Belgët dhe interesimi për të mësuar shqipen

E shtunë, 20 Prill, 2024

Adnan Rexhepi prej vitesh jeton në Belgjikë. Edhe pse i ri në moshë kur u largua nga vendlindja, Adnani nuk hoqi dorë asnjëherë nga rrënjët e tij, por me punën e tij mundohet që edhe në Belgjikë shqipja dhe shqiptarët të kenë folenë e tyre. Ai është kryetar i Shoqatës “Nënë Tereza” në Namur, si dhe drejtues i shkollës shqipe Faik Konica.

Shoqata “Nënë Tereza” ka dhënë herë pas here një kontribut të madh në vendlindje. Kthehemi pak pas në kohë, si dhe kur u krijua shoqata?

Prej vitit 2016 jam zgjedhur kryetar i Shoqatës “Nënë Tereza” Namur, nga asambleja e kësaj Shoqate. Duhet theksuar se themelimi i Shoqatës erdhi si nevojë imediate e aktualitetit shoqëror ku jetonte komuniteti shqiptar. Pra lindi si pasojë e disa  misioneve jetike për një komunitet në dhe të huaj!

Ju vetë prej sa vitesh jetoni në Belgjikë dhe me cfarë merrni tjetër përvec drejtimit të Shoqatës dhe Shkollës?

Unë kam lindur në Preshevë në vitin 1973.

Për shkaqe që gjithë ne në mërgatë i kemi thuajse njëlloj, kam emigruar në Belgjikë në vitin 1999 . Jam i martuar me Nancy Demeure dhe kam tre fëmijë Xhavitin, Zanën dhe Sarandën. Krahas aktiviteteve të mija profesionale në Belgjikë, jam edhe këshilltar i Kabinetit të Bourgmestre të Namurit z. Maxime Prévot.

Në Namur ka shumë shqiptarë dhe sa të bashkuar jeni si komunitet?

Mendojmë se gjithë komuniteti shqiptar i Namurit i cili përbëhet nga rreth 5000 qytetarë, unifikohet dita-ditës dhe kërkojnë të angazhohen në ndihmë dhe mbështetje, me vëllezërit dhe motrat tona në trojet etnike shqiptare. Gjithsesi duhen gjetur mënyrat ku secili të ndjehet i vlerësuar duke formuar një komunitet solid në identitetin shqiptar, dhe gjetur hapësirat për bashkëpunim e investim në vendet tona amë.

Çfarë synon shoqata juaj?

Së pari, integrimin sa më të shpejtë dhe me sa më pak dhimbje në jetën shoqërore Belge, duke ju krijuar konsulencë civile në orientimin e bashkëkombasve tanë, për gjitha të drejtat dhe mundësitë e tyre në një shtet të huaj deri atëhere për to.

Ushtrimin e aktiviteteve kulturore me karakter kombëtar, për të qenë përherë në kontakt me historinë, gjeografinë, folklorin e Kombit tonë, e duke i ndihmuar në krijimin e një komuniteti të fortë, për të ruajtur vlerat tona kombëtare dhe përcjellur ato trashëgimtarëve tanë të lindur në mërgim.

Përkrahjen ekonomike në natyrë për shumë nga bashkëatdhetarët tanë në nevoja imediate të mbijetesës, apo edhe në periudhën e fundme të krizës sanitare Covid-19 ku u asistuan mbi 60 familje gjatë një periudhe  6 mujore.

Kjo shoqata ka hapur edhe shkollën shqipe “Faik Konica”, vijoi mësimi gjatë situatës pandemike?

Hapjen e shkollës plotësuese shqipe “Faik Konica” Namur, për fëmijët tanë, si e vetmja mënyrë për t’i ruajtur ato nga asimilimi gjuhësor dhe kulturor. Edhe në këto kushte të rënda të krizës sanitare, jemi e vetmja shkollë shqipe në Belgjikë që kemi mbajtur të hapur dyert e saj për nxënësit tanë duke modifikuar hapësirat legale për person sipas rregullave anti-covid në klasat respektive. Shkolla ka tre klasa të niveleve të ndryshme, e cila është e Amzuar dhe e rregjistruar, e cila bazohet me programin dhe kurrikulën e njëhesuar me Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në shkollën tuaj nuk ka vetëm fëmijë shqiptarë, apo edhe të huaj që duan të mësojnë shqipen?

Theksojmë se jemi shkolla pioner në Belgjikë që kemi hapur edhe një kurs intensiv për mësimin e gjuhës shqipe nga të rriturit, ku gati gjysma e numrit të tyre, janë shtetas me origjinë Belge, që kanë shumë interes për mësimin e gjuhës shqipe. Krahas lëndës së gjuhës shqipe, japim edhe lëndët histori, gjeografi të trojeve shqiptare dhe art e folklor.

Si është bërë përzgjedhja e mësuesve që japin mësim?

Stafi i mësuesve tanë përbëhet nga mësues të diplomuar në mësuesi. Përfitoj nga rasti të falenderoj për punën e palodhur titaneske në mbarëvajtjen e shkollës, drejtorin z. Arian Bajraktari. Mësueset Aida Kadare, Gentiana Aziri, Anila Celami, Elsa Haskurti, Syndyze Saraishta, Albana Sefedini dhe z. Muhamet Bektashi. Në sajë të punës së tyre profesionale shkolla jonë është vendosur mbi baza pedagogjike me programe të miratuara mbas Ministrive tona të arsimit.

Na përmend disa nga aktivitetet që keni organizuar si shoqatë?

Si Shoqatë krahas veprimtarive të tjera kulturore, në dy vitet e fundit kemi organizuar Simpoziumin shkencor kushtuar Heroit tonë nacional Skenderbeut, titulluar: ” Gjergj Kastrioti Skenderbeu- një mit kombëtar, hero europian” dhe Konferencën kushtuar Humanistes më të madhe që ka nxjerrë vendi ynë titulluar: “Nënë Tereza-mes nesh”. Për nga përmbajtja, organizimi, fakteve historike disa të paraqitura për herë të parë, këto të dy evente kanë patur jehonë historike dhe kureshtje shumë të madhe në Shqipëri, Kosovë, Belgjikë etj. Panelin tonë të  lektorëve do i kishin zili Prishtina e Tirana me Historianë, Humanistë, Profesorë e Albanologë të shquar si Prof. Dok. Ardian Marashi, Prof. Dok. Stefan Capaliku, Prof Dok. Nuri Bexheti,  Historiani Lekë Përvizi, Humanistja Sandra Stillman, Prof. Matieu Aref, Letrari Safet Kryemadhi etj. Eventet kanë qenë të mediatizuara nga televizionet shqiptare dhe mediat belge.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 