Pas një ndërprerjeje të gjatë për shkak të pandemisë shoqatat shqiptare në Diasporë po i rikthehen aktivitetit të tyre normal, duke organizuar aktivitete që mbajnë gjallë vlerat, kulturën dhe traditën shqiptare në Diasporë. Shoqata e radhës që njofton aktivitetin e saj është “Shoqata Emigranti Patra” e cila më 14 shkurt organizon promovimin e librit me titull “Gjithnjë zë i vendit tim” të Iliriana Sulkuqi.
“Me rastin e 14 Shkurtit, Ditës së të Dashuruarve, shoqata jonë në bashkëpunim me shkollën shqipe “Naim Frashëri” organizon promovimin e librit të poetes së shquar, Iliriana Sulkuqi, me titull “Gjithnjë zë i vendit tim” (antologji poetike). Aktiviteti do të zhvillohet ditën e shtunë në datën 12 shkurt 2022, ora 19:00, në adresën : MOUROUZI 14- 16, në sallën e aktiviteteve, kati i parë, “ΤΟ ΣΠΙΤΙ ΤΟΥ ΗΠΕΙΡΩΤΗ” ( pranë platisë NORMAN), Patra” thuhet në njoftim.
Gjatë aktiviteti do të ndërhyjnë nëpërmjet një lidhjeje online aktorja e njohur shqiptare, Nderi i Kombit Margarita Xhepa si edhe vetë poetja Iliriana Sulkuqi. Pjesë e programit do të jenë edhe interpretime në dy gjuhë shqip- anglisht dhe shqip- greqisht, si dhe këngë-valle nga grupi artistik ” Zëri i Traditës” etj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.