Mesazh dërguar shoqërisë greke: “Dhuna e tifozëve nuk ka kombësi!”

E shtunë, 20 Prill, 2024

Një tjetër ngjarje e errët ka tronditur ditët e fundit mbarë opinionin publik në Greqi. Komuniteti Shqiptar në vend po ndjek me vëmendje operacionin e policisë për arrestimin e vrasësve të 19 vjeçarit grek, Alqis Kambanu, një viktimë e dhunës së tifozëve. Vrasja e të riut në mesnatën e të hënës,1 shkurt, afër stadiumit të skuadrës “ARIS” në Selanik, nga tifozë të skuadrës kundërshtare “PAOK” ka shkaktuar indinjatë të thellë edhe në mbarë komunitetin tonë, si pjesë e pandarë e shoqërisë greke mbi tre dekada tashmë. Fëmijët tanë janë lindur këtu, edukuar në arsimin grek e mbrusen me të njëjtat ideologji, si gjithë të tjerët, grekë apo emigrantë të komuniteteve të ndryshme. Prandaj shkakton gjithmonë trishtim kur vëmendja mediatike përqëndrohet në kombësinë e tifozit huligan vrasës, jo tek fenomeni i egër i dhunës së tifozëve, një plagë e rëndë e mbarë shoqërisë greke.

PO, 23 vjeçari i arrestuar e i akuzuar për vrasjen e 19 vjeçarit grek është lindur nga prindër emigrantë shqiptarë. Por është një fëmijë i lindur, rritur e edukuar në Greqi! Mania për sundim të arenës atletike e tifozllëku i sëmurë u ushqyen në gjirin e “familjes” së skuadrës, për shkak të metodave e orientimit krejt të gabuar të klubit sportiv “PAOK”.

Për gabimet e fëmijëve tanë jemi të gjithë të rriturit përgjegjës. Pa dallim kombësie, feje apo ngjyre. Pikërisht sot duhet të marrim shkak ngjarjen e rëndë e të prekim thellë, deri në palcë, këtë fenomen të egër, për ta çrrënjosur njëherë e përgjithmonë. Jo si grekë apo shqiptarë, por si qytetarë të një shoqërie të përbashkët moderne, për mbështetjen dhe realizimin e aspiratave të brezit të ardhshëm. Në këtë kuadër, Komuniteti Shqiptar në Greqi me anë të kësaj deklarate publikuar në median shtetërore dhe private greke dërgon një mesazh të fuqishëm në mbarë shoqërinë vendase.

***

Dhuna e tifozëve nuk ka kombësi!

KOMUNITETI SHQIPTAR NË GREQI dënon rreptësisht sulmin e egër vdekjeprurës në Selanik, me viktimë 19 vjeçarin vendas Alqis Kambanu.

Familjes së viktimës i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta!

Bashkëpunëtorët e vrasjes brutale të një njeriu të ri e mjaft paqësor janë pjella që lind prej vitesh anarkia dhe mungesa totale e rendit në stadiume dhe klubet e paligjshme të tifozëve.

Fatkeqësisht në Greqi eliminimi i dhunës së tifozëve, një nga plagët më të rënda në fushën sportive, pavarësisht kuadrit ligjor në fuqi, vijon të jetë një problem institucional dhe i pazgjidhshëm, me impakt madhor në shoqërinë tonë.

Mbarë Komuniteti Shqiptar në Greqi, si pjesë e pandarë e së njëjtës shoqëri prej dekadash, shprehet pro luftimit total të fenomenit të dhunës dhe sulmeve të vazhdueshme në ambjente sportive apo në emër të sportit!

Ky është një detyrim moral ndaj fëmijëve tanë, ndaj 19 vjeçarit Alqis dhe të gjithëve sa kanë rënë viktima të sulmeve të tilla të egra dhe të pajustifikueshme.

Ne deklarojmë gati, plot vullnet dhe guxim për të ndërmarrë të gjithë së bashku, pavarësisht kombësisë, ngjyrës apo fesë, masat e domosdoshme, duke ndërtuar kështu një të ardhme vërtet progresive në fushën e atletizmit, për brezat tanë të ardhshëm.

Na përket të gjithëve, duhet të reagojmë të bashkuar.

Dhuna e tifozëve nuk është çështje kombësie, është çështje edukimi!

KOMUNITETI SHQIPTAR NË GREQI

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 