Fjalori i madh i gjuhës shqipe

E enjte, 25 Prill, 2024
E enjte, 25 Prill, 2024

Fjalori i madh i gjuhës shqipe

Leksikografia e gjuhës shqipe i ka fillimet rreth 400 vjet më parë dhe e ka nisur rrugëtimin e vet si leksikografi dygjuhëshe, me Fjalorin latinisht-shqip të F. Bardhit, botuar më 1635. Gjatë katër shekujve ajo është pasuruar ndjeshëm me vepra të tipologjive të ndryshme dhe në fondin e saj sot numërohen më shumë se 500 fjalorë njëgjuhësh (shpjegues), dygjuhësh apo tematikë. Këta fjalorë ndihmojnë ndjeshëm për realizimin e komunikimit gjuhësor të folësve të shqipes në të gjitha fushat.
Në shekullin XXI Shqipëria është përfshirë në zhvillime të vrullshme dhe të shumanshme, të cilat trysnojnë zhvillime të tilla dhe në gjuhë. Shqipja është e hapur dhe i ndjek këto zhvillime që i përkasin botës materiale, mendësore, estetike etj. të shqiptarit të sotëm. Dihet se nënsistemi gjuhësor më i hapur dhe i lidhur drejtpërdrejt me to është sistemi leksikor. Fjalori i shqipes sot (fjalët që ka në përdorim) është pasuruar shumë. Ky pasurim kërkon që të hartohen fjalorë të ndryshëm që t’u përgjigjen nevojave të përdoruesve. Këtë fillim shekulli ne vërejmë me kënaqësi se janë hartuar dhjetëra fjalorë dygjuhësh, që mbulojnë kontaktet e shqipes gati me të gjitha gjuhët kryesore në botë (fjalorë anglisht-shqip e shqip-anglisht, gjermanisht-shqip e shqip-gjermanisht, frëngjisht-shqip e shqip-frëngjisht, italisht-shqip e shqip-italisht, greqisht-shqip e shqip-greqisht, spanjisht-shqip e shqip-spanjisht, suedisht-shqipe e shqip-suedisht, rusisht-shqip e shqip-rusisht, maqedonisht-shqip e shqip-maqedonisht, serbisht-shqip e shqip-serbisht etj.)
Por një leksikografi e zhvilluar e një gjuhe nënkupton që ajo në radhë të parë duhet të mbulojë nevojat e përdoruesit me fjalorë shpjegues njëgjuhësh e në ditët e sotme me fjalorë të formatit të printuar (si libër) apo me fjalorë të formatiton-line. Shqipja ka në përdorim fjalorë shpjegues (të hartuar institucionalisht apo nga individë), të cilët shkojnë deri te fjalorë të tipit të mesëm (që pasqyrojnë rreth 50.000). Po përmend këtu dy vepra të hartuara nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, 1980, me rreth 41.000 fjalë, 7.000 njësi frazeologjike, 180.000 kuptime e 1.500.000 thënie ilustruese; Fjalori i gjuhës shqipe, 2006, me rreth 48.000 fjalë, 5.000 njësi frazeologjike e mbi 120.000 kuptime).
Por shqipja sot e ka të domosdoshme dhe nevojë urgjente hartimin e një Fjalori të sidomos normativ. Ajo është ndër të rrallat gjuhë që nuk ka një fjalor të tillë. Përdoruesi i saj, si qytetar i thjeshtë, si shtetar, si politikan, si student, si mësues, si gazetar, si shkrimtar, si diplomat, si studiues, si përkthyes e kushdo që merret me të, ka nevojë për një fjalor që të ketë të paktën një vëllim me dyfishin e njësive (fjalëve) të fjalorëve në qarkullim (kjo kërkesë del dhe në synimet e shqipes për të plotësuar spektrin saj leksikografik krahas hartimit të veprave të llojeve të ndryshme, sidomos të fjalorëve shkollorë a moshorë, të fjalorëve për vepra e autorë, të fjalorëve ideo-tematikë, të fjalorëve dialektorë, të një fjalori historik etj.). Hartimi i një vepre të tillë nisi në vitin 1963 (për t’u kryer me disa vëllime), por puna u ndërpre në vitin 1976, rinisi në vitin 2006, por u ndërpre përsëri për shkak të reformës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. U paraqit si projekt në vitin 2008 nga Qendra e Studimeve Albanologjike (sot Akademia e Studimeve Albanologjike), por përfundimisht puna për hartimin filloi para një viti, më 2021, një projekt i drejtuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Është parashikuar që vepra të përfundojë në fund të viti 2023 dhe të hidhet në qarkullim në vitin 2024.
