Piktori Arben Kristani hap ekspozitën “Ilirikum” në Zarë të Kroacisë

E diel, 6 Korrik, 2025

Ditën e djeshme është çelur në qendër të sheshit kryesor të qytetit të Zarës nga piktori i talentuar shqiptar nga qyteti i Durrësit, Arben Kristani.

Për herë të parë në Kroaci ai ka hapur ekspozitën e tij me piktura të titulluar “Ilirikum”.

Kjo ekspozitë u hap nën përkujdesjen e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Zagreb, zotit Riza Poda dhe Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë në Zarë, zotit Anton Dedaj.

Në ditëne  hapjes ekspozita vizitua dhe u vlerësua për cilësinë e saj të lartë nga shumë qytetarë shqiptarë dhe kroatë si dhe nga plot autoritete të larta të këtij qyteti; si kryetari i bashkisë së Zarës, dhe shumë drejtues të tjerë politik të këtij qyteti, profesorë të Universitetit të Zarës e mjaft artistë e specialistë të artit.

Në ceremoninë e çeljes së kësaj ekspozite morën pjesë tre Ambasadore, ai Republikës së Shqipërisë, zoti Riza Poda, Ambasadori i Republikës së Kososvës, Dr. Martin Berisha, dhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, zoti Milaim Fetahu.

Të pranishëm ishin dhe Konsulli i Nderit i Rpublikës së Shqipërisë në Zarë, zoti Anton Dedaj, Konsulli i Republikës së Kosovës, zoti Esat Brajshori, si dhe Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në qytetin e Rjekës, Bashkim Enesi si dhe Deputetja Shqiptare e Parlamentit Kroat, zonja Ermina Lekaj Prelaskaj.

Vlen të përmendet interesimi i medias lokale dhe asaj kombëtare rreth kësaj ekspozite, pasi aty ishin të pranishëm shumë gazetarë të televizioneve, gazetave dhe portaleve më në zë të Zarës dhe krejt Kroacisë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.