Gjermania njeh patentat Shqipërisë dhe Kosovës

E diel, 6 Korrik, 2025

“Për fat të mirë ua hoqëm edhe këtë pengesë!” – tha Winfried Herrmann, ministri i transporteve të Landit Baden Württemberg, në cilësinë e tij si kryetar i Konferencës së Ministrave të Transportit, teksa po fliste për njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova, të premten në Bundesrat.  DW raporton se Politikani i Gjelbër argumentoi, se shumë imigrantë nga Kosova punojnë në zanate që kanë nevojë për një patentë, si kopshtari, ndërtimtari, dhe ne nganjëherë ua vështirësojmë jetën më shumë se ç’duhet”. Fjalë, të cilat ai ia drejtoi kryesisht ambasadorit të Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, i cili nuk e humbi rastin për të qenë vetë i pranishëm në Sallën e Këshillit Federal, kur u mor vendimi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama nëpërmjet një videoje në rrjete sociale, ku Këshilli Federal gjatë seancës plenare votoi pro njohjes.

“Më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.
Kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, certifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit, nga një rrumpallë totale në një sistem standartesh europiane, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane.
Kjo është një përgjigje edhe për disa që kur komentojnë postimet mbi transformimet e godinave të DPSHTRR nëpër Shqipëri, shkruajnë se ne merremi vetëm me fasada”, shkruan Rama.

Çështja e njohjes së patentave për emigrantët rezidentë në Gjermani kishte shkuar deri në tryezën e ish-kancelares Angela Merkel.

Thuajse në çdo të takim me krerët e vendeve përkatëse flitej për patentat. Diplomatët në Berlin thonë se ishte pikërisht angazhimi personal ish-kancelares që e përshpejtoi procesin.

Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë (Bundesanzeiger), me shumë gjasa brenda dy javësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.