Fjalori do të jetë vepër madhore leksikografike me rreth 100.000 njësi leksikore (90.000 fjalë dhe 10-12.000 njësi frazeologjike) dhe si i tillë pasqyron, ruan dhe hedh në përdorim pasurinë më të madhe leksikore, frazeologjike e semantike të gjuhës shqipe së sotme. Ai rrit ndjeshëm funksionin informues (tashmë, vepra vjen me dyfishin e pasurisë leksikore të fjalorit më të mirë shpjegues të shqipes të hartuar deri tani) dhe do të jetë njëherazi një vepër normative, pra pasuria që do të përfshihet në të (fjalë, kuptime, njësi frazeologjike) i përket apo lidhet me shqipen e njësuar, standarde. Ai do të jetë krijojë një pikë referimi e mbështetje e pazëvendësueshme edhe për hartimin në të ardhmen të fjalorëve të tjerë të tipeve të ndryshme. Fjalori do të jetë vepër me rrezatim të gjerë përdorimi, për të gjithë ata që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, e të folur, që punojnë me shqipe e për shqipen.
Në projektin që po zbatohet theksohet se “Fjalori do të shënojë regjistrimin e parë të pasurisë më të madhe e më kryesore të fjalëve, të frazeologjisë e të kuptimeve leksikore të gjuhës sonë, pasurinë e gjallë të gjuhës; do të jetë një vepër përgjithësuese që do të përfshijë shtresën më aktive të leksikut të shqipes dhe një pjesë të madhe të shtresës pasive, strukturat kuptimore të fjalëve dhe karakteristikat kryesore gramatikore, stilistike e shprehëse. Zgjerim do të kenë disa shtresa leksikore të pasuruara e të gjallëruara rishtas, si nga fushat e elektronikës e të informatikës, të financave e të bankave, të artit e të kulturës, të biznesit, të organizimit shtetëror etj. Zgjerim do të kenë shtresat leksikore nga fusha e terminologjisë, e leksikut dialektor, e neologjizmave, e huazimeve të përligjura etj.”
Hartimi i Fjalorit të madh mbështet domosdoshmërisht në shfrytëzimin e pasqyrimin e lëndës leksiko-frazeologjike e semantike të shqipes në gjithë shtrirjen e saj truallsore, kohore e të përdorur në të shkruar e në të folur, pra, ai do të jetë gjithëpërfshirës, mbarëkombëtar e bashkëkohor. Ndaj për të, gjatë gjithë vitit 2021 (dhe në vazhdim) u punua e po punohet për ngritjen e një kartoteke të posaçme (për krijimin e një korpusi apo data base-i ad hoc), që do të shkojë deri te 150.000-160.000 fjalë e njësi frazeologjike. Prej tyre do të bëhet përzgjedhja e njësive që do të zënë vend në fjalor (siç u shprehëm: rreth 90.000 fjalë e rreth 10-12.000 njësi frazeologjike).
Burimet kryesore të lëndës për këtë kartotekë janë disa:
1. Shfrytëzimi i Kartotekave të leksikut të shqipes dhe i Kartotekave të dialektologjisë në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Universitetet e qendrat e tjera shkencore brenda e jashtë vendit, të cilat kanë në fondet e tyre pasur të rëndësishme leksiko-semantike të shqipes.
2. Shfrytëzimi i fjalorëve shpjegues institucionalë, të botuar deri tani në Shqipëri: “Fjalor i gjuhës shqipe”, 1954; “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, 1980; “Fjalor i shqipes së sotme”, 2002; “Fjalor i gjuhës shqipe”, 2006; “Fjalor i gjuhës shqipe”, 2020. Vendin kryesor këtu e zë “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, 1980 (botim i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë). Ai, për nga numri i njësive leksikore e frazeologjike që përfshin, futet te fjalorët e mesëm, por ndërtimi i zërave leksikografikë (zbërthimi e shpjegimi i kuptimeve, ndërtimi i strukturave kuptimore, ilustrimet me shembuj, treguesit gramatikorë, ngjyrimet stilistike e ligjërimore etj.) janë të përmasave e të cilësisë thuajse të një fjalori të madh për shumicën e fjalëve që përmban. Ai do të shfrytëzohet në mënyrë integrale, shterueshëm, në gjithë vlerat e tij, por shfrytëzimi i veprës nuk do të jetë mekanik. Në përshtatje me tipin e Fjalorit të madh, tashmë do të rishikohen gjithë zërat leksikografikë (fjalë e frazeologji), gjithë strukturat kuptimore e shpjegimet përkatëse, gjithë shembujt ilustrues etj.
