie 571 m mbi nivelin e detit.

Legjenda apo historia?

Contessa Entellina\ Kundisa, është aq e lashtë sa duhet të rikthehemi tek Dionigi di Alicarnasso (Librr,I,Cap.42.) dhe tek poeti Silio Italico, të cilët flasin se ky territor u themelua prej Trojanëve, të cilët pas rënies së Trojës erdhën në këto troje rreth viteve 1184. Të këtij mendimi janë edhe Petavio/s i cili sipas llogarive të tij mendohet të kenë ardhur në vitin e shtatë pas ngjarjeve , i madh Virgjilio rrëfen në librin e tij të pestë tek Eneida, tek vargjet 623, ku thuhet:Septimo posto Troiane excidium iam verlitur aestas;Hic Ericis fines fralerni alque hospes Acestes
Quid proibit, muros,iacere et dare civibus urbem?.

Origjina e emrit Contessa Entellina\ Kundisa

Thuhet që Contessa Entellina\ Kundisa u themelua da Elimo apo Aceste, i cil i dha emrin e bashkshortes së tij Entella, por propabiliteti më i madh është se ky qytet u themelua nga Entello, Kapitani i Eneas, i cili u bë një qytet ky më të rëndësishmit trojano-Siculo.

Pas unifikimit të mbretërisë së Italisë, Contessa\ Kundisa për të patur territorin antik të qytetit Entellina, u quajt edhe Entellina, për tu dalluar si nga Contessa, komuna e Messinës, po ashtu edhe nga ajo e Cortona në Toscana.

Stema e Contessa Entellina\Kundisa

Stema e komunës së Kundisës prezantohet me një shqiponjë me dy krena, që mbi gjoksin e saj mban një mburojë, në brendësi të saj është një koln që mbanë një kuror, dhe në hapsirën midis dy kokave gjendet një sfinks e cila mban dy gjarprinjë në duar. Kulti i gjarpërit ka qenë pjesë e kulturës ilire.

Kurjoziete: Në vitin 1640, fshati hyri nën dominimin e familjes Colonna, për këtë edhe në qender të prazmores shikojmë një kolon. Emri “ Kontessa” \ Konteshë, iu dha qytetit për nder të konteshës së Chiusës, Caterina Cardona, ndërsa termi Entellina (nga Entella, qytet antik i Elimit) së cilës iu shtua vetëm në 1875.

Pozicioni i tij gjeografik

I shtirë në një pozicion të tillë, ku toka fertile, quhet hambari i Sicilisë, dhe e vendosur midis dy dy pikave strategjike, Rocca di Entella dhe Calatamura, mbi kuror i qëndrojnë dy kodrat “ Brinjat” Kontessa Enellina, qëndron si një zonjë fisnike, ku edhe sot përmendet, për bukurinë dhe fisnikërinë e vashave që rriten në këtë vend.
Qytetesa Contessa Entellina \ Kundiza, kufizohet nga Corleone, e cila ndodhet rreth 24 km larg, Bisacquino rreth 14 km larg, dhe ka një shtirje të gjerë, të cilën rradhitët të tretën për shtirjen e saj në Provincën e Sicilisë.

Ky territor ëshë e lagur nga lumi Ypsa, që Saracenët e shëndërruan në Belich, sot quhet Belice. I zhytur në gjyrën e artë të grurit dhe esmeralde të vreshtave. Për veren e tij ekselent flet edhe Straboni ( Libr.VI) varjetet ballkanik. Arbëreshët këtë zonë e quajnë Bagnatella e cila edhe sot, dallohet për fertilitetin e saj. Tokat e saj kanë qenë dhe janë shumë fertile. Fotoja në vijim dokumenton rrahjet e të korrave në lëmë (te lëmi) me panoramën Contessa pas saj e futur në një koreografi të mrekullueshme natyrore: kodrat e Brinjat që janë të varura që e zbukurojnë me pyje të gjelbërta!

Kur mbritën arbëreshët dhe nga cilat krahina erdhën?

Nuk gjenden dokumenta të sakta për të përcaktuar krahinat e këtyre emigrantëve ardhur në shekullin e 14-15 në Contessa Entellina\ Kundisa.

Në Vitet 1448 – siç dëshmohet nga historianët Pirri, Amico dhe Fazello, ushtarët shqiptarë, në shërbim të Mbretërisë së Dy Siçilive, ruajnë brigjet e Siçilisë, të vendosur në kështjellën e Bisiri (Mazara). 14 ushtarë, në vend që të vazhdojnë shërbimin e mercenarëve, vendosen në 1450 përreth kështjelle Calatamauto, në rrethanat Scirotta, që edhe sot mban emrin Scirotta, por që deri tani kjo pjesë është akoma e pa kompletuar.
Në vargjet e Schiro G. cituar ne faqen 5, thuhet për treqind mijë shqipatare ardhur në tokën italiane;
Po tre kijnt mije (tre qind mijë)
Ictin( ikën) çaitin deitin,
Sa tëmbajën besën.

Shënim: Për stratiotët e viti 1460 nuk ka të dhëna, dhe gjendet një hapsirë boshe midis këtij viti (1460) dhe deri në 1516, vit ky ku gjenden dokumenta mbi egzistencën e arbëreshëve në territorin e Kundizës. Në vijim foto nga albumi i fëmijëve të shkollës elementare të Kundisës nën drejtimin e mësueses Tommasa Guarino, rrëfejnë historinë.

Arbëreshët e Contessa Entellina\Kundisa një pjesë e tyre erdhën nga ishulli Andros

Në vitin 1521 arrin një valë tjetër popullsi shqipfolse, ardhur nga ishulli i Peleponezit, Andria, të cilët u sbarkuan në Messina, (Graeci tenebantur in pignus), sepse nuk kishin të ardhura për të paguar udhëtimin. Ishte Konte D. Alfonso i cili pagoi për ta, me kusht që të popullonin Kundisën. Në një Akt Noterie, 18 Shtatorit 1521 thuhet: Ata u shpenguan nga Don Alfonso Cadorna, i cili pagoi qiranë me detyrimin për të shkuar për të rritur banorët e fshatit të tij Contessa; La Mantia/Capituli su le Colonie albanesi di Sicilia, pag, 29.

Marrveshja e arbëreshëve të Kundisës me Feudalët Sicilianë

Në Kundisa njëri prej feudalëve më të medhenjë ishte Cardona, i cili kishte investuar në rrethinat Chiusa, Burgia, e Calatamauro për nevoja dhe kërkonte krahë pune, dhe për nevojat e tij thirri shumë shqiptar, si në Contessa edhe ne Serradamo. Në vitin 1516 iu jepen nga Konte Cardona Salluzio e Peralta, ftohen shqiptarët në këto toka për të punuar si edhe iu jepen me qera për nëntë vjet.

Marrveshja e 2 dhjetor 1520

Para se të skadonte afati i qerave, popullsia arbëreshe bënë marrveshje me Conte Alfonso , pronarin e tokave, e cila u acreditua ne 2 dhjetor të viti 1520, në prani të noterit Florena da Chiusa midis, Don Alfonso Cardona-Peralta dhe shqiptarëve Palumbo d’ Erme, paolo Zamadà, Luca Carnesi, Teodoro Scirò, Francesco Chisesi, Paolo Cavalcante, e Giovani Zimbandà. Midis të tjerave në këtë marrveshje thuhet që të fabrikoni edhe banesa vendqendrimi. Foto në vijim, punimi nxënësve të shkollës elementare, me tematikë “Rrëfejmë hstorinë të Kundisës .

Pronat e reja në tokat e Cardonës morën emrat e arbëreshëve

Dy Feudot Cardona dhe Serradamo u ndanë midis banorëve arbëresh, të cilët shpejt i kultivuan me pemë,vreshta dhe ullishte.
– Pronat e feudit “Cardona”
Pronat e feudit-Cardona morën menjëherë emrat e shqiptarëve si; Muricchi, Rehjezet, Brinjani, Pinzarruni, Fushëza, Pulakjidhia, Guri i Speziit, Chiarelli, Musgat, Brinjat, Giarrusi, Spanoi, Proi, Giachini.
– Pronat e Feudit “Serradamo”
Feudi i Serradamo, edhe sot mbajnë emrat që u vendosën arbereshët si; Honi, Giëmbra, Digardhet, Shën Mëria e Dhijtries-Tokia.
Po ashtu morën emra shqip;
– Rruga me e lashtë, mban emrin “ Rruga e gjatë”
– Emri “hlisha”, e cila përdoret edhe sot vetëm për kishën Nënë, ish Capella dell-Annunziata.
– Familja Franco, nga më të pasura, në të cilat sot agregohet familja Selvaggio.
– Familja Duci o Duki, një nga më të dëgjuara, sot shëndërruar në Dolce, agreguar në familjen Selvaggio.

Akti i noterit Florena di Chiusa i 14 dhjetorit 1517

Në aktin e Akti i noterit Florena di Chiusa i 14 dhjetorit 1517 do të gjejmë Mbiemrat e kryefamiljarëve shqiptarë, të cilët, në emër të të gjithë komunitetit të fshatit Contessa, nënshkruajtën aktin e qirasë për fedomat Serradamo dhe Contesse;
Palumbo d’Ermi, Giorgio Carnesi , Luca Carnesi, Giovanni Busicchi, Anastasio SCHIRO ‘, Nicola ZAMANDA’, Giovanni Busicchi, Giacomo MUSACCHI, Giovanni Caglexera, Antonio Stillichi, Nicolò Musacchi, Antonio Carnesi, Lorenzo Casesi, Giorgio Carnesi minor, Giovanni Musari, LIVANO LAROLO. ( Me shkronja të mëdha janë mbiemrat e disa familjeve që ende banojnë në Contessa sot. Disa nga emrat e tyre i gjejmë edhe sot në toponime urbane ( udha Zamandà). Udha Musacchia. Foto nga albumi i klasave elementare të shkollës së Kundisës\ fëmijët arbëreshe nën drejtimin e mësuesve Tommasa Guarino viti 1987-88 shkruan në gjuhën shqipe mbi historinë e Kundisës( Contessa Entellina)

Statistikat më të hershme
– Nën Carlo V, vitet 1516- 1554 Contessa\ Kundisa numëronte 68 shtëpi dhe mbi 500 banorë. (fonte 1/Vito Amico, Dizionario Topografico dalla Sicilia, tradotto e annotato da Giaocchino di Marzo, volumi I. Pag.350.
– Gjatë censimentit të vitit 1547, nga 98 familje që ishin të rregjistruara në Kundisë\ Contessa Entellina, rezultojnë të kombësisë shqiptare. Në testamentin e Konte Alfonso Cardona në 24 maji 1546 janë shkruar këto fjalë “ Vasali është rritur dhe shtuar me banorë të Casale di Contessa “

Casale di Contessa\ Ferma Kundisa. Gjurmë të hershme

Ferma Kundisë, kishte të njëjtën pozicion si ajo e Chiusit; në pjesën e poshtme ishte e banuar nga Terrazzani, ndërsa pjesa e sipërme quhej kështjella Baronale.
– Aktuale shtëpia e Pasquale Caruso, ishte zona ku lindi qyteza e Kundisës.
– Sot ku ndodhet kopshti i familjes së Dr Antonio Schirò, dhe vreshti i familjes Selvagio ndodhej gardhi ku rethoheshin gjedhët, kafshët e punës së feudalëve të Kundisës.

Shtëpia më e lashtë në Kundisa
Nga shtëpitë më të lashta, në fshatin Kundisë të ndërtuara me materiale dheu, gjendet vetëm një, e cila ndodhet në kopshtin e e quajtur Dottor Scirò, si edhe një tjetër shtëpi, në rrugën Rabito, pronë e familjes, Giardina Antonino dhe të lala Luka Pasqualotto.
Emrat e rrugëve
– Rruga Albania,
– rruga Alessi ( familje shqipatre, ardhur nga Palazzo Adriano).
– Kastriota
– Catalano ( familje arbërore qe eshe sot në Piana degli albanesi mbajnë këtë mbiemër)
– Clesi, Familje albanese Krie-si
– Chisesi, njëra nga familjet që firmosi marrveshjen e 2 dhjetorit 1520
– Croia, qyteti i Krujës
– Croppa, Gropa, gjak me Skenderbeun, mbiemër që tani është zhdukur.
– Cuccia, me varjantet e saj si Cuki, Cucci, nga famoljet më të hershme.
– Dorsa, familje emigruar në Amerikë.
– Files, familje e zhdukur
– Lala
– Lopes, familje shqiptare Lopa
– Musacchia, parrocco e ritit bizantin
– Pircopo , familja shqiptare Purcopu
– Skanderbegh
– Scirò, familje arbereshe
– Sciambra, familje albanese
– Zamandà, familje shqiptare por që tani është zhdukur.

