Vendimi/ Diaspora shkrihet te Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

E martë, 14 Maj, 2024

5 muaj pas prezantimit të Kabinetit të ri qeverisës të dalë nga zgjedhjet e 26 prillit 2021, ku edhe u njoftua mbyllja e institucionit të Ministrit të Shtetit për Diasporën ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për “fatin” e institucioneve në varësi: Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Fondit Shqiptare për Zhvillimin e Diasporës, Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët.

Sipas vendimit të ditës së sotme përgjegjësia për Diasporën i kalon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjatë mbledhjes së sotme u emërua në detyre edhe Artemis Malo si  zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi i plotë

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

2. Misioni i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme është hartimi dhe zbatimi i politikave të jashtme, drejtimi teknik dhe bashkërendimi i procesit të integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, zhvillimi dhe fuqizimi i diplomacisë ekonomike, si dhe mbrojtja e të drejtave të shtetasve shqiptarë dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit.

3. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore:

a) Harton, përpunon, organizon dhe zbaton politikën e jashtme të shtetit shqiptar;
b) Realizon shprehjen dhe mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar dhe të shqiptarëve në marrëdhëniet ndërkombëtare me shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare;
c) Mbështet Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në përcaktimin e qëndrimeve të rëndësishme lidhur me politikën e jashtme;
ç) Mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë dhe të komuniteteve shqiptare jashtë vendit, si dhe organizon, harton e zbaton politikën shtetërore në interes të tyre në bashkëpunimin me ministritë përgjegjëse;
d) Nxit dhe ndihmon për zhvillimin e komunikimit e të ndërveprimit të diasporës dhe të shqiptarëve jashtë kufijve me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në shtetet ku ata banojnë;
dh) Promovon dhe ndihmon në rritjen e zhvillimin e vlerave dhe të traditave më të mira shqiptare te bashkëkombësit jashtë kufijve shtetërorë;
e) Promovon interesin ekonomik kombëtar në arenën ndërkombëtare, duke ndërmarrë aktivitete zyrtare diplomatike të fokusuara në rritjen e eksporteve, tërheqjen e investimeve të huaja dhe pjesëmarrjen në punë të organizatave ekonomike ndërkombëtare;
ë) Bashkërendon procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nëpërmjet përafrimit të legjislacionit dhe hartimit të politikave të integrimit, si dhe propozon projektaktet që kanë lidhje procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

4. Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.500, datë 13.9.2017, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, dhe nr.510, datë 13.9.2017, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Diasporën”, shfuqizohen.

5. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 