Burim tjetër i rëndësishëm për lëndën e Fjalorit që po hartohet janë edhe fjalorët tematikë mbarëkombëtarë, si: “Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe”, 29.000 fjalë (AShSh, grup autorësh); “Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe”, 11.000 njësi frazeologjike (J. Thomai); “Fjalori i homonimeve në gjuhën shqipe”, 16.000 njësi (A. Jashari); “Fjalori i gjuhës shqipe” për shkollën 9-vjeçare,10.000 njësi (Sh. Rrokaj, A. Kananaj); “Fjalori i shprehjeve të huaja në shqipe”, 4.000 njësi (A. Jashari).
Gjithashtu, fjalorët dygjuhësh të hartuar kohët e fundit, sidomos ata të tipit të madh (me mbi 70.000 fjalë) ku shqipja del si gjuhë e dytë apo e parë, duke veçuar këtu vepra si “Fjalori anglisht-shqip” (P. Qesku) me 120.000 njësi, “Fjalori shqip – anglisht” (P. Qesku) me 170.000 njësi etj. etj.
Shfrytëzimi gjithë këtyre veprave do të jetë shkencor dhe jo mbartje mekanike e njësive, duke bërë plotësimet e nevojshme me treguesit gramatikorë, fonetikë, me shpjegime të reja shkencore, me ilustrime përmes thënieve në përshtatje me natyrën e veprës së re.
3. Në Fjalorin e madh do të shtohet ndjeshëm pasuria leksikore e frazeologjike që vjen nga dialektet e të folmet e shqipes, pa nënvleftësuar asnjë areal gjuhësor, duke sjellë pasuri të përzgjedhur nga të gegërishtja a të folmet veriore, nga toskërishtja a të folmet jugore, nga të folmet arbëreshe, arvanitase e nga të folmet e ngulimeve shqiptare në vende të tjera në Evropë a më gjerë. Përparësi këtu do të marrin fjalë, kuptime, njësi frazeologjike, thënie ilustruese që janë mbledhur në Kosovë, Maqedoni e Veriut, në Malit të Zi, në të folmet veriore, veriperëndimore a verilindore të Shqipërisë. Mendohet se nga dialektet dhe të folmet krahinore në fjalor do të zërë vend një pasuri me rreth 10-12.000 fjalë. Kështu fjalori fiton karakter të theksuar mbarëkombëtar, por njëkohësisht vlerëson dialektet si burim kryesor për të ushqyer pandërprerë leksikun e shqipes standarde.
Punën tonë në këtë drejtim e lehtëson dukshëm botimi i shumë veprave që i përkasin leksikografisë dialektore (të cilat i kanë sjellë fondit të regjistruar leksikor një pasuri me mbi 150.000 njësi). Po përmendim këtu:“Fjalori i gjuhës shqipe”, 18.500 njësi (A. Xhuvani); “Fjalori i gjuhës shqipe”, 42.000 fjalë (M. Elezi);“Fjalori me fjalë e shprehje nga e folmja e Ujemujës”, 8.000 njësi (H. Shehu);“Fjalori i Malësisë së Madhe”,10.000 njësi (Gj. Shkurtaj);“Fjalori i fjalëve dhe i shprehjeve nga trojet e shqipes në Maqedoni”, 20.000 njësi (Q. Murati); “Fjalori i fjalëve dhe shprehjeve të Kosovës”,16.000 njësi (Q. Murati);“Fjalor frazeologjik i të folmeve të Kosovës dhe i të folmeve shqipe të Maqedonisë së Veriut”, 2.300 njësi (Q. Murati); “Fjalori popullor”, 20.000 fjalë (A. Zymberi); “Fjalori leksiko-frazeologjik i Devollit”,13.000 njësi (A. Jashari);“Fjalor i Çamërishtes”, 5.000 njësi (F. Muçaj); “Fjalori fjalësh dhe shprehjesh popullore”, 8.000 njësi (A. Sula);“Fjalë e shprehje nga Puka”, 2.000 njësi (I. Ahmetaj);“Emërtime për kafshë e shpendë në Labëri”,8.500 njësi (V. Memisha), Fjalori i arbëreshëvet të Italisë (E. Giordano) etj.
Gjithashtu nga dhjetëra punime monografike në fushën e dialektologjisë, që u përkasin arealeve gjuhësore mbarëshqiptare, vjen një pasuri leksikore e begatë dialektore e krahinore (që zë vend në fund të këtyre punimeve përgjithësisht si fjalorth).