Arbëreshët e ardhur ndërtuan edhe kishat për besimin e tyre

Në fermën e quajtur Casale Comitisse\Kasale Komitise (vetustate longitemporis ab incolis olim dereliktum) ishte ngritur një kishë e shenjte quajtur Annunziata. Arbëreshët e rindërtuan a greco gusto per pitture e per vima e gineceon, duke i shtuar titullin e parë atë të S. Nicolò di Mira \ shòn Nikolla . Në shek XVI, shumë shqiptarë\ arbëreshë u varrosën. Pasardhësit e tyre e prishën dhe rindërtuan një Temull më të madh. Kjo kishë është quajtur për ta edhe kisha Nënë dhe ka patur gjithmonë më përparësi. Deri më sot nuk janë të dhëna të qarta kush ishte themelues, sepse, në një dokument të viti 1404, kjo kishë egzistonte. Ajo ngrihej në pronat e Reali Diplomi del Re Martino I, në 23 gusht 1392 dhe në 15 shkurt 1398 iu akordua Casa Peralta-s. Kisha e Santissima Annunziata dhe San Nicolò di Mira është ngritur në 1520

Madonna della Favara

Kishat në territorin e Kundisës janë si karakterit latin ashtu edhe të ritit greco/bizantin ku liturgjia është greke por mund ta gjesh edhe në shqipe.
Një nga kishat më antike në Kundisa, dhe Santa Maria delle Grazie, ashtuquajtur nga arbëreshët Madonna della Favara dhe u rindërtua disi më vonë se krijimi i Casale di Contessa nga shqiptarët. Thuhet që te ky burimi u shfaq figura e Shën Mërisë dhe prandaj arbëreshët e ndërtuan aty.
Në 1698 kjo kishë e ritit bizantin i kaloi ritit latin, duke i rezervuar ritit Grek të drejtën e pronësisë në tre ditët e para të pashkëve, 15 ditën e gushtit, si edhe festën e 8 shtatorit.

Kisha e San Rocco, është kishë e ritit bizantin, themeluar nga Leonardo Mustacchia, në vitin 1600, viti i kolerës në Milano.( Chetta N. Manoscritto su le Colonie di Sicilia, pg 49)

Gjenden edhe kisha të tjera si; Kisha e Shpirtrave të Shenjtë të Purgatorit e vendosur në qendrën historike në Piazza Umberto I, ritit greco bizantino, themeluar nga Giuseppe Chetta.
Foto Chiesa rito greco SS. Annunziata.

Riti Bizantin

Më 26.10.1937-Me Bollën “Apostolica Sedes”, Papa Piu XI themelon Eparkinë e Piana degli Albanesi. Besimtarët e ritit grek të Contessa kalojnë nën juridiksionin kishtar të dioqezës së re.
Në datën 06 .09. 1754 – Me një akt të noterit Salvatore Schirò di Contessa\Kundisa nënshkruhet Marrëveshja për të drejtat dhe privilegjet e klerit grek në kishën e Madonna della Favara.
Këto privilegje bazohen në masa zyrtare dhe marrëveshje kishtare, të konfirmuara gjithashtu nga dispozitat e autoriteteve civile, nga të cilat pikat më domethënëse janë renditur më poshtë:
9 Dhjetor 1698 peshkopi i Agrigento themelon famullinë Latine në Contessa, duke u rezervuar disa të drejta klerit Grek, të cilat specifikohen në detaje në Marrëveshjen (Transaksionin) e lartpërmendur të 6 Shtator 1754 të nënshkruar nga kleri Latin dhe Grek dhe nga i njëjti Peshkop Gioeni:
* të drejtat martesore për kishën e San Nicolò, dhe të drejtën absolute të pronës së famullitarit dhe klerit grek në kishën e Maria SS. të Favara-s;
* festa kryesore e 8 shtatorit çdo vit festohet nga famullitari grek me vesper dhe procesion pa qenë në gjendje të marrë pjesë në kurat ose ndonjë nga priftërinjtë latinë.
Ky transaksion u vërtetua me një rezolutë Sovrane më 5 gusht 1845: “Mbreti Ferdinand II urdhëron që dy klerikët e Konteshës të kryejnë transaksionin e 6 shtatorit 1754, si ai, i cili kishte rezultatet më të lumtura nga respektimi i tij i vazhdueshëm”. Konfirmim i ngjashëm me “Dekreti i Kryepeshkopit të Monreale të datës 10.11.1900”.

Arkivi i famullisë Greke përbën një nga burimet më të rëndësishme dokumentare në historinë e Contessa, siç theksohet në mënyrë efektive nga Prof. Maria Colletti në tezën e saj “Kontribute të reja në histori di Contessa Entellina ”(viti akademik 1963/64 – Universiteti i Palermos).

Dokumentet e ndryshme, të këshilluara nga Maria Colletti, të depozituara pa ndonjë urdhër në një dollap në sakristi, u renditën në të njëjtin vit dhe u mblodhën në dosje sipas temave, dhe gjithçka u sistemuan me ndihmën e famullitarit Jani Di Maggio në një kabinet të ri:
19 regjistra të lindjeve, vdekjeve dhe martesave nga 1612-1908.
11 regjistra martesash nga 1637 deri në 1907);
15 regjistra të të vdekurve nga 1664 deri në 1907.
Carpetta me shënim të pasazheve nga riti latin në ritin grek.
Carpetta me dokumente mbi historinë dhe origjinën e Contessa.
8 dosje me dokumente të ndryshme (aktet, letrat, etj.)

Edhe pas themelimit të famullisë Latine (1698), deri në 1740 arkivi i tij u mbajt në famullinë Greke. Shumë dokumente u shkatërruan për shkak të neglizhimit ose pas zjarrit ndodhi në sakristi në vitin 1924. Arkivi i famullisë Latine është shqyrtuar dhe përshkruar me kujdes nga Maria Luisa Colletti në tezën e saj të diplomës “Nicolò Genovese, famullitari latin i Contessa Entella” (viti akademik 1973/74).
Dokumentet e ndryshme të konsultuara (letra, bëma, shkrime fetare, regjistra të pagëzimit, vdekjes dhe martesave, etj.), Janë kataloguar, numëruar dhe mbledhur në dosje (të renditura sipas vitit dhe sipas temës). Disa dokumente, veçanërisht interesante për historinë e famullisë dhe për historinë e Contessa, mund të gjenden në shkrime të ndryshme, të botuara ose të pabotuara, nga prifti i famullisë Nicolò Genovese. Piktura e mëposhtëme marrë në kishën nënë e ritit Bisantin.

Tempuj të tjerë fetarë

Tempuj të tjerë fetar janë Kisha e Santa Maria delle Grazie (nga shekulli i pesëmbëdhjetë, ajo u ngrit aty ku u gjet ikona e Madonës e pikturuar në një pllakë guri), kisha “Mbretëresha e Botës” e shekullit të IX-të dhe kisha rurale Odigitria, një relike e lashtë arkitektonike që i atribuohet konceptimit të shqiptarëve themelues. Kisha e vogël e Santa Rosalia i përket shekullit të tetëmbëdhjetë, e cila përbën atë listë të ndërtesave të shenjta në të cilat duhet të shtojmë Kapelën e San Calogero të vendosur në rrugën për në Sciacca, kishën e Sant’Antonio Abate në Castagnola dhe tre kishëzat e tjera , përkatësisht ato të Sant’Antonio di Padova, Madonna del Balzo dhe Kapelës së San Giuseppe humbur këndshëm në Parco delle Rimembranze, si edhe Kishës e së Maria Santissima della Favara dhe Abacisë së Santa Maria del Bosco di Calatamauro për liturgji, ku masat dhe homilitë respektojnë fuqishëm rregullin latin dhe për këtë arsye edhe besimin katolik.

Kuriozitet; Gara midis latinve dhe bizantinve, në festën e Madonnës së Favara

Shumë arbëresh më rrëfejnë se Gjatë ceremonisë së kësaj feste midis besimit latin dhe atyre të greco bizantin bëhet një garë se kush do ta mbajë më tepër gjatë proçesionit statujën e Shën Mëriisë së favarës. Kushti është Kush lodhet më shpejt tërhiqet.
Në këtë festë, janë pjesëmarrës si popullsia e ritit bzantin ashtu edhe ajo e riti latin, të cilët mbajnë mbi shpatulla statujën e rëndë të Shën Mërisë, duke bërë një garë midis tyre.

Grupi është i përbërë prej 76 persona. Nuk merr pjesë kushdo, por jepet mundësia që nëse dikush do të lejë vendin e tij me kusht; vetëm për pak hapa, dhe që të ketë një motiv të vlefshëm për të bërë këtë akt.
Ngjitjet dhe zbritjet me Shën Mërinë mbi supe zgjasin rreth 7-8 herë ngjitje dhe ulje gjatë proëesionit, në trajtën e e një udhe në të përpjetme midis rrugës së qëndrës së Kundisës dhe kishës.

Kush tërhiqet i pari humbet

Rrëfehet, që gjatë kësaj ceremonie krijohen kontraste të forta, përlerleshje midis latinve dhe ritit grek aq sa edhe gjakosen, por të nesërmen bëjnë paqe, bashkohen të gjithë së bashkë dhe shtrojnë tavolinat duke festuar së bashku në një restorant.
Madonna della Favara,pjesa e saj artistike
Pjesa e saj e ndërtuar është ndërtuar në 1838, duke tërhequr vëmendjen për katër basoreliefet që zbukurojnë të katër anët e bazës: Annunziata, Ngjitja, Vizita e Santa Elisabetta Sponsalizio.

Kisha e vogël kushtuar Madonna del Balzo

Kjo kishë, është nga më të hershme dhe ndodhet në via S. Nicolò, rrethi i Cabina. Më 14 gusht, klerikët dhe besimtarët e ritit grek, pas Officiatura e Vespero në kishën e Madonna della Favara, shkojnë për të kënduar një pjesë të “Paraclisis” në këtë kishëz.

Rocca Entellina
Arbëreshët e Kundisës janë krenar për territorin ku u vendosën.
Nga ky qytet i Troiës, nuk ngel asgjë përveç emrit dhe historisë së saj, ku Cicerone, e përmend atë në Verrine. Ngjarjet e ndodhura në udhën “Carrozzata” dhe që një herë e një kohë do të ishte shtruar me kalldrëma.
Nuk harrojë kurrë vizitën në territorin e në Rocca Entellina.

Ky qytet antik nuk është larg nga qendra rreth 6 km, dhe dallohet për krenarinë e tij që qëndron si një shkëmb i pa lëvizur në shekuj. Ishte vështirë për të shkuar nëse, Avokati Raviotta nuk do më propozonte këtë dëshirë pasi më lexoi në sy. Them të drejtën nuk e prisja, sepse edhe ora i tij biologjike në një ditë vere korriku, nuk të lejon të spostohesh, në këto zona ku edhe temperatura ato ditë arrinte 38 grad, por zoti Raviotta kur flitet për arbëreshet, është i pa kursyer. Pasioni dhe dashuria për Kundisën për të vjen në planë të parë.

Me makinën nisemi drejt Rocca Entellina.

Kjo zonë ka një bukuri natyrore, që u ngjajnë atyre pikturave impresioniste, ku tokat fertile, kishin marrë ngjyre të artë për shkak të grurit të korrur. Në këto zona janë me tepr territore se sa qendra. Lëmë pas disa qendra bujqësore si zonën Bagnatella, Roccella etje. Në Rocca Entellina gjenden si ujëra termale ashtu edhe ujra të kripura.

Ne ngjitemi në një rrugë ku gjendet azienda më e madhe bujqësore Colletti.
Aty gjetëm edhe kryepastorin. Në bri të saj ishte një strukturë mbushur me vegla pune bujqësore antike. Në bashkpunim me shoqatën Nicola Chetta, i drejtuar nga z. Raviota po punohej për inagurimin i një muze me veglat bujqësore.

