Itali/ Kryeministri Rama firmos marrëveshje për diploma të dyfishta në këto degë

E diel, 6 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali ku zhvilloi sot një takim në me Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Maria Cristina Messa dhe rektorët e universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios, me qëllim  rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e studimeve universitare, për rritur shkëmbimet mes stafeve akademike dhe bashkuar programe për diploma të dyfishta.

Në këtë takim u nënshkruan marrëveshjet për diploma të dyfishta midis universitetit të Tuscia-s në Itali dhe universiteteve shqiptare: Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësor, Universiteti Mesdhetar.

Marrëveshjet janë në fushën e Biologjisë mjedisore në Bachelor me Universitetin e Tiranës; Pyjeve dhe mjedisit për UBT; Inxhinierisë mekanike me UPT në nivel master dhe Marketingut me UMSH.

Marrëveshjet parashikojnë që studentët në këto programe të bëjnë një vit studime në Shqipëri dhe një vit në Itali. Në përfundim studentët do të marrin diploma të dyfishta.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, prof. Stefanno Ubertini, rektor i Universitetit të Tuscias dhe kreu i komitetit rajonal për koordinimin e Universiteteve të Lacios, etj.

Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi se “jemi sot këtu me të gjithë ju që të mund të vazhdojmë përpjekjet tona për të krijuar sinergji, bashkëpunime të reja me sistemin univeristar italian dhe të hapim dyer të reja bashkëpunimi në emër të një ardhme të cilën kemi përgjegjësi ta bëjëm sa të më sigurtë që të jetë e mundur”.

“Më bëri përshtypje të mirë biseda që pata me rektorin sepse munda të kuptoj menjëherë ngjashmëritë e shumta mes Shqipërisë dhe Italisë në këtë fushë, por me një periudhë kohe të ndryshme. Problemet që kemi ne sot përpara nesh me sa munda të kuptoj nga rektori kanë qenë të pranishme në sistemin univeristar italian disa vite më parë”, nënvizoi Rama duke shtuar se ndërsa problemet që janë tani të pranishme për univeristetet e boten e arsimit dhe edukimit në Itali janë njëherësh edhe probleme të përbashkëta.

Kreu i qeverisë u shpreh se “duke nisur nga një problem qe dihet në jug dhe qendër të Italisë siç është problemi i ikja e të rinjve drejt veriut të Italisë dhe drejt veriut të Evropës”.

“Është e rëndësishme të shohim të gjitha hapësirat për të ndërkombëtarizuar më shumë universitetet tona. Për t’u dhënë të rinjve shqiptarë, por edhe të rinjve të tjerë në rajonin tonë dhe pse jo dhe të rinjve italian, mundësinë për të studiuar në Shqipëri dhe për të pasur në dispozicion programe me një cilësi të ngjashme me atë që kanë në Itali, tha Rama./ATA/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.