4. Ligjërimi politiko-shoqëror e veçanërisht media e shkruar ka në përdorim një pasuri shumë të vyer leksikore e frazeologjike që do të zërë vend për herë të parë në fjalor. Dhe nga ky ligjërim janë bërë vjelje të bollshme dhe po lematizohet (fjalësohet) me metodat bashkëkohore kompjuterike e gjithë lënda e po bëhet përzgjedhja e njësive për veprën e re. Është parashikuar që nga kjo fushë të vijnë rreth 10.000 njësi të reja.
5. Burim kryesor përpasurimin e Kartotekës dhe prej këtej pasqyrimi në Fjalor është dhe vjelja integrale e veprave të shkrimtarëve tanë, të njohur për leksik e frazeologji, duke u ndalur tek autorët më përfaqësues dhe me shtrirje mbarëkombëtare. Po përmendim këtu vjelje leksikore nga vepra e Gj. Fishtës, e M. Camaj, e E. Koliqit, e F. Arapit, e I. Kadaresë, e D. Agollit, e B. Xhaferit, e P. Arbnorit, e A. Podrimjes, e A. Shkrelit, e D. Mehmetit, e R. Qosjes, e A. Demaçit, e M. Isakut. Kjo është përsëri një komponent përcaktues i karakterit mbarëkombëtar të veprës. Parashikohet që nga letërsia artistike të zërë vend në fjalor një pasuri me rreth 15.000 fjalë të reja.
6. Në fjalor do të shtohet ndjeshëm numri i termave. Zhvillimet e shumanshme të botës shqiptare kanë trysnuar dhe përdorimin e mijëra e mijëra termave të rinj. Janë përcaktuar 26 fusha të dijes, të shkencës, të teknikës, të artit etj., në të cilat është përqendruar vjelja terminologjike. Këtu na vijnë në ndihmë dhjetëra fjalorë terminologjikë, tekstet shkollore (parauniversitare e universitare), botimet shkencore të studiuesve, revista shkencore etj. Parashikohet që numri i termave të rinj do të jetë rreth 10.000 njësi, duke e ruajtur natyrën e fjalorit si një fjalor i përgjithshëm e duke mos e kthyer atë në fjalor të mirëfilltë terminologjik.
7. Në fjalor do të përfshihen dhe shumë huazime, të domosdoshme dhe të nevojshme në komunikimin gjuhësor përmes shqipes sot. Kjo mbështetet në parimin se gjuha jonë është e hapur për huazime, gjithnjë në bazë të vlerave shënuese e shprehëse që ato sjellin, duke mos lejuar një konkurrencë të tyre të panevojshme me fjalën shqipe apo duke mos e mënjanuar këtë të fundit nga përdorimi për t’i dhënë përparësi fjalës së huaj. Fjalori do të pasqyrojë një numër të caktuar prej tyre, ato që janë të përligjura, duke e orientuar përdoruesin te karakteri normativ dhe për këtë shtresë leksikore. Kontaktet e shqipes sot me botën janë të shumta, po ashtu dhe të shumta janë huazimet leksikore. Madje shpesh përdoret dhe pohimi se shqipja ndjehet e kërcënuar nga huazimet pa kufi. Mendohet se numri i huazimeve mund të shkojë edhe te 2-3.000 njësi të reja.
Fjalori i madh i gjuhës shqipe, me funksion të zgjeruar informues, dhe me funksion normativizues (orienton dhe edukon normën leksiko-semantike të shqipes së sotme), nuk do të jetë një fjalor i madh i tipit “Thesar” (tesaurus) që të përfshijë gjithë leksikun e shqipes, por një vepër që nga ky leksik do të përzgjedhin rreth 100.000 fjalë e njësi frazeologjike. Për të po punojnë specialistë të shqipes nga Shqipëria, nga Kosova e Maqedonia e Veriut, nga Presheva, nga Universiteti i Kozencës, i Palermos, i Munihut, i Selanikut e deri gjuhëtarë shqiptarë që punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Puna është e organizuar në disa nivele, ndër të tjera me një redaksi shkencore prej 7 vetash, me një grup hartuesish (leksikografë) me 15 vetë, dhe mbi 35 bashkëpunëtorë. Pra dhe vetë spektri i pjesëtarëve në realizmin me suksese të veprës është më shtrirje mbarë kombëtare.
Duke mbyllur këtë informacion për punën që po bëhet për hartimin e Fjalorit të madh normativ të shqipes me 100.000 fjalë e njësi frazeologjike, po sjell në kujtesë të lexuesve thënien e albanologut të shquar Holger Perdersen: “Gjuha shqipe ka një zhvillim të vetin dhe është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar.”
Hartimi i kësaj vepre sendërton këtë zhvillim dhe bëhet shprehëse e kësaj krenarie.
Nga Prof. dr. Valter MEMISHA
Bashkëdrejtues i projektit
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 