Malësorët në Amerikë/ Zef Camaj, politologu i Shqiptarisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një ndër intelektualët dhe veprimtarët e shquar të çështjes shqiptare, është dhe do të mbetet edhe djali i Hotit, Malësisë e Shqiptarisë i ndjeri Prof. Zef Camaj, I cili punën aktivitetin dhe veprimtarin e tij, patriotike dhe nacionaliste e filloi në Malësinë e Madhe, por nën shtetin e Malit të Zi.

E me pas edhe në Diasporën Shqiptare të Amerikës, aq sa kjo veprimtari ka bërë që Prof. Zef Camaj, të marri edhe emrin Politologu i Shqiptarisë.

Veprimtari e cila ishte maksimalisht e vështirë për kohën pasi Shqipëria ishte nën regjimin komunist, e nga ana tjetër ishe Jugosllavia me UDB–në, që kontrollonte gjithçka e çdokënd.

Por, Prof. Zefi me përkushtim, guxim dhe profesionalizëm ka arritur t’ia dalë, qëllimit që ai i kishte vënë vetes. Ka dhënë një kontribut të veçantë jo vetëm për rënien e sistemit komunist në Shqipëri, por veçanërisht për Kosovën, ku është takuar edhe me Ibrahim Rugovën e pas viteve 90-të edhe me Sali Berishën.

Duhet veçuar fakti se Prof. Zef Camaj ka pasur një bashkëpunim dhe miqësi të ngushtë me Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Sokrat Plaka, ç’ka bërë që Zefi edhe të etiketohej, për shkak të veprimtarisë se tij antikomuniste edhe si “bashkëpunëtor” i UDB -së Jugosllave, por bashkëpunëtor të tij, dhe që e kanë njohur nga shumë afër, dëshmojnë se nuk është e vërtetë, por thashetheme nga kundërshtarët e tij, politik veçanërisht në Amerikë.

Po kush ishte Zef Camaj

Zef Camaj u lind në vitin 1957, në Sukruq, ka përfunduar fakultetin e shkencave politike në Beograd e me vonë me korrespondencë fakultetin e gjuhë– letërsisë shqipe në Prishtinë. I ndjeri Anton Çeta profesori i Zef Camës është shprehur se Zef Camaj, ka qenë studenti më i mirë.

Zef Camaj, fillimisht ka shërbyer si mësimdhënës në gjimnazin e Tuzit, si dhe ka drejtuar emision javor në gjuhën shqipe, që transmetohej nga radio – televizioni i Malit të Zi. Nga ku edhe fillon kthesa për Zef Camaj, duke çuar edhe në largimin e tij nga vendlindja. Mbasi me shkrimet e tij, kishte mbrojtur të burgosurit dhe të dënuarit shqiptarë. Mehmet Bardhi dhe Mejreme Maraj, duke rënë në sy të UDB–së Jugosllave të cilët filluan ta vëzhgonin, veprimtarin dhe aktivitetin e përditshem të Prof. Zef Camaj, ç’ka bën që në vitin 1982, të vendoset në SHBA.

Në vitin 1985 Zefi merr një vendim historik, për Diasporën shqiptare në Amerikë, hap Radion e emëruar Revista Radiofonike e Shqiptarëve të Amerikës, radio qe ka transmetuar për 5 vite me radhë deri në vitin 1990, kohë kur në Shqipëri bie regjimi komunist. Kjo radio transmetonte 7 ditët e javës, 6 ditë në NewYork dhe të dielën në Detroit. I ofruar në këtë radio dhe si bashkëpunëtor, gazetar e folës nga Zef Camaj, ka qenë një tjetër atdhetar e patriot antikomunist, siç është Luigj Gjokaj, i cili veçohet e shquhet edhe tani, në mediat vizive të Detroitit.

Në vitin 1996, Zef Camaj lë përkohësisht Amerikën dhe vendos të kandidoi për deputet si përfaqësues i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, edhe pse beri një fushatë mjaftë dinjitoze, dhe ku gjeti mjaft përkrahje në kushtet se si u zhvilluan ato zgjedhje një rezultat fitues ishte i pamundur.

Prof. Zef Camaj, ka ndërruar jetë në vitin 2001, në moshën 44 vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme.

Në nderim të jetës, dhe veprimtarisë se Prof. Zef Camaj, në vitin 2004, Palok Camaj, si pronar dhe Luigj Gjokaj, si gazetar e folës, rihapin radion po me emrin Revista Radiofonike e Shqiptarëve të Amerikës, radio që pati një jetëgjatësi 2 vjeçare, duke e çuar në 7 vite, veprimtarinë e Radios së Prof. Zef Camaj, e cila se bashku me jetën, veprën dhe veprimtarinë patriotike, nacionaliste dhe atdhetare do të mbetet në historinë e Diasporës Shqiptare në Amerike, e Zefi përjetësisht si Politologu i Shqiptarisë.

E me pas edhe në Diasporën Shqiptare të Amerikës, aq sa kjo veprimtari ka bërë që Prof. Zef Camaj, të marri edhe emrin Politologu i Shqiptarisë./Zani i Malsisë/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.