Për herë të parë në ‘EXPO Dubai’, Kosova koncert madhështor me tenorin e njohur

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Për herë të parë Kosova po prezantohet në ekspozitën botërore ”EXPO Dubai” mes 192 shteteve nga i gjithë globi.

Përveç përfaqësimit zyrtar përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe ministritë e tjera, Kosova do të prezantohet në formën më dinjitoze duke sjellë në pah potencialet dhe vlerat më të mira të kombit tonë.

Në një njoftim për shtyp Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar realizimin e një koncerti me pjesëmarrjen e tenorit të njohur Ramë Lahaj

“Për ti dhënë akoma më shumë vlerë kësaj paraqitje, tenori ynë i skenave ndërkombëtare njëherësh dhe Ambasadori i Kulturës, Rame Lahaj do të mbajë koncert në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2022 në Amfiteatrin Milenium në Dubai, prej orës 21:30 (18:30 – zona kohore e Kosovës).

Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët tanë në Kosovë, që duan të jenë pjesë e kësaj feste, ftohen ti marrin biletat falas për të hyrë në ”EXPO 2020 Dubai” me 17 shkurt 2022. Ndërsa ceremoninë zyrtare të intonimit të himneve, e ngritjes së flamurit tonë, fjalimet përshëndetëse dhe paraqitjen e Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “SHOTA”, mund ti ndiqni prej orës 16:00 (13:00 – zona kohore e Kosovës), në të njëjtën ditë 17 Shkurt, në Al Was Plaza në Dubai.

Të interesuarit mund të lajmërohen për biletat pa pagesë deri më datën 15.02.2022 në numrin e telefonit: +971506648749”  thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.