Britani/ Shkolla Ardhmëria një muaj aktivitete dedikuar Kosovës

E diel, 6 Korrik, 2025

Shkolla e mësimit të gjuhës shqipe Ardhmëria në Londër programin e saj mësimor këtë muaj ka zgjedhur t’ja dedikojë Kosovës.

Duke e konsideruar “Muaji i Kosovës”, një muaj me aktivitete të ndryshme mësimore i cili do të përfundojë me 17 shkurt me kremtimet e Pavarësisë së Kosovës.

“E shtuna në shkollën tonë Shqipe, Ardhmëria, vazhdon me muajin e Kosovës. Ky është projekti i klasës së nivelit të dytë dhe të tretë. Në këtë muaj po flasim për Republikën e Kosovës, historinë e saj në vite, pozitën gjeografike, pasuritë natyrore dhe nëntokësore,  heronjtë dhe heroinat, njerëzit e famshëm në sport, muzikë  e në shumë fusha të tjera, zakonet dhe traditat e këtij vendi të bukur. Dhe kryesisht përgatitjet për festën e Pavarësisë së Kosovës sonë trime. Sot folëm për pozitën gjeografike të Kosovës, qytetet kryesore, kryeqytetin, malet, fushat, lumenjt etj… duke përdorur elementët gjuhësorë dhe përshkruar cilësitë e çdo qyteti. Na ndiqni çdo javë në rrugëtimin e këtij projekti të bukur e me shumë vlera: shkruhet në faqen facebook të shkollës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.