Si ike kështu Vasil

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Si ike kështu Vasil

Nuk e besova…
Shoqata Emigranti Patra njofton se më 27 janar 2022, në një moshë fare të re, nga një sëmundje e rëndë, iku në përjetësi Vasil Vasili duke lënë në mes veprën e tij në letërsinë shqipe, humanizmin e tij në shoqërinë e emigracionit dhe mbi të gjitha familjen e tij të mrekullueshme…
Po ikin BURRAT…

Kristiana Veliu, mësuese e gjuhës shqipe në Patra, personalitet i Shkollës Shqipe në emigracion shqiptar në Greqi shkruan:

“Keqardhje të plotë për mikun tonë të nderuar dhe personalitet i Diasporës shqiptare, z. Vasil Vasili!
Le të mbetet në kujtesën tonë si baba, bashkëshort, familjar, mik, poet, kritik letrar, eseist dhe personalitet me vlera në shoqërinë që jetoi dhe ofroi këto vlera.
Ngushëllime të thella familjarëve dhe gjithë miqësisë anembanë!
Qoftë i Parajsës!
Lamtumirë z. Vasil Vasili!”

Më 31 dhjetor 2021 ora 9.17 PD i dërgova një mesazh:
Gëzuar Vasil. Pena tu bëftë e artë në vitin 2022. Shëndet e gëzime!
Ma ktheu po atë ditë, në orën 10.12 PD…

“Rrofsh Abdurahim, gjithashtu edhe për shumë vjet gëzuar!”

“Po të ra rruga për Athinë, i shkrova, do të desha ta pimë një kafe . Do të desha të kesh në bibliotekën tënde 4 librat e mi për mësuesit Rilindës të Kohës Sonë”.
I dhashë edhe numrin e celularit.
Nuk erdhi…
Nuk e pimë kafen…
Nuk folëm në telefon…
Ia kisha një borxh shoqëror, një kritikë profesionale, që do të më ngelet në kujtesë e në shpirt tërë jetën…
Kishte përcjellë një mesazh për mua në “Fjala e lirë”…
“Askush më shumë se Abdurahim Ashiku nuk u është ndodhur më pranë shkollave shqipe në Greqi.
Askush më shumë se Ai nuk e ka zbrazur zjarrin e zemrës për germat shqip. Askush më shumë se Ai nuk i ka pikturuar më bukur dhe më realisht mësuesit rilindës dhe nxënësit e tyre, madje edhe klasat në çdo kënd ku janë. Çdo numër “Plus Gazeta Athina” do të kishte një shkrim të Tij (sa keq, tani që s’kemi gazetë!)
Askush, edhe Ambasada nuk ka bërë aq punë me pasion sa ka bërë Abdurahim Ashiku.
Madje Ambasada ka qenë person dhe Abdurahim Ashiku ka qenë institucion. Mirënjohje për njerëz të tillë, që duket se kanë një shqisë më tepër.”
Fjala e Lirë- Mësuesve, këtyre rilindësve të gjuhës shqipe në Greqi
10 shkurt 2015

Nuk u takuam Vasil Vasilin…
Nuk u ulëm tek “tuneli” ku vite më parë u njohëm dhe gjerbëm kafen e miqësisë.
Do më marrë malli…
Lamtumirë mik i letërsisë dhe i letrarëve, rrjedhë loti për ata që le pas: miq, shokë, familjarë, mërgimtarë…që i deshe dhe të deshën…

Abdurahim Ashiku

Athinë, 31 janar 2022

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 