Greqi/ Në Patra udhëton “Vendi ku nuk vdiset kurrë”!

E premte, 26 Prill, 2024

Regjisori shqiptar tepër i suksesshëm në Greqi, Enke Fezollari sfidon dhe triumfon akoma dhe në sezonin më kritik për skenat e teatrove.

Me një shfaqje surprizë për mbarë artdashësit  në Greqi, “Vendi ku nuk vdiset kurrë” Fezollari jo vetëm që guxoi të trajtonte temat më delikate të shoqërisë së izoluar shqiptare të së kaluarës, me elementet e përshkruara aq therrshëm në veprën me të njëjtën titull të autores Ornela Vorpsi, por këtë “Kuti të Pandorës” zgjodhi ta hapë pikërisht në sezonin e bllokuar për kohë të gjatë nga pandemia.

Me një karrierë të gjatë, ku barrierat nuk kanë munguar, Enke Fezollari është tashmë një njohës i mirë i terrenit, një maestro i skenës me nuhatje të jashtëzakonshme të suksesit, para veprës së të cilit spektatori grek vetëm përulet dhe duartroket fuqishëm.

Shfaqja “Vendi ku nuk vdiset kurrë” gjithashtu nisi me pengesa e vonesa, mes kufizimeve e masave të rrepta për mbrojtjen nga covid-19, por ishte pa ekzagjerim një sukses i sezonit ku nuk munguan surprizat, si prania e autores së vlerësuar me çmime letrar ndërkombëtare, Ornela  Vorpsi. Së bashku me aktoret protagoniste Amalia Arseni, tonën Vefi Redhi dhe Athina Karajani ofruan për publikun një oaz të vërtet kaq të munguar, plot emocione e mesazhe aktuale.

Shfaqja ka ulur siparin në Athinë, për të vijuar udhëtimin në qytetin e Patras. Me kontributin e Ambasadës së Shqipërisë në Greqi “Vendi ku nuk vdiset kurrë” do të prezantohet para publikut vendas dhe emigrant shqiptar të Patras në 8 shkurt, ora 21.00 në teatrin “Orofos”, adresa Othonos Amalias 112.

Dhe nuk besojmë se ky do të jetë stacioni i fundit i shfaqjes unike të regjisorit emblematik Enke Fezollari.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 