Në majën e Rocca Entellinës

Ngjitja Ishte shumë emicionant. Çdo gjë dukej sikur ta kishe në pëllëmbë të dorës. Përballë tej skenari më i bukur i ngjyrave, jeshile, i florinjtë, dhe blu . Përqark madhështia shkëmbore të jepte atë ndjesi që çdo gjë lind dhe vdes, por ajo që mbetet është Historia. Janë këta gurë që flasin luftrat punike, aty janë gjurmët e Kapitenin Timoleonte, si edhe rrjedhin jehonat e karatgjenasve në afërsi të një dege të lumit Belice, quajtur Crimiso. Rrëfehet që popullsia e Contessa Entellina, përballoi Cartagjenasit, falë këtij pozicioni stategjik si edhe kushteve atmosferike, ku kartagjenasit ishin përballur me shiun e rrëmbyeshëm dhe fortunën ndërsa kontesiotët ishin në anë të kundërt të rrebeshit, dhe fitorja bëri që të ishte në favor të tyre.
Në foto, mbetje arkeologjike të Rocca Entellina.

Kalivja

Kalivet ishin shëpitë e para që ndërtonin arbëreshët. Ndërtoheshin prej kashte, dhe që herë pas herë i rindërtonin në vende të ndryshme, shkak kjo për mungesë mundësie pronësie.
Në hyrje të Rocca Entellina,ishte një punishte blektorie “Colletti”, dhe jo shumë distante ishte vendosur një Kalive antike dhe vazhdimisht në riskostruktim. Qëndronte në rrëzë të Rocca Enetllina, dhe e tillë ishte akoma shumë sygjestive. (Falenderoj z.Raviotta që më solli me makinën e tij deri këtu dhe jo vetëm por edhe për këtë bërë me shume kujdes e durim nga ana e tij, duke konsideruar faktin si mosha, teknologjia si edhe koha me diell në një ditë korriku në Sicili)

Cozzo Finocchio, të cilët arbëreshët e quajnë Rahj Mbrait

Ndërsa kthehemi për në qëndër së bashku me z. Raviotta Calogero kalojme tek fraksioni i Kundisës, “Cozzo Finocchio” të cilët arbëreshët e quajnë “Rahj Mbrait”.

Në këtë fraksion të Kundisës ndodhet edhe shtëpia e z. Calogero Raviottës.
Ndërsa ishim duke u kthuer në qendrën e qytezës, z. Calogero ndalon më thotë shikohe këtë tabelë. Jo distant nga këtu është shtëpia ime ku u linda dhe u rrita. Tani jetoj në Milano, jam trasferuar atje shumë herët, dhe çdo vit që kthehem për pushime tek kjo tokë, tek këto rrënjë, por malli më ka bërë të shkruaj disa vargje tokës sime. Me vëshrimin me ata sy disi të njomë, nis edhe shpreh vargjet në vijim

Vemi Te Rahj Mbrait- Andiamo A Cozzo Finocchio

Vemi, na vemi,
vemi te Rahj Mbrait,
atjé na kemi-
stisur një shpi.-

Vemi Te rahj mbrait,-Andiamo a Cozzo Finocchio,
atjé na rrimi nga ditë,,
zogatë me haré,
këndojën nga një folé.
Vemi, na vemi,

Vemi, na vemi,…-
Atjé te dita bën vapë,
atjé djelli ngrohë çarren, (djelli ngroh çdo gjë)
te nata hënza e bardhë
të qeshë kur ti e varren.( ti qesh kur e vëren)
Vemi, na vemi,…

Te kopshti jan shum shërbise,
çë nga ditë vet’e mbledhë-
e te triesa qellë- ( e i sjellë në tryezë)
shumë kungull e karcavec.
Vemi, na vemi,… është ky refreni që kthehet në nostalgji dhe të bren kur je larg nga ky vend- përfundon zoti Calogero Raviotta.

Calogero Raviotta

Calogero Raviotta ka lindur në Kundisë më 1941. Shkollën fillore e ka bërë në Mezzojuso, ndërsa gjimnasin në Grottaferrata ( Romë). Ka mbaruar studimet e larta për Inxhinier ndërtimi dhe Jurisprudencën. Ka punuar si funksionar të Këshillit Nacional për kërkimet në Milano, pranë Istitutit Qëndror dhe Teknologjik të ndërtimeve.
Zoti Ravviota, sot është një nga studiuesit më në zë të kulturuës arbëreshe në Kundisa. Organizator i shumë kongreseve, takime apo ekspozitave të botës arbëreshe.
Ai është president i Shoqatës Nicola Chetta” që prej vitit 1982.
Zoti Raviotta është themelues dhe animator kulturor i ritit bizantin në Milano dhe për rreth 40 vjet. Shumë shkrime të tij si në gjuhën italiane ashtu edhe në varjantin shqip, janë publikuar në revista të ndryshme si “Lidhja”, “ Katundi ynë”, bollrtino della badia Greca di Grottaferrata , “La voce di Sambuca” të Sicilisë etje. Në 2008 shkruan tekste dhe publikime “ Origini e storia di Contessa Entellina”.
Zoti Raviotta rrëfen:

– Familja Raviotta ka qenë e pranishme në Contessa për 400 vjet (mbiemri origjinal grek Rodiotis, domethënë, një banor i Rodosit, i Sicilianizuar fillimisht në Rodioto dhe më pas në Raviotta). Unë kam një pemë geanologike me këtë mbiemër. Ja disa prej tyre; Joanne Raviotta shfaqet që në vitin 1620 në regjistrat e pagëzimit të Kishës Greke, djali i Nicolò raportuar në zbulimet e 1623 Contessa (lista e banorëve dhe taksave): “Raviotta Nicolò, kryetari i familjes, gruaja Brasa, Giovanni djali dy vjeç, vajza Caterina , Bija e jetës. Raviotta Nicolò ka këto pasuri: lopë, vresht, shtëpi, pelë “(nxjerrë nga Arkivi Shtetëror i Palermos) –
Ndër Raviotta që mbetën në kujtesën popullore, shumë prej të cilëve më kanë treguar për përvojat personale, Giuseppe (1851-193), roje bashkie dhe vëllain e tij Calogero (i njohur Don Kalloj), mësues dhe gjykatës pajtues, i njohur “Libri i Artë” i ushtarëve të panumërt që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore. Don Kalloj (1870 – 1939) mbahet mend veçanërisht si bibliotekar nga viti 1902 deri në vitin 1932: ai mbikëqyri konstituimin dhe organizimin e Bibliotekës Komunale: rregullimin dhe klasifikimin (Klasa, Kategoria dhe Ndarja) e afërsisht 2500 vëllimeve të “S. Maria Book Fund”. del Bosco ”
Pastaj më demostron këtë foto të viti 1945. Kjo foto është fam Raviotta në Serradamo, në kohën e qershive.Në foto ështe Giuseppe në Garbagnate që tani 90 vjetsh, Gjyshi i bekuar me nipërit e mbesat e tij, të cilët mbajnë emrin e tij.. Ai në mes pemëve jam unë-përfundon Raviotta

Pasaj zoti Raviotta më demostron edhe këtë foto; Don Kalloj me gruan e tij Ragusa Anna. Ai ishte një mësues i Contessa Entellina\Kundisa. Një figurë shumë e rëndësishme dhe e respektuar për epokën që jetoi.

Contessa Entellina\ Kundiza, është një terren ferile dhe me shume vaska ku pijnë ujë kafshët e punës
Fontane e vegjetacion
Kush viziton Kundisën do të shohim antike burimesh si Canale, Giarusso, Favara, furnizuar nga purimi me ujin e pishëm Coco. Gjenden tete burime, si edhe nje vaskë uji që shërben për pirje uji të kafshëve në hyrje të qytezës.Shumë vaska ishin shekullore. Këto toka kanë ushqyer popullsi të këtyre trojeve. Kundisa, konsiderohet hambar i Siciljes.

Kundisa ka edhe disa fraksione, feudo të ndryshme, si: Piano Cavaliere, Roccella, Castagnola, Pizzillo. Janë hapsira dhe territore agrare, dhe që vura re se në këto territor ishin krijuar vaska uji ku pinin kafshët e punës.

Panairi i 9 shtatorit
Në Kundisë, rrëfen z Calogero kemi edhe panairin. Tregu i panairit zhvillohet që për shekuj në Contessa në datën 9 Shtator, Kjo është një ngjarje e rëndësishme si për blerjen e sendeve shtëpiake, veshjeve, punimet me argjilë, mjeteve baritore si edhe për shitjen e kafshëve (bagëti, kuaj, etj.).
Një treg i ngjashëm u zhvillua në 8 maj nga 1845, kur u krijua dhe u konsiderua i rëndësishëm edhe për vendet fqinje sepse i pari panair për sezonin e verës.
Tregu u zhvillua në rrethin Giarrusso, për mallra në rrugët urbane, ndërsa kafshët dhe tufat u ndalën në kodrën e sipërme Brinjat, ku për shekuj me radhë ishte përdorur lirisht për kullotje.
Këtë vit pandemia ka pezulluar këto dy takime dhe shpresohet që ato të rikthehen vitin e ardhshëm. Foto, Erashka prej kashte, bërë për zonjat, pranë aziendës Colletti

Jo më larg se tre km nga qendra e Contessa Entellina\ Kundisa, gjendet një vend tjetër po aq historik edhe krenar sa Rocca Entellina, kështjella e Kalatamauro-s. Vizitoj këtë vend që emozionon sapo hynë në brendësi të saj.
Fortesa ka formën e një piramide trekëndore dhe e lartë 763 m, ku nga të gjitha anët e saj është vështirë të ngjitesh. Nga ajo lartësi duket çdo gjë në pëllëmbë të dorës. Sot shohim gjurmët e e një çisterne, e cila është ruajtur mjaft mirë.
Origjina e emrit, Calatamauro. Fortesa është greke, dhe jo arabe.
Emri i fortesës ishte Marv-Marvu-Mauro, ku Saraçent i shtuan prapashtesën Calat, që do të thoshte mali i Fortesës. Historianët demostrojnë që kjo fortesë, nuk është arabe, por greke.
Një herë e në një kohë këto udhë ishin të banuara nga Scirotta e di Venera.

Në 1888 u zbulua një Necropoli, u zbuluan vazo Epiri di terra cotta, me dinzenjo, monedha të luftrave punike, si edhe shkrime me alfabet grek. Kjo kështjellë pas kështjellës së Angioinve, u la në mëshirën e fatit. ( Fonte Schierò Atanasio- Antico castello di Calatamauro,)
Shënim; Viti 1462-Disa ushtarë shqiptarë me shërbim në Bisir largohen nga Contessa\ Kundisa për të shkuar dhe mbrojtur Shqipërinë e pushtuar nga ottomanët.

Castello Vaccarizzo/ Kështjella Vakarico. E ashtuquajtura “Mero e Misto Impero”
Rreth tre km distante nga qëndra e Kundisës, ndodhet një tjetër kështjellë, ajo e Vakaricios. Ndësrsa përshkojmë Santa Margarita do të gjendemi në territorin më latifondist të Siciljes, Vaccarizzo, i cili deri në kohët e mesjetës, krijuan feudalët më të mëdhenjtë të kohës që në Kundisa\ Contessa Entellina ushtruan të ashtuquajturën “Mero e Misto Impero” . Në 7 janar 1678 dominuesi feudal u bë Baroni Giovan Stefano Oneta. Baronia ishte e ndare në 18 tenute, ku secila dhe sot mban emrat e tyre edhe pse feudalizmi u hoq dhe pronat që nga 1819 u bënë të lira. Foto Vallata di Vaccarizzo e Rocca di Entella.

Masseria Vaccarizzo\ Feudo Vakarico
Në këtë territor gjejmë “Masseria Vaccarizzo”, një feudo e cila që nga shekulli i 16-të është zhvilluar përreth një kulle katërkëndëshe nga epoka mesjetare. Brenda fermës, disa mjete dhe makineri dëshmojnë për kujdesin e rezervuar për shumë vite e deri tani në kultivimin e hardhive, fermentimin e rrushit në mënyrë që të prodhonin verë të shkëlqyeshme lokale, dhe jo vetëm por dhe shtypjen e ullinjve për prodhimin e vajit vendas shumë të mirë. Sot struktura është shpallur një zonë me interes historik dhe etnik-antropologjik.
Kompleksi monumental të S. Maria del Bosco
Abati i Santa Maria del Bosco, shek. XIII.

