Sot po mbahet mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards 2022. Yje të shumtë britanikë kanë marrë pjesë dhe janë nderuar me çmime për arritjet vjetore në muzikë.
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka qenë e nominuar për dy çmime, derisa ka triumfuar si artistja më e mirë Pop/R&B.
26 vjeçarja la pas vetës yje të mëdhenj siç janë: “Ed Sheeran, Adele, Grif dhe Joy Crookes”.
Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” të Londrës për të tërhequr fizikisht çmimin, teksa i ka përshëndetur me një video-mesazh nga larg publikun.
Artistja e cila gjenden ne SHBA ku shumë shpejt pritet të fillojë turneu i saj nëpër shtetin e Amerikës ka ndare lajmin ne instagram:
“Wowowow!! AKTI MË I MIRË POP @brits !!!! Faleminderit shumë të gjithëve që votuan!!! Edhe pse të gjithë do të donim të ishim në Londër duke festuar kështu me ju – ne kemi bërë prova që të mund të organizojmë një shfaqje të jashtëzakonshme për të gjithë ju!!“, ka shkruar Lipa.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.