Kanada/ Aktivisti Alban Rrahmani: Pse jam kundër protestave në Ottawa

E hënë, 7 Korrik, 2025

Pas një udhëtimi njëjavor anë e mbanë  Kanadasë, një kolonë e madhe kamionësh, kamionistësh dhe protestuesish me mbishkrime nga më të ndryshmet kanë mbërritur javën e kaluar në kryeqytetin kanadez, Ottawa për të protestuar ndaj vendimeve qeveritare për vaksinimit të obligueshëm, dhe ndaj masave në fuqi të pandemisë  COVID-19. Demonstrues mbështetës të grevës së kamionistëve marshuan të shtunën gjithashtu para kryeministrisë dhe zyrës së kryeministrit Justin Trudeau. Një pjesë e tyre mbanin flamuj kanadezë-amerikanë, që nënkupton mendimin e tyre kundër detyrimit të vaksinimit për të kaluar kufirin Kanada-SHBA, i cili prej fillimit të pandemisë në pranverën e vitit 2020 ka qenë ndër më problematikët në botë.
Ndërkohë që protesta e kamionistëve dhe e mbështetësve të tyre po vazhdon, aktivisti i komunitetit shqiptar në kryeqytet, Alban Rrahmani ka reaguar lidhur me këtë çështje në profilin e tij në Facebook. “Ne si komunitet shqiptar në Ottawa vazhdojmë të jemi pjesë integrale e qytetit por edhe e shtetit pasi që një numër i madh i komunitet udhëheqin biznese të suksesshme dhe po ashtu janë pjesë e administratës në nivele të ndryshme shtetërore”- ka shkruar ai.
“Protesta është e shenjtë dhe e drejtë elementare e çdo individi, mirëpo kjo protestë e organizuar në këtë formë dhe nga këta organizatorë, nuk duhet të përkrahet nga komuniteti ynë. Unë në fakt dola në qytet për ta parë gjendjen nga afër dhe vërejta shumë gjeste e shenja të cilat shprehnin urrejtje ndaj politikanëve të caktuar, komuniteteve pakicë dhe ngacmime ndaj atyre që nuk mendojnë si ata.
Është e vërtetë që masat e jashtëzakonshme duhet të përdoren në raste të caktuara, me orar të caktuar më pak se dy javë, për të lejuar qeverinë të përgatitet për zgjidhjen e problemit të caktuar.
Vazhdimi i masave pafundësisht pa një plan veprimi dëshmon paaftësinë e organeve shtetërore që të gjejnë zgjidhje.
Por nuk është vetëm shteti ynë i vetmi që aplikon masa të tilla. Shumica e shteteve të botës po veprojnë kështu, pasi që po luftojmë kundër një armiku të përbashkët. Për shembull masat anti-Covid në Kosovë janë shumë më të ashpra duke përdorur orën policore dhe duke kërkuar çertifikatë për tre doza të vaksinës ndër të tjera, dhe askush nuk proteston”- ka shkruar ndër të tjera ai. Në fund të postimit z. Rrahmani e sheh si zgjidhje dërgimin e një letre deputetit të zonës rreth kësaj çështjeje.
Alban Rrahmani, tani nëpunës në qeverinë kanadeze, erdhi në Kanada në moshën 18 vjeçare më 1999. Pas shkollimit në Kanada, ishte kthyer për disa vite në Kosovë ku kishte punuar si përkthyes i Ushtrisë Amerikane, për t’u kthyer përsëri në Kanada.
Që nga viti 2013 punon si shërbyes civil në Departmentin e Shërbimeve të Përbashkëta të Kanadasë (Department of Shared Services Canada). Ai gjithashtu mirëmban platformën informative “Komuniteti Shqiptar në Ottawa”, e cila merret me informatat, shqetësimet dhe problemet për komunitetin shqiptar në kryeqytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.