Duke kaluar nëpër fushat e feudulve të Serradamo-s ndalon disa disa herë për të admiruar panoramën e mbrekullueshme që rrethon, dhe në veçanti kompleksin monumental të S. Maria del Bosco.
Ky kompleks, me një stil elegant, i cili ishte një manastir, dhe që mban brenda vetes kishën Santa Maria del Bosco. Kjo Strukturë është vendosur në një lartësi 837 metra mbi nivelin e detit dhe ka origjinë eremite ( Romitorio). Siç na referon studiuesi i kohës Amico, në “Sicilia Sacra”, Pirri, thuhet që Mbreti Federico II themeloi këtë Manastir, ndërsa Federico III e furi në funksion.
Tabulatat me pergamenat e shekullit XIII që u gjenden në këtë Manastir, janë në Arkivin e Shtetit.
Këtij manastiri u shtuan pjesë në vitet 1583, kur popullsia arbëreshe ishte në këto troje, dhe përfundoi në 1646. Ndërsa kisha përfundoi në 1757. Kjo është kapella e vetme me një murrizë, me kryqin latin. Emanuele Giovano da Contessa, që ishtë një Benedittino dhuroi 700 onze për kostriktimin e kapellës(Fonte, Chetta ,N.Op.Cit, fq 207.)
Kambana, ka formën e një piramide të rregullt, dhe e larte 34. Në 1887 u dëmtua nga një vetëtimë, sot është e rikuperuar një pjesë.
Manastiri ka dy kiostra të njëjta, me 36 kolona guri, nga gurorja Muzita. Në qëndër çdo kjostër ka nga një shatërvan. Struktura ka rreth 107 metra shkallë gjatëtesi, pesë metra të gjera. Ka një portë shumë të bukur dhe me vlerë të lart, që i përket shekullit të XV. Gjendet një bust mermeri, e cila ështe e Elenora e Arogonës, dhe vepra që u morën dhe u vendosën në R. Muzeo të Palermos.
Në këtë manastir qëndruan Beneditini në vitet 1318 deri 1500 dhe në 1784 olivetani deri kur doli urdheri fetar Agostinian që në 2 qershor 1794-Me masë mbretërore manastiri i S. Maria del Bosco u caktohet Etërve Augustinian.

Sot, ky Manastir me përjashtim të dhomës ku është kisha, pjesa tjetër është pronë private e një familje Inglese-Ferrantili që gëzon respekt.
Kisha i përketë R. Demano deh Ministria i kanë dhënë një susidio vjetor, për kultin e ushtruar nga priftërinjtë Agostinian.

Portreti i Eleonora d’Aragona

Portreti i Eleonora d’Aragona është një skulpturë prej mermeri (lartësi 50 cm), e bërë nga Francesco Laurana rreth vitit 1468 dhe e mbajtur në galerinë rajonale të Palazzo Abatellis në Palermo.

Busti vjen nga varri i Eleonora d’Aragona, konteshë e Caltabellotta dhe pronar i feudeve të Calatamauro, i cili vdiq në 1405, e vendosur në abacinë e Santa Maria del Bosco në Contessa Entellina.
Prandaj është një portret pas vdekjes. Në Louvre ka një bust shumë të ngjashëm të një princeshe.
Ne jemi duke punuar në një projekt- thotë Raviotta Calogero, për të sjellë historinë e personazhit dhe veprën e artit që e portretizon atë përsëri në qytetin tonë.

Emigrazioni, në Luisiana është një Arbëri e vogël

Në komunën e Contessa Entellina\ Kundisa filloi në vitin 1861. Sipas statistikave më tepër se tre mijë kontesiotë emigruan në Amerikën e Veriut. Në New-Orlans, në shtetin e Lusianës është folur arbërisht, ku ata krijuan edhe një qëndër të beneficence të quajtur Contessa Entellina.
Në 1861 Bandën Muzikore “Contessa Entellina”, e vetmja në SHBA që përbëhej nga emigrantë që flisnin shqip.
Për rreth 150 vjet, Contessa është bërë një vend i eksodit të madh, ku shumë prej banorëve të saj, emigruan në kontinentin Amerikan (si në shtetet e Veriut dhe të Jugut), në shumë vende të Evropës Perëndimore si edhe në rajone të ndryshme të Veriut të -Italisë.
Midis italianëve të shumtë që emigruan në SHBA (gati 5 milion) midis 1880 dhe 1920, rreth 2000 ishin nga Kundisa , të cilat u vendosën kryesisht në New Orleans, më 8 Shtator 1886 ata themeluan Shoqërinë Bamirëse “Contessa Entellina”. Shoqëria e Bamirësisë (Shoqëria Contessa Entellina) në New Orleans. Në vitet në vijim, pjesë e kësaj Shoqate, themeluan grupe muzikantësh të panumërt si dhe Bandën Muzikore “Contessa Entellina”, e vetmja në SHBA që përbëhej nga emigrantë që flisnin shqip.
Bandat muzikore
Ndër anëtarët më të njohur të bandave muzikore: Peter Percopo, Rosario Schilleci, Jacob Sciambra, Victor Schilleci dhe Luca Schirò.
Disa banderë u bënë të njohur si muzikantë të xhazit: Jacob Sciambra (ai mund të luante, klarinetë, sax, piano dhe flaut), i quajtur “Putti” (thes) dhe Luca Schirò, i quajtur “Nastril” (vrima e hundës) për hundën e madhe. Ata luanin me Irving Prestopinick-un e famshëm të quajtur Fazola ose Faz.
“Band Contessa Entellina” u shpërbë në 1961.

Mafia rurale

“Il vecchio mafioso contadino aveva costumi
austeri.
Il mafioso urbano di oggi si è adeguato ai
canoni del mondo moderno”.
Giovanni Falcone

Të rinjtë e Contessa dinë pak ose aspak për Prof. Blok. Vetëm ata që janë të paktën gjashtëdhjetë sot e njihnin studentin shumë të ri holandez i cili në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të njëzetë endeshin nëpër territorin komunal për të intervistuar barinj, fermerë, punëtorë, pronarë të pasur tokash dhe disa figura të tjera që ekzistonin në vendin tonë në atë kohë . Ato ishin vite në të cilat të paktën 90, ose ndoshta 95%, e popullsisë jetonin në bujqësi. Ai student, të cilin të gjithë në Contessa e quanin holandez, kreu një studim, një hulumtim në terren, mbi shoqërinë fshatare, mbi sjelljet shoqërore të komunitetit, mbi marrëdhëniet socio-ekonomike midis figurave që ekzistonin në atë lloj shoqërie, të cilat, në të vërtetë, ende në shekullit të njëzetë nuk ndryshoi shumë nga ai i shekujve të mëparshëm; padyshim përveç aspekteve institucionale dhe ndarjes së latifundiumit (vetëm një dekadë më parë) (reforma agrare).
Anton Blok, autor i eseve të shumta mbi banditizmin në Hollandë të shekullit të 18-të, i cili i kushtoi vëmendjen e tij Siçilisë duke kaluar tridhjetë muaj atje midis 1961 dhe periudhës midis 1965 dhe 1967.
Ishte ajo periudhë në të cilën kronikat italiane shpesh ofronin lajme në lidhje me grindjen mafioze të Corleone, në vitet e pohimit përfundimtar të klanit të Luciano Liggio mbi atë të Michele Navarra, i vrarë në 1958Në parathënien e esesë së Blok në 1998 do të kthehej në Contessa Entellina për t’u bërë qytetari i saj i nderit. .(Në foto, Anton Blok, cittadino onorario di Contessa Entellina\Kundisa Convegno di Gorizia, maj 2013)

Sociologu amerikan Charles Tilly shkruajti që antropologu kishte bërë “një shkrirje midis jetës reale, të vëzhguar me pjesëmarrje dhe proceseve të mëdha, të hetuara në mënyrë depërtuese “.
“Karakteristika qendrore e mafies, sipas Blok – vazhdon parathënia e Tilly – qëndron në përdorimin privat të dhunës së paligjshme si një instrument për kontrollimin e sferave publike … Rëndësia strategjike e lidhjeve vertikale mbrojtës-klient, të cilat karakterizonin marrëdhëniet e fshatarëve me sipërmarrës dhe pronarë të ndryshëm të tokave, parandaloi formimin e solidaritetit të gjerë horizontal midis punëtorëve. Sistemi në tërësi e bëri të kushtueshme dhe madje të rrezikshme krijimin e kontakteve me fshatra të tjerë dhe struktura të tjera të pushtetit. Derisa emigracioni nuk ishte i përhapur dhe mbrojtja e shtetit e pasigurt, popullsia rurale mbeti e ekspozuar ndaj shfrytëzimit më intensiv … “.
Një lexim i esesë ende ofron një analizë të vlefshme të kushteve ekonomike dhe shoqërore në të cilat e ashtuquajtura “mafia rurale” imponoi rregullat e saj brenda komuniteteve siciliane: një bazë e fuqisë mbi të cilën bandat dhe bosët do të shtrijnë më pas ato gjithashtu ndikojnë në pallatet e politikës rajonale dhe kombëtare. (Fotoja e mësipërme dhe titulli që shoqëron këtë fotografi nga Blok tregon në dy personazhet e portretizuar “ex gabelloti gjatë pushimit të shirjes”.

Shënim: Anton Blok shkroi disa ese mbi “Mafia në një fshat siçilian 1860-1960, sipërmarrës, fshatarë, të dhunshëm” u botua në 1974 në Nju Jork nga antropologu Hollandez Anton Blok (në Itali u botua nga Einaudi, 12 vjet më vonë), dhe është ende sot pothuajse unik në prodhimin e gjerë të eseve mbi mafian; në fakt, autori i saj e përfundoi atë duke analizuar fenomenin mafioz “nga brenda”, jo duke u nisur nga dokumentacioni gazetaresk ose dokumentet gjyqësore, por nga vëzhgimi i përditshëm i sjelljes dhe jetës së marrëdhënieve të një komuniteti të vogël në Siçilinë perëndimore. Blok frekuenton qytezën Contessa Entellina\ Kundisa, ku është dhënë çmimi si qytetar nderi i kësaj qyteze.

Dy ura mesjetare (fotografi bashkëngjitur) janë veçanërisht të rëndësishme, teknika origjinale e ndërtimit e të cilave lejon që pas shumë shekujsh të mund t’i admironi ato sot: ura e vjetër mbi Përroi Chiarello në veri të qytetit

Ura në rrethin Donna Fugata, mbi rrjedhën Senore, e cila shënon kufirin e territorit Contessa nga territori i S. Margherita Belice……..

Mbi kërkimet mbi kostumet arbëreshe të Kundisës janë bërë shumë kërkime por vetëm disa prej tyre kanë dhënë një kontributë të madh. Le të përmendim këtu Rosa Cuccia Genevose, si edhe mësuesit Tommasa Guerin me kolegen e saj Giuseppina Cuccia, papas Nino Cuccia etj.

Isha ulur pranë një bari tek sheshi Umberto I duke marrë informacione mbi arbëreshët e Kuntizës, ku ndodhet edhe shtpia Genovese, një nga familjet më me zë në Kundisë. Më thonë që familja e saj ka në përdorim një arkiv privat ku flitet për një kostum Kundisës së vitit 1717. Familja është trasferuar, por dikush më thotë që ka ardhur Vajza e Rosa Cuccia Genovese, e quajtur Maria, me profesion avokate, banuese në Veri të Italisë,e cila nuk harronte rrënjët e saj dhe zbriste do vit në Kundisë.
Një prej arbëreshëve Spera Francesco, kishte numrin e telefonit të saj dhe kështu u lidhem menjëherë me zonjën Maria Cuccia. Më bëri përshtypje disponibiliteti i saj, gadishmëria për të bashkëpunuar.
Ishte jashtë qendrës, dhe përgjigja e saj ishte: Per 10 minuta jam aty.
Na gjen tek sheshi dhe me buzën në gaz. Na përshëndet, në vështrimin e saj ishte dashuria e gjakut të shprishur, krenaria e të qenit arbëresh, dhe më furnizon me materiale që familja e saj ruante në arkiv.

Bejmë disa foto të dorëshkrimeve që dispononin. Jena traktate noterile, dokumenta të Corte civile të Kundisës, dokumenta të cilat i përkasin viteve nga 1615 deri në vitet 1800. Janë të ruajtura me shume kujdes dhe të lexueshme. Na jep librin që nëna e saj kishte shkruar dhe komentuar dhe pershëndetemi që të dali një libër në gjuhën shqipe mbi Kundisën që ne banorët ta kemi në komodinat tona.

Shfeltojmë materialet
Më tërheq kapitulli Marrveshjet e Martesës (Capituli matrimoniali).
Midis shumë marrveshjeve ishte edhe një akt që i përket martesës Rosalia Musacchia, 16 vjeçe, vajza legitime e Teodoro e Geltrude Musacchia nga njëra anë dhe Pietro Macaluso, bir legjitim i Giovanni dhe Caterina Macaluso, dhe mban datën 23 janar 1706. Gjithësej janë 5 fletë, dhe preëizohet që martesa do të zhvillohet “ alla greca grecaria” shprehje kjo që spjegohet me një instrument dhënë në aktin 1717: secundum morem, rithum ed consuetudines greco rum seuverius, secundum leges et iura communia vulgariter dicta alla greca grecaria”

Një akt tjetër akt ku flitet në mënyrë të qart për një martesë “ more graecorum” me detaje dhe informacione mbi kostumin e Kundisës është ai i vitit 1719.Dokumenti në fjalë, ndryshe nga dokumentat shkruar në latinisht sipas rregullave notarile, ështe përpiluar prej familjarëve të nuses dhe dhëndrit, ku shprehet qart edhe mënyra e tyre të të qenit, të vepruarit si edhe të menduarit, si edhe martesa “alla greca grecaria” dhe kontrata ishte e bërë midis dhendrit dhe babait të nuses.

