Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka prezantuar sot logon që do të përdoret përgjatë këtij viti në organizimet në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.
Kim, u shpreh në një video-mesazh se logo përmban elementë që shprehin miqësinë mes dy vendeve. Logo ka fjalën “Together” (Së bashku) në gjuhën angleze dhe “Krah për krah” e shkruar në shqip.
Mesazhi i ambasadores Kim:
Ky vit shënon një gur kilometrik të veçantë për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Dhe përgjatë vitit 2022 Ambasada e SHBA do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona të mrekullueshme. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm. Shpresojmë të jeni dakord se ajo shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet ngjyrave, skicimit dhe fjalëve. Ajo që më pëlqen personalisht është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë.
Ndërsa festojmë 100 vjet së bashku, ne festojmë sa shumë kemi ecur së bashku dhe gjithashtu mirëpresim arritjet që do të vijnë. Ndërsa ecim përpara uroj që populli amerikan dhe shqiptar të qëndrojnë gjithmonë krah për krah. Gëzuar! Edhe 100!
Pas publikimit te logos ka reaguar edhe Ministrja e Për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka e cila ka ndare nje postim:
“Viti 2022 shënon 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.
Në këtë përvjetor, Shqipëria është mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan për mbështetjen bujare dhe vendimtare për vendin tonë. Njëherësh jemi krenarë për angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik.
Lidhjet që na bashkojnë janë të forta dhe presim me optimizëm thellimin e miqësisë dhe partneritetit mes nesh.”
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka prezantuar sot logon që do të përdoret përgjatë këtij viti në organizimet në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.
Kim, u shpreh në një video-mesazh se logo përmban elementë që shprehin miqësinë mes dy vendeve. Logo ka fjalën “Together” (Së bashku) në gjuhën angleze dhe “Krah për krah” e shkruar në shqip.
Mesazhi i ambasadores Kim:
Ky vit shënon një gur kilometrik të veçantë për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Dhe përgjatë vitit 2022 Ambasada e SHBA do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona të mrekullueshme. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm. Shpresojmë të jeni dakord se ajo shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet ngjyrave, skicimit dhe fjalëve. Ajo që më pëlqen personalisht është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë.
Ndërsa festojmë 100 vjet së bashku, ne festojmë sa shumë kemi ecur së bashku dhe gjithashtu mirëpresim arritjet që do të vijnë. Ndërsa ecim përpara uroj që populli amerikan dhe shqiptar të qëndrojnë gjithmonë krah për krah. Gëzuar! Edhe 100!
Pas publikimit te logos ka reaguar edhe Ministrja e Për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka e cila ka ndare nje postim:
“Viti 2022 shënon 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.
Në këtë përvjetor, Shqipëria është mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan për mbështetjen bujare dhe vendimtare për vendin tonë. Njëherësh jemi krenarë për angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik.
Lidhjet që na bashkojnë janë të forta dhe presim me optimizëm thellimin e miqësisë dhe partneritetit mes nesh.”
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.