Kamioniste që 19-vjeç, rrëfimi i vajzës shqiptare që ka habitur Italinë

E hënë, 7 Korrik, 2025

Bianka Dervishi, shqiptarja që guxoi në shtetin fqinj, Itali dhe po ja del shumë mirë. Kamionistja që habiti të gjithë dhe pse e re në moshë rrëfen më tepër për profesionin e saj.

Gjithmonë e lidhur ngushtë me automjetet, ajo tregon se ishte 19 vjeç kur hipi për herë të parë në kamion.

“Rreth 19 vjeç hipa në kamion, isha me një familjarin tim. Hipa në kamion si për lojë, ai me tha hajde jepi ti kamionit edhe aty u dashurova. Lash profesionin tim si parukiere për t’ju përkushtuar më shumë kamionit.

Fillimisht për të nuk ka qenen e lehtë por mbështetja e madhe ka qenë familja e saj

“E kisha pak të vështirë që tu tregoja familjarëve, por kur ja thashë nuk e prita reagimin e tyre. Nuk është se ishin shumë të lumtur por e pritën mirë”

Bianka tregon për Euronews se në shumicën e rasteve i duhet të zgjohet në katër të mëngjesit pasi duhet të nisë punën herët. Zakonisht ajo udhëton 400-450 km, pasi kamionët kanë një orar të përcaktuar për të lëvizur  dhe nuk udhëton dot përtej këtyre orareve.

“Kryesisht duhet të udhëtojmë 4 orë e gjysmë dhe do pushosh 45 minuta dhe pastaj do ecësh sërish 4 orë e gjysmë. Pra i bie gati 9 orë punë”.

Ajo rrëfen se në kompaninë ku punon është e vetmja vajzë shqiptare.

“Nuk është se s’ka vajza të tjera, ka por janë me origjinë nga vende të ndryshme. PO kur zbres nga kamioni më shohin që jam vajzë dhe reagojnë duke më parë me çudi. Si ka mundësi një vajzë duke i dhënë kamionit. Dhe është një ndjesi shumë e bukur kur sheh ato reagime që janë të çuditshme per njerëzit. Dhe kjo më jep më shumë kurajo vullnet për të bërë këtë punë. Më pëlqen akoma më shumë kur më shohin njerëzit me habi”.

Bianka jeton prej 16 vitesh në Itali por a do të kthehej ajo në Shqipëri për të vazhduar profesionin e saj si kamioniste?

“Sinqerisht mua Shqipëria më pëlqen vërtet shumë është një vend i mrekullueshëm. Por të rikthehem në Shqipëri nuk e mendoj, sepse unë jam rritur pak a shumë në Itali dhe jam ambientuar atje” thotë ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.