Paja martesore e viti 1719

8 funde; nga të cilat 3 prej tyre të qendisura me ar, ndërsa 5 të tjera të përditshme
3 cajuli Një e qëndisur, dhe 2 të tjera me tesut kadife dhe garnitur kremi
2 palë mëngë; një palë kadife dhe një palë me lesh.
2 sqepi me garnitur të punur me fije ari të hollë
1 vello puro mëndafshi dhe punuar me fije të hollë floriri.
2 breza të qendisura dhe me një togëz argjendi
2 fodette ( fustane, pelerina) njëra me me copë të hollë dhe tjetra e përditshme leshi
Për sa i përket acesorit të fundit që janë Fodetta, shprehur në djalektin sicilian, e cila kompeton garderpën e gruas arbëreshe dhe është baze e garderopës dimërore. Në rastet gala vishej fundi me shumë pala, i gjerë disi i fryrë. “Vestito di panna” i përket periudhës së rinashimentale

Flitet për një martese, me tesute të çmuara, me ar e argjend, me dekorime por edhe me një madheshti aktit të martesës, ku martesa duhet të tregojë ragun e lart, krenari dhe mirqenie por edhe shkëlqim, martesa këto që edhe sot janë karakteristik e popullit arbëror.

Jo më kot nënat arbëreshe të Kundisës uronin:

“Vafshë e veshur si Ulliri e qiparisi”
Nëna e nuses uron vajzën e saj me këto fjalë:
Shtofshë e burofshë sa rërë ka dejti e sa illëzja (yje) ka qiellia( qielli)
Ky urim ishte urim i trashgimnisë, për të qenë fertile e të shtojë farë e fisin arbëror, që kjo farë mos të zhduket.

Ndërsa cifti i sapo martuar kalon nëpër rrugë, disa fëmijë tundin “ flammeli” (tip flamujsh), dhe hedhin në rrugën që ata përshkruajnë kripë dhe e bukë, veprim që e shoqërojnë me këto fjalë:
Ju buroftë e mira si buka e si kripa.
Shprehje ku përmbledh kodin moral të asaj kohe dhe shoqërie. Kjo derë e re që po hapet ti degjohet zëri i mirë, “Fama dhe voce” . Në vijim kostum i grave i veshur në 1800 në Contessa Entellina,( kolleksione Private) burim Rosa Cuccia Genovese

Kostumi i burrave
Si në shumë krahinat e Kalabrisë ku kostumi i burrave nuk është njohur, në Kundisë kërkuesja e botës arbëreshe e R. C. Genovese, na njeh në arkivin e saj me një analoge “ giambra in sete verde”, qendisur me flori dhe i përket viti 1840. Kostum ky përdorur në Contessa Entellina.
Në vijim analogu i kostumit lartpërmendur.

Nga mesuesja Tommasa Guarino mësojmë se një tjetër studiues që u interesua mbi kërkimet e kostumeve arbëreshe të Contessa Entellina\ Kundisa ishte edhe papas Nino Cuccia, i cili interpellon që kostumi më antik i Kundisës është e Familje Mulè, të cilët deri në fillim të shekullit XX ishin në Kundisë dhe më vonë u trasferuan në Palermo. Por deri më sot nuk gjenden gjurmë të kësaj familje në Palermo. Nga kërkimet që janë bërë nuk janë gjetur gjurmë të kostumit të Kundisës para shek të XX.

Në vitin 1937 vjen në Contessa Entellina\Kundisa, suor Giuliana Cusimano nga Piana degli albanesi dhe i lind dëshira që të krijoi një kostum arbëresh dhe si rrjedhoi krijuan edeh disa familje të tjera njò prej tyre kishte edhe Filomena Cuccia . Thuhet që kostumin më të heshme i viti 1935 ka qenë veshur nga zonja Vita Lo Iacono , e cila ishte e njejtë me atë të Piana degli Albanesi. Imitime të tilla vazhduan të krijonin rreth viteve 50.

Kostumi realizuar në 1970\1990

Në vitin shkollor 1978\79 mësueset e shkollës elementare Gjergj Kastrioti; Cuccia Giuseppina dhe Guarino Tommasa marrin një nismë të krijonin kostumin e Kundisës. Qëllimi ishte të rizgjonin identitetin. Kështu fillojnë kërkimet, duke iu rikthyer sunduqeve, por edhe duke bërë kërkime në terren. U morën shumë informacione nga të moshuarit e asaj kohe se çfar ruanin në kujtesën e tyre.

Tommasa, na thotë që shkak për krijimin e kostumit ishte jo vetëm ideja e ringjalljes së etnisë arbëreshe, ruajtja errënjëve, por sa herë që shikoja një foto ku gjyshja ime ishte e veshur me një kostum, të cilin akoma e ruaj në sunduk, më shtynte kurioziteti por edhe një detyrim moral, që ne si komunitet të kishim kostumin tonë si pjesa tjetër e arbëreshëve të Italisë. Kostumi në fjalë ishte një veshje fundi i viteve 1800.

Fustani ishte ngjyrë vjollcë e celur, me një garnitur dhe një tantellë, brënda në sunduk kishte një “ korse- corpetto” shumë aderente, me të njejtën ngjyrë të cilën gjyshja ime e vishte në raste të veçanta.
Kërkimet për krijimin e kostumit u bënë edhe tek personat e vjetër në moshë ku dolën fjalor si; Xhipuni, çerri, xhëllonja, vanterja që korrespondojnë me pjesët përbërse të të gjithave kostumeve arbëreshe në territorin italian.

Tommasa rrëfen se kishte edhe kolegen e saj, Mësuesja Giuseppina, e cila që nga ana tjetër interesohej dhe zbulon që në shtëpi, vjerri i saj Giuseppe Lo Iacono nga viti 1912 -1920 ishte mësues në Vlorë dhe kishte sjellë prej andej një xhaketë, elegante karakteristike e krahinës jugore.

Duke mos patur shumë elemente, dhe një konfuzion, mësueset Tommasa dhe Giuseppina kërkuan ndihmen e e Prof Raffaello Piraino docent në Akademmia belle Arti të Palermos, skenograf dhe kostumista, kishin bërë takim edhe me dott. Trapani della Pettina, atëherë ishte President i Istitutit për mbrojtjen e historisë dhe traditat siciliane iu përgjigjet se; Kostumi që vishet në Pallazzo Adriano dhe në Mezzoiuso mund të jetë edhe ai i Contessa Entellinës\ Kuntisa.
Në vitin shkollor 1997/98 u krijua edhe grupi shkollor folklorik “Brinjat”. Me rastin e “Rishikimit XVI kulturor dhe folkloristik për rritjen e pakicave etnike”, të mbajtur në Contessa Entellina më 30 maj 2009, pas krahasimeve dhe afiniteteve , mori përsipër barrën e dëshirës për të krijuar, njëherë e përgjithmonë, kostume më të hollësishme dhe të dokumentuara nga pikëpamja kulturore, si për zgjedhjen e ngjyrës, për pëlhurën ashtu edhe për modelin për të gjitha vajzat që i përkasin grupit folklorik “Brinjat

Lidhur me bërjen e kostumit arbëreshë të Contessa Entellina, u morën parasysh shkrimet e shkrimtarëve arbëreshë, si N.Chetta dhe A.Dara, dhe gjithashtu të J. Houel; për qëndisjet u përdorën disa dëshmi të marra nga Shqipëria në shekullin e kaluar, për atë që ekziston edhe sot në muzetë e vendeve arbëreshe dhe shqiptare, veçanërisht të Gjirokastrës dhe Greqisë së Atikës dhe Epirit. Ekzistojnë dy versione të kostumit Arbëreshë të Contessa Entellina: një me një jelek dhe një këmishë me mëngë të gjata siç përshkruhet në pikturat e Huel, një me një këmishë më pak të spikatur, por me një xhaketë të qëndisur me shkëlqim me shqiponjën me dy koka në anën e pasme. Arritur në këtë pikë mësueset Giuseppina dhe Tommasa krijuan kostumet: si ato të përditshme ashtu edhe Gala.. Më në fund ia arritën qëllimit. Të gjithë bashkë ndërtuan Kostumet si të përtditshme ashtu edhe kostumin Gala. Në Foto Maria Luisa me kostumin e Kundisës realizar nga mësueset, dhe Vicenco Cilluffo me kostumin fustannella në jug të Shqipërisë .

Ku gjetët mbështetjen financiare për të bërë kostumet arbëreshe?

Në vitet kur punoja unë egzistonte akoma koncepti i “idealit” dhe dhe familjet i kishim mbështetëse të mëdha, ishin të gatshme. Më vjen për të qeshur edhe sot, kur ditën e karnavaleve me maskë dhe në rolin e zingerës kërkoja lek. Me ato të ardhurat blemë copën më të shtrenjë, kostumit Gala . Kriter tjetër që mbajtëm për të krijuar kostumin ishte afërsia që ne kishim me dialektin e Gjirokastrës. Nga ana fonetike e folura e Contessa Entellina\ Kundisa afrohet shumë me të tyren. Prandaj edhe ky kostum ka shumë ngjashmëri me atë të Lunxherisë .
Pasi kompletuan kostumin e të rriturve, ato krijuan edhe kostumin e burrave, marrë nga modeli shqiptar. Qeleshja, jeleku, këmisha, pantallona-benevreke

Këto mësuese nuk u ndalën sepse krijuan grupin artistik të shkollës, ku merrnin pjesë edhe mësuesja e letërsisë Rosalia Scaturro, krijuan grupin e baletit me drejtuesen Valnea Zottino, dhe më vonë kur krijuan edhe kostumet me të mëdhenjtë pjesëmarrëse ishte edhe një nga sartat më të dëgjuara në Palermo Goppi e cila i sygjëronte që kostumet të dilnin sa më të sakta në bazë të kërkimeve të tyre, një ndihmë të madhe iu kishte dhënë edhe Papas Nicolò Cuccia.

Për punën e këtyre mësueseve pati vëmëndjen edhe të mediave

Për këto mësuese të palodhura si Tommasa Guarino e Giuseppina Cuccia, mbi punën e tyre shkroi edhe shtypi.
Gazeta “Shkëndija” organ dyjavore arsimore pedagogjike dhe shoqërore, iu dedikua artikullin “Ngjallim dashurinë për mëmëdheun, ndërsa në Kosovë me titullin “Shtojme dashurinë për gjuhën amëtare”.
Shkruan gazeta “ Katundi ynë”, revista “ Lidhja”. Por edhe shtypi “ Sicilia”
Interessante ishte trasmetimi i valve “ Radio Entella arbëreshe” ku një rubrikë të veçantë e kishte shkolla dhe punimet e aktivitetet e tyre. Ajo periudhë-thotë Tomasina- ishte periudha më artë e epokës sime. Nuk ndjenim lodhje vetëm pasioni dhe dashuri për të bërë diçka të bukur për Horën tonë.

Shkolla dhe puna e mësuesve Tommasa Guarino

Shkolla e Contessa Entellina\ Kundisa, ishte nga të parat komunitete që kërkoi të vinte në përdorim ligjin nacional dhe krahinor për mësimin e gjuhës arbëreshe në bazë të ligjit; Comma I 24\091971.
Pas tre tentativash më së fundi në datë 02\12\1977 u fut në përdorim mësimi i gjuhës shqipe, për nxënësit e klasës së II.
Mesazhet që iu jepeshin nxënësve ishte:
– Gjuha shqipe është një gjuhë që ka dinjitet me të tjera gjuhë që quhen parësore, Anglisht, Frengjisht, gjermanisht.
– Të qenit arbërsh është një motiv më tepër për të qenë krenar
– Të njohësh quhën shqipe është një pasuri kulturore
– Të jesh pa rrënjë je si një pemë që ka degëpor që është e destinuar të vdesi.

