INSTAT: 2.7 milionë turistë zgjodhën Shqipërinë gjatë 2020-s

E enjte, 25 Prill, 2024

INSTAT publikoi sot raportin “Turizmi në shifra 2020” i cili jep treguesit kryesorë mbi turizmin në Shqipëri, bazuar në dy anketa “Pushime dhe Udhëtime” dhe “Anketa e Strukturave Akomoduese”.

Sipas raportit, në vitin 2020, janë regjistruar 1.4 % më shumë udhëtime për pushime dhe kohë të lirë në Shqipëri, krahasuar me vitin 2019. Destinacionet më të preferuara për udhëtime (personale apo biznesi) në Shqipëri rezultojnë të jenë: Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Në vitin 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë qenë afërsisht 2,7 milionë persona.

Gjatë vitit 2020, hyrjet e shtetasve nga rajoni i Evropës zënë pjesën më të madhe të hyrjeve të  shtetasve të huaj me 98,5 %. Numri i tyre ka rënë  me 54,9 %, krahasuar me një vit më parë.

INSTAT bën të ditur se, në vitin 2020, me rrugë ajrore kanë mbërritur afërsisht 270 mijë shtetas të huaj. Shtetasit e huaj që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet linjave ajrore zënë mesatarisht 10,2 % të hyrjeve gjithsej.

Numri i shtetasve të huaj që mbërrijnë në Shqipëri me linjat detare ka qenë afërsisht 64 mijë, teksa shtetasit e huaj që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet linjave detare zënë mesatarisht 2,4 % të hyrjeve gjithsej.

Ndërkohë, numri i shtetasve të huaj që mbërrijnë në vendin tonë nëpërmjet tokës ka qenë afërsisht 2,3 milionë. Shtetasit e huaj që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet tokës zënë pjesën më të madhe me 87,4 % të hyrjeve gjithsej gjatë vitit 2020.

Në vitin 2020, numri i vizitorëve të huaj me netë qëndrimi (ku përfshihen vizitorët që qëndrojnë të paktën një natë në hotel apo në struktura akomoduese të tjera, tek të afërmit, shtëpitë e tyre, etj) është rreth 2,5 milionë.  Ndërsa numri i vizitorëve  ditorë është rreth 54 mijë.