Si do të jepej mësim të kësaj gjuhe në shkollat shtetërore?
Mësuesja Tommasa rrëfen:
– Ishte shumë e vështirë tu mësoje gjuhën shqipe, kur as vet unë nuk dija ta shkruaja, por vetëm ta flisja.
– Shumë e rëndësishme kishte qenë gramatika e Prof Solano “ manuale di lingua albanese” si edhe gramatika e prof G. Lo Iacone “ Të parat fjalë dhe të parët mendime në gjuhët italishte dhe shqipe”.
– Vështirësitë i gjenim në numrin e fëmijëve arbëresh që nuk flisnin gjuhën por përdornin fjalë sicilijane të shqipatarizuara. Siciliano-albanesizzate”.
– Prindërit e tyre dhe gjyshërit flisnin arbërisht, fëmijët kuptonin por nuk flisnin. Kërkuam të rikuperonim leksikun arbëresh të humbur.
– Gjuhën arbëreshe e konsideruam gjuhën –nënë ( lingua della madre) dhe për këtë kërkuam një sensibilizim nga te gjitha sferat.
– Mësimi i gjuhës shqipe bëhej në kohën e plotë
Në vitin 2000-01 me marrjen e autonomisë gjërat ndryshuan në regres dhe pas shumë përpjekjesh më së fund ina u la 2 orë në javë për çdo klasë. Shumë takime u bënë, midis tyre përmendet comuniteti arbëreshe me Caraffa , nën drejtimin e Prof Concetta Mazzei, si edhe në Kalabri, Vaccarizzo Albanese, Frascineto e San Demetrio Corone. Foto, poesia e Shkruar nga nxënësit e Kundisës\ Contessa Entellina, shkolla Gjergj Kastrioti.

Mësuesja Tommasina Guerrino dhe kontributi i saj

Mësuesja Tommasina, është nga ato mësueset që ka lënë shenjë tek nxënësit e Contessa Entellina\ Cundisa. Ajo ka frekuentuar seminarin e gjuhës shqipe në Kosovë, është njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe shumë rigorose në gramatikën e saj.
Orarin biologjik ka mbi shpinë por gjëndja e saj aktiv e bënë atë një nga personat influente për botën arbëreshe. Shtëpia e saj është një muse i vërtet. Sapo hynë brenda shikon një pjesë të Shqipërisë. Nuk mungon Shqiponja, Gjergj Kastrioti, librat në gjuhën shqipe, letërkëmbimet e nxënësve të saj me nxënësit e Kosovës, album pa fjalë organizuar me fëmijët “cantastoria” në gjuhën arbëreshe, çiftelia, suvenirë karakteristike nga shqipëria dhe Kosova, Epiri, Peleponesi, qilima me motiv nga Shqipëria dhe mbi të gjitha nuk mungonin edhe kostumet për fëmijë dhe për të rritur të Kundisës për të cilët ajo kishte punuar një jetë të tërë vetëm e vetëm për të mbajtur gjallë identitetin.

Fëmijët arbëresh në teatrin: Amaneti i Skënderbeut

Mësuesja Tommasa dhe e grupi i aktorëve të vegjël.
(djali i vogël në të majte me dart mbështetur në faqe sot është sindako i Kuntizës Leonardo Spera

Dashuria për Shqipërinë .
Mësuesja veshur me kostumin shqiptar të veriut , po ashtu edhe nxënësit veshur me kostum popullor

Abate dhe Teuta
Njëri nga nxënësit ishte arbëresh dhe tjetri nga Peja. Ishte një kohë kur fëmijë e shkollave arbëresh edhe Kosovarë mbanin korrespondenca. Në vijim korrespondenca e dy nxënësve. Mësuese Tommasa edhe sot i ruan me fanatizëm ato gjurmë e ato gërma ku ndihej gjaku i shprishur.

Maria Luisa dhe Vicenzo Cilluffo
Vicenco është një arkitekt i ri. Nëna e tij Tommasa, është një arbëreshe, ndërsa i jati i tij është italian nga Corleone. Edhe pse origjina e të atit është italiane, Ai aspak nuk i ka penguar për të majtur gjallë rrënjët e tyre përkundrazi i ka mbështetur dhe ndihmuar me të gjitha forcat e tij. Vicenco si edhe Maria Luisa janë rritur me dashurinë për Horën. Vicenco që i vogël ka qenë një aktivist i botës arbëreshë kjo falë edhe nënës së tij e cila e ka rritur me shpirtin e të qenit Arbëresh. Vicenco ka marrë pjesë në shumë aktivitete të botës arbërore organizar nga shkolla, dhe qytesa e tij, por Ai është edhe pjesëmarrës në seminarin e gjuhës shqipe në Kosovë, ku ka shkruar edhe artikuj tek revista Lidhja. Njeh shumë mirë gjuhën arbëreshe. Më shoqeroi të njihja nga ana artistike dhe arkitekurën e qytezës së tij. Në datën 20 korrik organizoi ceremoninë e martesës së tij në Kishën Martorana. U jam shumë mirënjohëse si Maria Luisës ahtu edhe Vicenzos të cilët më shoqëruan për të vizituar Horën, më ndihmuan me informacione dhe më hapën edhe dyert e shtëpisë. Foto në kishin Martorana Palermo martesa e Vicenzos me bukuroshen Maria Luisa në 20 Korrik 2021

Anna Fucarino

Një tjetër Mësuese që meriton të përmendet është edhe Anna Fucarino. E kërkojmë por nuk mund ta gjenim. Por vlen të përmendet edhe kjo mësuese. Fucarino është një nga aktivistet e shquara të botës arbëreshe në Kundisa. Është derjtuese e një Shoqatë “Vivere Slow” e cila merret me promovimin e turizmit në të gjithë territorin, përmes krijimit të itinerareve, ekskursioneve, ngjarjeve dhe nismave të veçanta që synojnë krijimin e një turizmi të ngadaltë dhe të qëndrueshëm për të zbuluar vende, por edhe për të zbuluar veten: kthimi në origjinë zbuloni bukurinë. Presidenti i Shoqatës është Antonino Montalbano. Nga data 23 janar 2017, disponon një fb e ndjekur gjerësisht nga emigrantë të panumërt që banojnë në pjesë të tjera të Italisë, nga emigrantë që banojnë në vende të ndryshme evropiane, por mbi të gjitha është nga pasardhësit e emigrantëve të panumërt që shkoi në Amerikë në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, veçanërisht në New Orleans ku ka koloninë më të madhe të emigrantëve të panumërt, disa prej të cilëve në dy vitet e fundit kanë ardhur për të vizituar në kërkim të anëtarëve të familjes dhe origjinës së tyre falë faqes ku më shkruajnë dhe më kontaktojnë privatisht

Papàs Nicola Cuccia
Papàs Nicola Cuccia nuk është një figurë e rëndësishme e ritit, por edhe shumë pranë vëlleërve të tij të Kundisës. Nën drejtimin e tij është një kor i quajtur “At Lorenzo Tardo” dhe me një repertor të madh këngësh që i përkasin melurgjisë bizantine. Ai është edhe Presidenti i Qendrës Kulturore të Famullisë të Contessa Entellina.

Bisedë me arbëreshët në sheshin Umberto I

Ndalojmë tek sheshi Umberto I
Është vapë. Në shesh janë vetëm disa arbëresh të Kundisës. Ulem dhe marrë një pije freskuse. Dikush më afrohet dhe më pyet nëse vendi është i lirë dhe mund të ulej. Ishte një zotni rreth të 75 vjeç , i cili me një gjuhë arkaike më pyet se nga cili vend i Shqipërisë isha. Kështu fillojmë bisedën.
Dallova që arbërishtja e tij kishte disa deformime, shkak kjo sepse nuk e kishte studiuar kurrë. E shqiptonte si e kishte dëgjuar.
Për një moment më pyet:
– Si Fjet?
Unë e kuptova sikur më Ai tha: Çfarë gjuhe flet?
Pyetja e tij nuk ishte ajo që kisha kuptuar unë, por Ai po më pyeste: Si të quajnë
Si Fjet ? =Si Feret?= si thirresh= Si të thërrasin= si të quajnë?

Kështu edhe për fjalën “Dhia” për mungesë të “ dh” kjo fjalë zhëndërrohet në “dria” “ria”
Nuk është kaq e lehtë edhe të kuptohet popullsia arbëreshe.

Kundisa është një fshat i vogël ku “i huaji” dallohet përnjëherë, dhe kurjoziteti i shtynë. Kështu që në tavolinën time për pak minuta isha i rrethuar me plot arbëreshë. Ishim të të njëjtit gjak. Fillojmë e bisedojmë.
Nga bisedat e tyre rregistrova edhe këto shprehje që përdoren edhe sot:
– Shën Kollë bukë e burrë.
Kjo shprehje i ka rrënjët tek tradita e largët kur shenjëtori i tyre Shën Kolli, shpëton tre vajza nga prostituzioni duke iu dhuruar atyre tre thasë me monedha floriri. Nga ajo kohë ky shenjtor u zgjodh edhe si mbrojtësi i grave në kërkim të burrit që do të bëhej shoku i tyre i jetës

– Vëri kurorë e hiri te nderi i jetës
Është shprehja e ndershmërisë dhe besnikërisë morale e martesës.

Këngët tradizionale
Flsaim për Kundizën sot dhe dije. Flasim për traditat, gjuhën, etnografinë, si edhe për Këngët tradizionale
Një prej këngëve që vlen të përmendet rrëfejnë kontusiotët është “ Kur të pash të parën herë”, por që në tekstin e Elena Gjikës nuk përmendet e gjitha. Kjo këngë është e gjallë edhe sot në Kundisë dhe kompozimi është bërë nga një Kontisiot i cili quhet Giorgio Sulli.
Ne kemi edhe këngë tradizionale- thonë ata- të premten e Palmave. Të rinjë dhe gra këndojnë këngën e Lazarit (Lazzaro).

Rite dhe zakone
Një prej zakoneve që dikur zinte një vend të rendësishëm kishte qene edhe Riti i vdekjes. Gravë që u kishte vdekur bashkshorti vinin në funeral me flokët e shpupurisura, me vajtime dhe që shoqëroheshin me grushtat që i binin kokës dhe kërkonin që të varroseshin bashkë me të ndjerin.
Zi mbanin edhe burrat. Të cilët linin mjekrën dhe pasi dilnin jasht nga ditët e zisë, visheshin me rrobë të zezë. Gjatë periudhës së zisë ishin të afërmit që dërgonin ushqim. Kujt i kishte ndodhur fatkeqësia nuk bënin asgjë, qëndronin të përqëndruar në dhimbjen e tyre.

Raporti vjerrë-nuse
Pasi mbaron ceremonia e martesës, tek pragu i derës, vjerra pret nusen me një lugë mjalti, e cila kishte domethenien që në buzët dhe në gjuhën e nuses do të rridhnin fjalë të ëmbëla si mjalti.

Vale, o Morea
Çdo vit është traditë që shqiptarët e Kundisës ditën e Pentacoste, në memorje të tragjedisë së atdheut të tyre, mblidheshin në kishën Odigjitria, ktheheshin me fytyrën nga Lindja dhe më teper se nga buzet dilte forca e shpirtit me fjalet “O e bukura More”!

Figura e Skenderbeut
Dikush më rrefen që sheshi ku ishim ulur i pëlqente më tepër dikur para tërmetit të 1968. Sot ku ështi “Circolo” kishte qenë edhe një bust i Skënderbeut një sklupturë prej druri egzistente rreth vieteve 1920 por që pas tërmetit ishte zhdukur. Shumë të tjerë nuk dinin për egzistencën e këtij busti.

Nicolò Chetta la me amanet që në varrin e tij të gdhendeshin disa vargje

Nicolò Chetta la me amanet që në varrin e tij të gdhendeshin disa vargje por që deri më sot nuk është realizuar: Në vijim fjalët e tij origjinale, (në bri përshatjet e mia për ti dhënë kuptim).

Po rrehë dhera, sa të gjenj vistarë ( Nuk po lë dhè, për të gjetur thesar
Për në Arbëri ngukjur gjith mëkatshit t’ime ( po kaloj në arbëri i turpëruar për fajet e mia)
Bobo! Si mò gënjen jeta haidhiare!
Më taksi pa akië nder, ar e po akjë gzime.( më premtoi po aq nder, ar, po aq gëzime)
Kur pra mbljedh presnj kjosmë vlastare, (kur jam gati për të korrur premtimet)
Bukra dërrasë mbljoth grisurë gjelnë t’ime. ( i bukur varr, mbledh të grisurën gjithësinë time)
Vajton varri edhe Xhoda Kontissare
Alimanò ndëlje, Zot, atà ftesime. O Zot, na fal fajet)

Arbëreshët nuk harrojnë tokën e tyre, një prej tyre është edhe Nino i cili me kursimet e tij pas shume vitesh emigrim në Gjermani kthehet në Kundisë, atje ku mësoj arbërisht, dhe mëma bashë me qumshtin e saj i këndonte ninananat në arbërisht.
Do më bënjë gjumthin
Do më fëlërnj (flejë) birthi im

“Unë jetoj në Sicili- më thotë ai- por Jam arbëresh. Jam shqiptar. Ndihem në gjak dhe në zemër,një arbëresh.
Arbërinë e mbaj në gji, dhe e ruaj me fanatizëm. “ Esibicionist” jam vetëm kur flitet për skudrën e Juventusit”. “Juventusi” për mua është një Horë e vogël brënda asaj Horës gjigande që kam në shpirt Kundisën arbëreshe të përjetshme. Arbëreshi është i destinuar për të jetuar!

Një tjetër arbëresh që më tërhoqi vëmëndjen ishte edhe Giuseppe Pietro Musacchia. Më ftoi në shtëpinë e tij. Me krenari më tregonte, suovenir që i kishte marrë në Shqipëri dhe mbi të gjitha një biblotekë të pasur por që mbizotëronin libra dhe, fjalorë në gjuhën shqipe. Nga kur kishte lexuar romanin të Cattapano “Thot flet shqip” kishte filluar punën në mënyre autodidakte në thellimin dhe njohjen e gjuhës shqipe dhe sidomos metodën- komparative. Si shumë prej arbëreshëve të Kundisës, gjakun arbëror e kishte në deje.

Arti i përtërin njerëzit dhe zbulon jetën e tyre

Kush ka vizituar Kundisën është e pamundur mos të ketë parë këtë ndertesë “Peskeria”, e cila mban nmbi fasadë datën e ndërtimit të saj, vitit 1925. Ndërtesë kjo e ndërtuar gjatë periudhës së Fashizmit, dhe rikostruktuar pas termetit të 1968.

Jo shumë distante prej saj ishte Kisha e Shpirtrave të Shenjtë, e ndërtuar rreth vitit 1700, përbëhet nga një anije e vetme me ikonostas, edhe aju restaurua pas tërmetit 1968. Gjatë tërmetit kishte qenë selia e dy famullive, brenda saj strehon dy pktura të çmuara. foto chiesa rito greco Anime Sante

Midis kishës SS Annunziata dhe Bashkisë, që dikur kishte qene kështjella e baronëve të Cardonës, me saktësi tek parku dhe shatërvani qarkor, janë Instaluar disa stampa qeramike të bëra nga artisti Carmelo Giallo, përmbajnë në reliev të ulët – Shqiponjën me dy koka, një shenjë dalluese e identitetit të tyre.

Harqet dhe bukuria e këtyre shkallëve krijonë gjeometrinë e saj të lashtë dhe moderne. Një shëtitje ku takohen shirita dhe harqe
labirintet, gurë si qëndisje, dhe sheshe magjike dhe vështrimi në akrobacira gjeometrike

Po ta shikoni me vëmëndje këtë hark do të shikoni që Harku tre këndor është një nga arkitekturat te vetme dhe unike në Itali

Disa nga figurat e rëndësishme
Nicolò Chetta (1741-1803), një prift bizantin-Grek, poet, shkrimtar, historian, etnografik dhe teolog, rektor i Seminarit Italo-Shqiptar të Palermos. Në seminar pati mësues Gjergj Guxetën dhe dijetarin Paolo Maria Parrino40 (1710-1765). Më 1777 Keta u bë vetë rektor i atij seminari. Keta ishte poet dhe dallohet në përpjekjet si leksikograf e gjuhëtar, dhe si një historian romantik i ndikuar mjaft nga Parrino dhe Guxeta. Ai është autori i tingëllimës së parë shqiptare (1777): “Farie së ndeerme në Kuntisë u bii Kolë Ketta, vllastar i t’arbrit dhee, Shkoi në Palermë praa tek e Arbrit shpii, Ç’e reshti, si zogu rep në folee”.
Më 1763 Keta hartoi një fjalor italisht-shqip prej 240 faqesh, i cili më 1779 u zgjerua mjaft deri në 640 faqe me rreth 10.000 fjalë. Një kopje e këtij Vocabulario italiano-albanese ende e pabotuar ruhet në Koleksionin Shqiptar në Bibliotekën Mbretërore në Kopenhagë. Libri i tij Tesoro di notizie su de’ Macedoni, 1777 (Thesar njoftimesh mbi maqedonët), në kapakun e brendshëm të të cilit u zbulua tingëllima e mësipërme, është një trajtesë historike etnografike në italishte, deri diku jo pa atë shkallë fantazie tipike për kohën, për prejardhjen dhe historinë e shqiptarëve e të emigrimit të tyre në Itali. Ajo u botua pjesërisht në revistën La Sicilia në Palermo më 1867. Vëllimi i parë trajton etnogjenezën e shqiptarëve deri në periudhëm romake dhe përhapjen e krishterimit; vëllimi i dytë trajton historinë e shqiptarëve nga periudha romake e deri në ditët tona, kurse vëllimi i tretë – emigrimin nga Shqipëria dhe Greqia në Italinë e jugut si dhe themelimin e seminarit grek në Palermo. (Fonte Gangale 1973 dhe 1977). Gangale ne 1973, f. 57, thotë se në dorëshkrime ka gjetur të dhëna që të bëjnë të mendosh se Keta ka lindur më 1723, dhe ngul këmbë se viti 1740, që mbahet përgjithësisht si vit i lindjes, është gabim.
Ndër figurat intelektuale ilustruese përmendim: Antonino Cuccia (1850-1938), një poet popullor dhe poezi arbëresh, veprat e të cilit përbëjnë një dëshmi domethënëse të gjuhës shqipe të folur në Contessa Entellina;
Leonardo Lala (1906-2000), poet dhe shkrimtar popullor arbëresh, ekspert në gjuhën, historinë dhe traditat shqiptare. Ai njihej me pseudonimin (ofiqe) në shqip “Narduci”;
Papà Michele Lojacono (1907-1957), një prift rit i Bizantit, prift famullitar i Kishës Italo-Shqiptare të Palermos, mësues dhe publicist. Angazhimi i tij më i rëndësishëm kulturor ishte buletini italo-shqiptar “Biga”, që synonte përhapjen e informacionit rreth dioqezës bizantine të Piana degli Albanesi dhe komuniteteve shqiptare të Italisë;
Papàs Matteo Sciambra (1914-1967), Matei Shembra lindi në Kundisa,Ishte një prift i ritit bizantin dhe profesor universitar të gjuhës e kulture shqipëtare në Palermo, të cilët iu përkushtua me angazhim të madh në thellimin e gjuhës shqipe, ruajtjen dhe shtimin e muzikës bizantine liturgjike të shqiptarëve e Siçilisë, që shkruan dorëshkrime të rëndësishme në greqisht dhe punon mbi disa subjekte arbëreshë.
Ishte studiues arbëresh, i cili që ndër të parët që studioi dhe publikoi veprat e autorëve shqiptarë dhe i përmblodhi në monografitë: “Mbi malin e trëndafilave”, “E mbesueme e kërshterë”, “Bogdanika”, “Çeta e profetëve”, etj. Vdiq në vitin 1967.

Giuseppe Schirò, (1846-1927), Kryepeshkopi Metropolitan i Neocesarea në Pontus, kryepeshkopi i vetëm me origjinë arbresiane, mbetjet mortore të të cilit që nga viti 1997 prehen në kishën famullitare greke të Contessa me iniciativën e Shoqatës Kulturore “Nicolò Chetta” e cila promovoi dhe kuroi praktika komplekse e varrosjes speciale.

Mons. Antonino Lala lindi në 1907 dhe vdiq më 12 shkurt 1965 në Contessa
Ai përfundoi studimet në seminarin e Monreale, ku u shugurua meshtar më 29 qershor 1935. Ai zhvilloi veprimtarinë e tij të parë baritore në Corleone dhe më pas në Contessa, ku në 1942 iu besua famullia latine. Zonja Lala është sigurisht një nga protagonistët e Contessa në periudhën që qeveris famullinë Latine (1942-1965), dhe kontributi i tij është sigurisht i rëndësishëm për rritjen fetare, civile, sociale dhe kulturore të të gjithë bashkësisë lokale. ‘zona e famullisë: salla e kinemasë, hapja e shtëpisë së Motrave të Shën Clare, Circolo ACLI, etj.
Kur në 1960, me dekret të Selisë së Shenjtë, famullia Latine kaloi nën juridiksionin e Eparkisë së Piana degli Albanesi, megjithëse nuk e ndau këtë hap, bëri gjithçka që nuk mundi të krijonte vështirësi në marrëdhëniet midis klerikëve dhe besimtarëve të dy famullive, pasi njohur nga papas Jani Di Maggio, famullitari grek, i cili shprehimisht e përmend atë në ditarin e tij. Lala-s iu kushtua një dite kulturore me rastin e 50 vjetorit të vdekjes së tij në (2015) një monografi kushtuar “Jeta dhe veprat e Mons. Antonino Lala” e cila mendohet që të botohet këtë vit nga Shoqata Kulturore “Nicolò Chetta”.

Dorëshkrimi prej 500 faqesh i Dr nino Chetta i pa botuar
Një tjetër figurë jo e njohur shumë ështe edhe- Dr. Nino Chetta, sekretar komunal në disa komuna në Italinë Veriore dhe autor i monografisë “Entella”, botuar në Bordighera në 1937. Nino Chetta lindi në Contessa në 1885.

Zoti Raviotta më thotë se atij i ra në dorë një kopje e një teksti historik prej 500 faqesh, shumë interesante kushtuar Shqipërisë. Teksti nuk është një dorëshkrim por i shtypur dhe prandaj lexohet lehtësisht. Zoti raviotta thotë se nuk është akoma në dijeni për ta pronësuar dhe botuar këtë dokument. (foto nga Nino chetta dhe kopertina dhe një faqe e vëllimit të tij ”

Papàs Spiridione Lojacono (1812-1874), prift i ritit bizantin-grek, studiues, arsimtar dhe shkrimtar në shqip.
Calogero Genovese (1831-1904), noter, avokat, kryetar bashkie, sekretar komunal dhe gjyqtar pajtues.
Atanasio Schirò (1841-1895), prift, mësues dhe historian.
P. Cosma Buccola (1869-1934), Basilian Jeromonk i Abacisë Bizantine të Grottaferrata.
Fr Sofronio Gassisi (1873-1923), Jeromonk Bazilian i ritit Bizantin në Grottaferrata, liturgjist, paleograf dhe pararendës i ekumenizmit.
Papàs Francesco Chetta (1876-1933), prift i ritit bizantin, famullitar në Maltë dhe historian.
Vincenzo Scramuzza (1886? -1956), historian.
Antonino Chetta (1885-1976), sekretar komunal, historian dhe shkrimtar në shqip. Ai shkroi një monografi për Shqipërinë.
Papàs Michele Lojacono (1907-1957), prift i ritit bizantin, famullitar në S. Nicolò dei Greci në Palermo, mësues dhe publicist. Angazhimi i tij më i rëndësishëm kulturor ishte buletini italo-shqiptar “Biga”, që synonte shpërndarjen e lajmeve në lidhje me dioqezën bizantine të Piana degli Albanesi dhe komunitetet shqiptare të Italisë.
Giuseppe Clesi (1907-1966), prift, famullitar i parë i fshatit Piano del Cavaliere.
Papàs Jani Di Maggio (1908-1967, prift i ritit bizantin dhe mësues, ishte promovuesi i shumë nismave barbare, shoqërore dhe kulturore pro-arbëreshe.
Papàs Matteo Sciambra (1914-1967), prift i ritit bizantin, famullitar në Martorana në Palermo dhe profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Palermo.
Josif Raviotta (1922-1983), politikan, këshilltar i qytetit, këshilltar dhe nënkryetar i Bashkisë, një nga bijët më bujarë dhe përfaqësues të Contessa Entellina, i cili ia kushtoi jetën interesave të arbëreshëve.
Papàs Jani Borzì (1922-2011), prift i ritit bizantin, për disa kohë pastor i Kishës së Borgo Piano del Cavaliere.
Papàs Nino Cuccia (1928-2016), prift i ritit bizantin, piktor dhe ikonograf.
Francesco Di Martino (1936-2000), politikan socialist, kryetar i Bashkisë Contessa Entellina, president i Dhomës së Tregtisë së Palermos dhe këshilltar dhe parlamentar i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, i cili ndërmori të rrisë trashëgiminë kulturore etnike dhe gjuhësore shqiptare të Siçilisë.
Papàs Kola Cuccia (1959), prift i ritit bizantin, bizantin dhe publicist, ish-famullitar në S. Nicolò degli Albanesi në Palermo nga 2011 në 2016, i cili punon për të ruajtur identitetin e gjuhës shqipe dhe besimin bizantin.

Pia Schirò.
Ajo përfaqëson figurën e parë femër të përfshirë në mënyrë aktive në administratën lokale, në një periudhë në të cilën gratë janë akoma larg njohjes së një roli politik, veçanërisht në komunitetet e vogla si Contessa Entellina. Përvoja e saj politike stimulon një prani gjithnjë e më të rëndësishme të grave në jetën lokale administrative, veçanërisht në dekadat e fundit, si në Ekzekutiv dhe në Këshillin e Qytetit: një grua e angazhuar në politikë dhe kulturë, një dëshmi për të imituar për të gjitha gratë e Contessës, të cilat synojnë të kryejnë një rol aktiv në komunitetin e Kundisës

Narduci (1906-2000 poet popullor arbëresh)
Disa nga vargjet të nxjerra nga teksti i tij në gjuhën arbreshe.
“Jetoni shqiptarinë tonë sa deti dhe malet! Rroft Arbëreshëria jonë sa dejti e sa malet! Jam arbëresh dhe jam kryelartë të jam arbërsh. Unë jam arbëreshë dhe ndihem krenar për të. Ndihem krenar për gjithçka që ekziston e shqipes: gjuha, traditat, historia.Ndihem krenar që flas arbëreshë në këtë gjuhë të panjohur dhe aq pak të mbështetur nga vetë arbëreshat, kur mendoj se kjo është e njëjta gjuhë që ata filluan të llafosnin në gjunjët e nënave të tyre: Aleksandri i Madh, Pirro dhe perandorët romakë të mëpasëm me origjinë ilire : Decius of Pannonia (249-251); Konstandini i Madh (306-337); Gallienus (253-268); -Dardano Klaudi II (268-270); Aureliano della Mesia (270-275); Probi i Panonisë (276-282); Diokleciani i Dalmacisë (285-305); Maksimiani i Panonisë (285-305); Konstanci i Dardanisë (305-306); Galeri i Serdikës (305-306). (Fonte associazione Nicola Chetta me drejtues Calogero Raviotta )

Kurjozitet: Shqiptarët e Kundizës\”GREQET E LA KUNTISSA”.
Gazetarja Claudia Grisanti në artikullin “Origjina e dyfishtë e shqiptarëve të Italisë”, bazuar në rezultatet e një studimi nga Stefania Sarno dhe kolegë të tjerë (analiza e kromozomit mashkullor Y), botuar në “European Journal of Human Genetics”, konfirmon origjina etnike shqiptare ose greke që rezulton nga analiza e ADN-së e 150 njerëzve (sondazh
kryer në 13 vende në Kalabri dhe në Contessa dhe Piana degli Albanesi në Siçili): ADN-ja e arbereshës Contessa nxjerr në pah një komponent domethënës shqipfolës ardhur nga territore greke, të përcaktuar derivat i 100 familjeve nga ishulli grek i Andros në 1521. Contessa është një komunitet Italisht-greqisht-shqip

Leonardo Spera
Zakonisht nuk shkruaj asnjëherë për kryetarët e komunave, apo për ata që kanë ndonjë post administartiv o politik, o akademik, sepse kur jam mysafire nuk jam unë ajo që të kërkoj të më ftosh në shtëpinë tënde!
Leonardo është nga ata të rinjë të thjeshtë, spontan, që të kërkon vet, vjen ai tek ty dhe të fton.
Ai është një djalë i thjeshtë origjinë arbëreshe nga nëna e tij, dhe që kërkon këto rrenjë të jetojnë. Ka një buzeqeshje që të bënë të ndihesh komode, pa krijuar ato barriera; humane- potere.
E takoj tek sheshi krëysor, përballë kishës. Më thotë se është i gatshëm të më ndihmojë me materialet që kanë në dispozicion. Më rrëfen për një projekt, kushtuar Bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbe, i cili është pothuajse gati për tu inaguruar por qe shkak i këtij evenimenti është pandemia e kovid 19. Në vijim foto, në momentin kur i dhuroj një prej librave të botuar nga Qendra e Studimeve dhe Pubblikime në Tirane, “Ngulimet arbëreshe”.

Të huajt në Contessa Entellina\Kundisë

Ditët ku qëndrova në Kundisë u strehova në një Bed & Breakfasts në Contrada Bagnitelle, e cila quhet Rocca Caprera. Ishte një strukturë ekologjike. Çdo gjë ishte bërë me material që nuk kishte të bënte me përsjerje kimike. Obborri ishte rreth e qark me gurë forma dadaistike që me imagjinatën mund të krijoje një sërë figurash artistike, gurë nxjerrë nga punimet për ndërtimin e kësaj strukture.Pronar i saj ishte Paolo Barbone një zotni me origjinë veneziane, ku dialekti i tij ishte i pranishëm në çdo bisedë që bënte. Bashkshortja e tij ishte një Filipinase që quhej Anna. Ajo që më bëri përshtypje ishte se edhe pse nuk ishin arbëresh, mbështesnin këtë kauz me një biblotekë te tyre ku kishin edhe librat mbi arbëreshët. Shpesh i vendosnin mbi komodinat e të ftuarve. Në këtë vend ndiheshe si në shtëpinë tënde edhe pse në periudhën që isha unë të pestë dhomat ishim nga gjithë bota: të cilat i mbanin mbi komodinë, prandaj meritojnë të jenë pjesë e këtij reportazhi.

Paolo, ishte dashuruar me këtë vend para 20 vjetësh, kur kishte shkelur për herë të parë dhe menjëherë ishte dashuruar me këtë territor. Kjo strukturë sa e thjeshte aq edhe nobile, të mahniste mes gjelbërimit, ku përballë ishte Rocca Entellina dhe në të edhe një pishinë të cilën e furnizonte me ujin e një pusi që e kishte nxjerrë vet. Para disa kohësh në këtë strukture kishte qenë edhe kryeministri i Anglisë së bashku me familjen e tij Alexander Boris de Pfeffel Johnson. ( foto e bërë nga oborri i kësaj strukture

Hardhia “insolzia”, karakteristikat e Contessa Entellinës\Kundisa

Të flasësh për kundisën nuk mund të mos flasim edhe për “floririn e saj” Verën.
Rrushi inzolia është rritur në të gjithë territorin e Sicilisë dhe është gjithashtu i pranishëm nën emrin ansonica përgjatë bregdetit të Argjentarie si dhe në ishujt e arkipelagut toskan, në veçanti në Elba dhe Giglio. Origjina e saj është mjaft e pasigurt, por një tezë që duket se mbështetet nga disa kërkime të fundit gjenetike, të cilat kanë nxjerrë në pah disa ngjashmëri me variatetin e hardhive të Rodit në Greqi .

Urimi

Në zemr të Siçilisë, e puthur nga dielli mesdhetar, në këmbët e Rocca di Entella (qendër e lulëzuar bujqësore dhe kështjellë ushtarake e antikitetit) rilind vera e lirirve e romakëve dhe grekëve shqipfolës.

Dhe së fundi urojmë jetë të gjatë arbëreshëve kudo që ndodhen me një godë verë të kuqe rubin D.O.C. Contessa Entellina\Kundisa e quajtur në gjuhën shqipe ZONJË, me aromën e manave të kuq, me shijen e shërupit të trëndafilit të egër, e ngrohtë, e thatë, harmonike, intriguese, e freskët këmbëngulëse, elegante, të fuqishme, si karakteri i arbëreshit por të buta dhe të ëmbla siç është zemra e tyre,nën Urimin: shtofshin e burofshin sa rërë ka deti dhe sa yje ka qielli !

Përfundimi
Kundisa arbëreshe, me historikun e saj, me kulturën esaj, me bukurit e saj natyrore është një nga ato qytezat arbëreshe që të ngelen në mend, të futet në shpirt, dhe sa herë që e kujton të bënë të ndihesh mirë, por edhe në të njejtën kohë bënë të ndihesh atë dozë mallëngjimi që të kthen në një malinkoni të ëmbël.
Faleminderit Kundisë !

Bibliografia – Pubblicazioni e documenti più significativi riguardanti Contessa Entellina

– Rationes Decimarum Italiae nei secoli XIII e XIV relative alla Sicilia (Ed. Pietro Sella, Studi e Testi n.112 – Città del Vaticano, 1944): al n.1487, p.111
-* “Sull’origine e fondazione del Comune di Contessa, colonia greco-albanese di Sicilia” di Spiridione Lojacono (Palermo, 1880 – Stabilimento Tipografico Virzì)
– “Il Castello di Calatamauro” di Atanasio Schirò (Palermo, 1887 – Tipografia dello “Statuto”)
-* “Il Monastero di S. Maria del Bosco” di Atanasio Schirò (Palermo, 1894; Tipografia e Legatoria del Boccone del Povero)
– * “Memorie storiche su Contessa Entellina” di Atanasio Schirò (Palermo, 1902 – Stab. Tip. Fratelli Nobile)
– * “Guida illustrata delle colonie albanesi in Sicilia: Contessa Entellina” di Alessandro Schirò (Palermo, 1923 – Stabilimento lito-tipografico A. Di Carlo & C. – Editori)
-* “Canti Tradizionali ed altri saggi delle Colonie albanesi di Sicilia” di Giuseppe Schirò (Napoli, 1923 – Stab. Tip. Luigi Pierro & Figli) (Estratto su Contessa Entellina)
– “Nuovi contributi alla storia di Contessa Entellina”, tesi di laurea di Maria Colletti (Università degli Studi di Palermo, Facoltà di Lettere, 1964)
– “Nicolò Genovese, parroco latino di Contessa Entellina”, tesi di Laurea di Marisa Colletti (Università degli Studi di Palermo, Facoltà di Lettere, 1974)
– Pubblicazioni monografiche recenti, elaborate, stampate e diffuse dalla Associazione Culturale “Nicolò Chetta” di Contessa Entellina
– **“Entella, il Crimiso e la battaglia di Timoleonte” di Felice Chisesi, Reale Accademia Nazionale dei Lincei (Estratto dei rendiconti della Classe di Scienze morali, storiche e filologiche. Ser. VI, vol. V fasc. 7-10, luglio-ottobre 1929)
– **“La Rocca di Entella” del can. Francesco Aloisio (Tipografia Grillo, Mazara del Vallo,1940)
-** “Entella” di Nino Chetta (Tipografia G. Bessone, Bordighera nel 1937)
-** “Entella ed il Crimiso” di Nicolò Lo Jacono (S. Margherita Belice, pubblicato su “L’Araldo” di S. Margherita Belice, n.12\1963 e n.1-2\1964)
– “La mafia di un villaggio siciliano, 1860-1960,” di Anton Blok ( Edizioni di Comunità – Torino, 2000)
– “Contessa Entellina nel XX secolo” di Calogero Raviotta (Contessa Entellina, 2001)
– Monografie e articoli della Scuola Normale Superiore di Pisa, dedicati agli scavi archeologici (effettuati nel territorio di Contessa dal 1983 ad oggi) ed al museo “Giuseppe Nenci” aperto a Contessa nel 1995
– “I Capitoli delle Colonie greco albanesi di Sicilia dei secoli XV e XVI” di Giuseppe La Mantia (Comune di Palazzo Adriano, anno 2000 – Ristampa anastatica)
– “Contessa Entellina – Per una storia attraverso cronache e documenti” di Francesca Di Miceli (Palermo: A.C. Mirror, 2003)
– “Tesoro di Notizie su de’ Macedoni” di Nicolò Chetta, pubblicato nel 2002, per conto del Comune di Contessa Entellina, da Helix Media Editore (Introduzione del prof. Matteo Mandalà)
___________
Nota – * Monografie contenute nel volume (ristampa anastatica) pubblicato nel 1995 dal Comune di Contessa Entellina.

** Monografie contenute nel volume (ristampa anastatica) pubblicato nel 1997 dal Comune di Contessa Entellina

Vizitat e mia, vazhdojnë në në territoret -Piana degli Albanesi- S. Cristina di Gela-Mezzoiuso- Pallazzo Adriano.

TË DREJTAT E REZERVUARA ORNELA RADOVICKA:
Qendra e kërkimeve etnografike, gjuhësore dhe kulturore Gjergj Kastrioti Skenderbe, dhe Biblioteka Internacionale A. Bellusci, Frascineto (CS)

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 